Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

RBI: Rezultatet e 1-9/2020 599 milionë euro fitim i konsoliduar pavarësisht ndikimit për shkak të COVID-19

Vjenë,

Të ardhurat neto nga interesi pësuan rënie me 2 për qind nga viti në vit për shkak të zhvlerësimit të disa monedhave të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe reduktimit të normave bazë;

Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet pësuan rënie me 3 për qind, kryesisht për shkak të masave izoluese të karantinës në tremujorin e dytë

Shpenzimet e përgjithshme administrative pësuan rënie me 4 përqind krahasuar me një vit më parëKreditë për klientët ruajtën një nivel të qëndrueshëm deri më sot në monedhën euro, ndërsa kanë shënuar rritje në shumicën e vendeve në monedhat vendase

Raporti i provigjionimit shënoi 0,72 përqind gjatë nëntë muajve të parë; rritja ishte kryesisht në sajë të efekteve të COVID-19

Fitimi i konsoliduar prej 599 milionë euro u ndikua negativisht nga kostot më të larta të riskut dhe zhvlerësimet e shoqërive të vlerësuara në kapital (rezultat tjetër)

Marzhi i interesit neto pësoi rënie me 20 pikë bazë nga tremujori në tremujor në 2,00 përqind, kryesisht për shkak të reduktimit të normës bazëRaporti i NPE dhe raporti i mbulimit të NPE përkatësisht u përmirësuan disi në vitin aktual me 1,9 përqind dhe 63,8 përqind.

Raporti i CET1 shënoi 13,1 përqind (duke përfshirë rezultatin); Propozimi fillestar për dividentin për vitin 2019 do të vazhdojë të jetë i zbritshëm nga raporti i CET1 (41 pikë bazë)


  • Deklaratë për shtyp
  • 3 min për t'u lexuar