Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Raiffeisen Bank dhe roli i saj, gjatë dhe pas pandemisë COVD-19

Zj. Evis ÇELIKUDrejtore e Divizionit te Riskut RetailRAIFFEISEN BANK SHQIPËRI Një përshkrim mbi ecurinë e rasteve të kërkuara dhe miratuara (çfarë segmenti – biznes apo retail, çfarë produkti – personale, strehim, kapital qarkullues, për investime, etj.)Kërkesat për shtyrje të kësteve kanë ardhur si nga klientë në sektorin e biznesit, ashtu edhe nga individët. Fluksi më i madh i tyre ka qenë përgjatë dy muajve të parë, duke ardhur në rënie. Ne si bankë kemi qenë të angazhuar në mbështetjen e plotë të të gjithë klientëve, sikurse dhe një trajtim më specifik për të gjithë ata klientë që kanë shfaqur vështirësi ri-pagimi edhe përpara pandemisë, duke trajtuar me rigorozitet dhe shpejtësi maksimale secilin rast të paraqitur. Nisur nga karakteristikat e portofolit të huas në segmentin retail, pjesa dërrmuese e aplikimeve (rreth 98% e totalit) kanë qenë nga individët. Kur vijmë te produktet e huas, kemi një baras ndarje vëllimesh mes atyre të siguruara dhe atyre të pasiguruara, ndërkohë që, në numër aplikimesh, prirja shkon më shumë drejt huave të pasiguruara, ku huat personale zënë 75% të totalit. Çfarë problemesh kanë lindur gjatë ri-skedulimit?Procesi i shtyrjes së kësteve është një proces që normalisht kërkon angazhim individual mes bankës dhe klientit. Numri i lartë i kërkesave të marra gjatë kësaj periudhe prej moratoriumit, përgjegjësia e bankës për kthim përgjigje te klientët brenda 3 ditësh nga data e aplikimit, si dhe pamundësia për të lëvizur gjatë kësaj periudhe, për shkak të kufizimeve nga pandemia, kërkonte angazhim maksimal nga stafi. Për t’ju përgjigjur menjëherë nevojave të klientëve dhe për të lehtësuar gjendjen e tyre, ishim banka e parë që aktivizuam për aplikime platformat digjitale, aplikacionin Raiffeisen ON dhe faqen e internetit të bankës, duke mbajtur fokusin kryesor mbi shëndetin e stafit dhe klientëve tanë, si dhe për të rritur eficiencën, në përgjigje të kësaj situate të krijuar.Gjatë kësaj periudhe u sqaruan edhe koncepte të keqkuptuara nga situata e sforcuar, si p.sh.: perceptimi i moratoriumit si falje e detyrimit kreditor nga banka, për periudhën në fjalë, apo realizimin e procesit të moratoriumit automatikisht për të gjithë klientët për periudhën në fjalë, duke mos aplikuar apo paraqitur në bankë, gjë që solli që një pjesë e klientëve të dilnin me vonesë ri-pagimi të detyrimit kreditor në këtë periudhe. A mendoni se do të ketë ndikim në rezultatin financiar vjetor te bankës shtyrja e kësteve të huave?Moratoriumi në vetvete është shoqëruar me vendime lehtësuese dhe mbështetëse ndaj bankave tregtare, në eliminimin e efekteve që, në situatë normale, këto shtyrje do jepnin në pasqyrat financiare dhe parametrat e rrezikut, jo vetëm nga Banka e Shqipërisë, por edhe nga Autoriteti Bankar Evropian. Megjithatë, nuk mund të themi që këto masa, të vetme, garantojnë plotësisht mos-ndikim, pasi kjo lidhet gjithashtu drejtpërdrejt dhe me zhvillimet e mëtejshme të situatës ekonomike në vend, se si do të vijojë rimëkëmbja e bizneseve dhe mënyra se si ato do të operojnë nën një realitet, apo modalitet të ri. Nga ana tjetër, Raiffeisen Bank nëpërmjet strukturave solide që ka ngritur, ka ndërmarrë të gjitha masat për të shmangur, apo zbutur një situatë krize në të ardhmen. A ka pasur kërkesa të reja për hua gjatë kësaj periudhe? Të çfarë natyre?Në vijojmë të mbështesim bizneset dhe individët, duke vlerësuar objektivisht dhe në zhvillim rrezikun e situatës, veçanërisht atë ndaj industrive më të prekura nga pandemia. Programet mbështetëse me fondet e garancisë sovrane ishin dhe janë mjete shumë të rëndësishme për financimin me hua në këtë periudhë. Duke qenë se Raiffeisen Bank operon edhe online, përveç degëve fizike, për aplikimet e huave është mundësuar marrja dhe përpunimi i aplikimeve të huave të reja. Sigurisht që ka pasur kërkesa për hua të reja gjatë kësaj periudhe, edhe pse në numër janë më të ulëta, krahasuar me periudhën para Covid-19. Prirja e tyre ka shënuar rritje, duke filluar nga muaji maj, ndërkohë një numër kërkesash kanë ardhur edhe përkundrejt garancive sovrane dhe ne jemi gati të mirëpresim dhe të përmbushim kërkesat e klientëve tanë.