Skip to main content

RONA roboti folës i parë në sistemin bankar shqiptar

Parimet e teknologjisë artificiale bazohen në thjeshtëzimin e proceseve standarde të bankës, e në këtë prizëm, pranimi në shoqëri është i madh. Erion SERTIDrejtori i Divizionit të ITRaiffeisen Bank Shqipëri Zhvillimet më të fundit të teknologjisë, veçanërisht inteligjenca artificiale, i ka lejuar gjithnjë e më shumë bankat të shikojnë mundësi të reja për ta përdorur këtë të fundit në shërbim të klientëve, duke ofruar zgjidhje inteligjente. Falë inteligjencës artificiale, shërbimet bankare po bëhen më të zgjuara, duke krijuar një hapësirë të madhe për të ardhmen. Një nga tregjet ku ka pasur zhvillim dhe janë bërë hapa të rëndësishëm është komunikimi i automatizuar, i cili ka çuar në adoptimin dhe zhvillimin e gjerë të robotëve folës (chatbots). Pjesë e misionit të Raiffeisen Bank, për t’u fokusuar gjithnjë e më shumë te shërbimi ndaj klientit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve bankare, është dhe hedhja në treg i asistentit virtual të quajtur RONA (Raiffeisen ON Assistant) që përdor inteligjencë artificiale, duke u bërë kështu banka e parë në tregun bankar shqiptar. Nëpërmjet RONA-s banka i shërben klientëve gjithnjë e më shumë, më shpejt, çdo ditë 24/7, duke zëvendësuar kanalet tradicionale të komunikimit, si: telefon apo e-mail dhe kursyer kohë, sepse nuk është e nevojshme për t’u paraqitur në degë, për të marrë informacion mbi produkte dhe shërbime bankare. Shërbimi është mjaft i thjeshtë; i lejon klientët të bëjnë pyetje, duke shkruar, ose të kryejnë disa shërbime bankare nëpërmjet RONA-s. Një ndër termat e rinj që përdoren sot, është Augmented Intelligence, që është plotësimi i algoritmeve me vendimmarrje njerëzore. Sot, në rastet kur RONA nuk arrin të ketë përgjigjen e duhur, atëherë ka një ndërveprim nga agjentët e bankës. Nga vetë dizajni, deri te shërbimet që ofrohen nëpërmjet kanaleve sociale të komunikimit (Viber dhe Messenger), por edhe nga mundësitë që hapen më tej, krijohet një përvojë jashtëzakonisht pozitive për klientin. Secili përdorues i robotit folës ka “bankierin” e tij personal, një asistent i cili mund ta ndihmojë atë të zgjidhë pyetjet, ose shqetësimet më të zakonshme në çdo moment, duke ofruar dhe disa shërbime bankare, si: kontrolli në kohë reale i gjendjes së llogarive dhe mundësia për të paguar kartën e kreditit. Nga kërkimet që kanë ndërmarrë disa kompani, ndër të cilat Gartner, nënvizohet fakti që 85 % e ndërveprimit të klientëve me bankat do të kryhet nga robotët folës. Rritja e shpejtësisë në përgjigje ndaj klientit, automatizimi i proceseve dhe ulja e kostove janë disa nga përfitimet e aplikimit të chatbot-it në banka sot. Raiffeisen Bank vazhdon të jetë lider i inovacionit në tregun bankar shqiptar, duke ofruar gjithnjë produkte dhe shërbime inovative për klientët. Viti 2019 përkon me 15 vjetorin e Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe lançimi i RONA-s është një nga disa risitë që banka ofron.Sot bankat me inovatore në botë nuk janë banka tradicionale. Emra si: Revolut në Londër, apo N26 në Berlin, po marrin gjithmonë e më tepër nga tregu i bankave tradicionale. Mënyra se si po e bëjnë është nëpërmjet përdorimit te teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, në proceset e vlerësimit tërrezikut, përmirësimit të eksperiencës se përdoruesve, etj. Edhe pse këto banka digjitale janë te fokusuara në produkte të kufizuara bankare, aftësia e tyre për t’i shërbyer thjesht brezit të ri, i ka bërë mjaft popullore. Për herë të parë, pas rreth 5 vitesh në treg, Revolut ka aplikuar për licencë të mirëfilltë bankare, që është një shenjë e qartë se njerëzit në Evropë dhe në botë janë gjithnjë e më të prirur drejt përdorimit të shërbimeve online, sesa atyre fizike. Kjo valë ndryshimesh, edhe pse duket larg, është shumë afër rajonit ku ne jetojmë. Në këndvështrimin tonë, tregu shqiptar thuajse i ka kaluar pengesat rreth përdorimit të teknologjisë, duke qenë se kemi dhe popullsinë e dytë më të re në Evropë, pas Kosovës. Parimet e teknologjisë artificiale bazohen në thjeshtëzimin e proceseve standarde të bankës, e në këtë prizëm, pranimi në shoqëri është i madh. Sot aplikacioni digjital Raiffeisen ON numëron më tepër se 100 mijë download-ime, që është shenjë e qartë se pengesa, me shumë se te njerëzit, ka qenë te mënyra se si ju është ofruar atyre teknologjia deri më tani. Neve në Raiffeisen Bank, pyetjen kryesore që i bëjmë vetes është: “sa kohë dhe para’ i kursyem klientit këtë vit”, e për të rritur kënaqësinë, teknologjia është e vetmja rrugë.