Skip to main content

Njihuni me fondet e investimit të Raiffeisen Invest dhe pse duhet të investoni në këto fonde

Intervistë, Edlira Konini

Administratore e Përgjithshme, Raiffeisen Invest

Cilat janë alternativat e investimit që ofron Raiffeisen Invest për klientët?

Parë nga këndvështrimi i produktit, ne ofrojmë për investitorët 3 fonde investimi dhe 1 fond pensioni vullnetar. Fondi i pensionit ka për qellim përmirësimin e nivelit të jetesës së individit kur mbush moshën e pensionit dhe mbështetet në kontribute tërësisht vullnetare. Sa më shpejt të fillojë anëtarësimi në këtë Fond, aq më mirë është, pasi aq më e lartë do të jetë vlera e pensionit vullnetar të përfituar krahas pensionit shtetëror.

Nga ana tjetër, fondet e investimit kanë një horizont investimi më afatshkurtër se fondi i pensionit dhe kanë për qëllim të ofrojnë alternativa investimi të ndryshme nga produktet bankare. Ne jemi këtu për të menaxhuar asetet e investitorëve duke i investuar ato në obligacione ose fonde të tjera investimi, me qëllim maksimizimin e raportit risk/përfitim, nëpërmjet strategjive të qarta në përputhje me profilet e rrezikut të secilit fond. Sot, Raiffeisen Invest ka nën administrim 3 fonde investimi. Dy prej tyre janë në lekë (Raiffeisen Prestigj dhe Raiffeisen Vizion) dhe një është në euro (Raiffeisen Invest Euro).

Parë nga këndvështrimi i mënyrës së pagesës në fonde, ne ofrojmë edhe planet e investimit të cilat konsistojnë në investime të rregullta, në vlera të vogla drejt një fondi të caktuar, të përshtatshëm për investitorin. Avantazhi i planeve të investimit lidhet jo vetëm me komoditetin e pagesave të cilat janë automatike (nëpërmjet nënshkrimit të një direct debit me bankën) por edhe me faktin që duke investuar vazhdimisht mund të përfitohet nga luhatshmëria e çmimit të kuotës, pasi në momentet e rënies së tregjeve, për të njëjtën sasi parash blihet një numër më i madh kuotash në fonde.

Çfarë duhet të marrin në konsideratë klientët përpara se të zgjedhin në cilin fond të investojnë?

Është shumë e rëndësishme që përpara se të investojë, klienti të jetë i qartë për kohëzgjatjen e dëshiruar të investimit dhe nivelin e rrezikut që është i gatshëm të marrë përsipër. Çdo fond ka një horizont investimi të rekomanduar dhe një tregues rreziku (SRRI). Ky i fundit ka për qëllim t’i japë investitorit një ide mbi luhatshmërinë e çmimit të kuotës së fondit bazuar në historikun e performancës.

Një investitor me horizont investimi afatshkurtër (deri ne 1 vit) nuk duhet të investojë në fonde ku horizonti i rekomanduar është më shume se një vit dhe anasjelltas. Gjithashtu, investitori duhet të jetë i qartë që në asnjë fond investimi nuk garantohet përfitueshmëria dhe performancat e shkuara nuk janë garanci për të ardhmen.

Cila është forma me e mirë aktualisht për të investuar nga ajo ç’ka ofrohet nga Raiffeisen Invest?

Të gjitha fondet që ne ofrojmë janë një forme e mirë investimi me kushtin që përmenda më lart: horizonti i investimit dhe niveli i rrezikut që është i gatshëm të marrë përsipër investitori të përputhen me ato të fondit të përzgjedhur.

Nëse investitori disponon lekë, ka mundësi zgjedhjeje mes fondit Prestigj, i cili është një fond investimi relativisht afatshkurtër me indikator rreziku 2 dhe Raiffeisen Vizion që ka një horizont investimi afatmesëm deri afatgjatë me indikator rreziku 3. Kuptohet që rritja e indikatorit të rrezikut dhe kohëzgjatjes së investimit presupozon një potencial përfitueshmërie më të lartë.

Nëse investitori disponon euro, ka mundësi të zgjedhë fondin tonë në euro, me një horizont investimi afatmesëm dhe indikator rreziku 3.

Të gjitha fondet që ne menaxhojmë janë fonde obligacionesh dhe aty ku është e mundur ne ofrojmë mundësi diversifikimi sipas emetuesve (obligacione të qeverive, korporatave apo fonde të tjera investimi) dhe sektorëve (financiar, telekomunikacion, shëndetësi, transport etj).

Në situata të veçanta ku tregjet janë të tensionuara dhe ka pasiguri, një forme shumë e mirë investimi janë planet e investimit pasi investimi behet në vlera të vogla dhe ka hapësirë për të përfituar nga çmimet në rënie të kuotave të fondeve.

Cila janë avantazhet e një fondi investimi dhe pse duhet të investohet në këto fonde?

Avantazhi i parë lidhet me menaxhimin profesional të aseteve. Raiffeisen Invest ka një ekip profesionistesh me eksperiencë të gjatë në fushën e investimeve që operon përmes një procesi transparent dhe të mirërregulluar duke synuar diversifikimin e aseteve.

Së dyti, fondet ofrojnë likuiditet në çdo moment. Ne kemi detyrimin ligjor që të konvertojmë në cash të gjitha kuotat e investitorit brenda 7 ditësh nga marrja e kërkesës për shitje.

Së treti, potenciali i përfitueshmërisë: Në gjithë këto vite fondet e investimit kanë gjeneruar një kthim dukshëm më të lartë sesa produktet bankare.

Ndërkohë, ne kemi punuar vazhdimisht për të siguruar një nivel të lartë transparence ndaj investitorit, duke i dhënë mundësi të monitorojë investimin online dhe duke e pajisur me dokumentacion / informacion për fondin dhe ecurinë e tij.

Si pritet të jetë viti 2020 për fondet e investimit, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga Covid-19?

Në situata të tilla të veçanta, parashikimet janë thuajse të pamundura, por mund të them me siguri që në javët e fundit tregjet e obligacioneve në botë kanë pasur zhvillime mjaft pozitive dhe kjo dinamikë, shoqëruar me një trend në  rënie të normave të interesit të obligacioneve në tregun e brendshëm kanë ndikuar në një rritje të ndjeshme të performancës së të gjitha fondeve që ne kemi nën administrim.

Gjej rastin të falenderoj forcën shitëse të RBAL-se, e cila pavarësisht një sfide të paprecedente bëri të mundur që Shqipëria të radhitej ndër vendet e rrjetit me uljen më të vogël të aseteve gjatë muajve mars-maj. Kjo është pa diskutim rezultat i punës dhe përkushtimit të tyre dhe besimit që investitori ka në emrin Raiffeisen.


  • Intervistë
  • 6 min për t'u lexuar