BERZH rrit kapacitetin e huadhënies së Raiffeisen Bank Sh.a
BERZH rrit kapacitetet kredituese të Raiffeisen Bank Sh.a përmes marrëveshjes së Ndarjes së Riskut të Financimit prej 50 milionë EuroBizneset në Shqipëri do të rrisin mundësitë për financimeProgrami i ndarjes së riskut me BERZH do të stimulojë rritjen e kreditimit në sektorin bankar në ShqipëriBizneset në Shqipëri do të mund të rrisin mundësitë për financime, falë instrumentit për Ndarjen e Riskut me vlerë deri në 50 milionë Euro, firmosur nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Raiffeisen Bank Sh.a, një ndër bankat më të mëdha në vend.
Marrëveshja do të forcojë kapacitetin e Raiffeisen Bank Sh.a, për të mbështetur nevojat financiare të klientëve të përzgjedhur, si korporatat dhe sipërmarrjet e vogla e të mesme (SME), si dhe të mbajë nën kontroll aktivet e ponderuara me rrezik.
Aftësia e bankave në vend për të mbështetur rritjen e korporatave dhe SME-ve të suksesshme, që janë një nga shtyllat kryesore të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, shpesh herë është e kufizuar. Instrumenti i Ndarjes së Riskut, që u është ofruar edhe tre bankave të tjera shqiptare, e adreson këtë sfidë dhe gjithashtu ndihmon bankat përfituese të përmirësojnë menaxhimin e riskut të portofolit të tyre, diversifikimin e tij, si dhe rrit kapacitetet për menaxhimin e risqeve më komplekse.
BERZH është tashmë në partneritet me Raiffeisen Bank Sh.a nëpërmjet Marrëveshjes së Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar, për të financuar deri më 35 milionë Euro ndaj agrobiznesit, një sektor i cili është pak i kredituar në vend.
Deri më sot, BERZH ka financuar mbi 1.4 miliardë Euro për 98 projekte në Shqipëri.