Skip to main content
2560 × 844

RBI: Rezultatet e nëntëmujorit 2021 – fitimi i konsoliduar rritet në 76 për qind krahasuar me një vit më parë

  • Të ardhurat neto nga interesi u rritën 9 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, të nxitura nga rritja e volumit dhe rritja e normave kryesore.
  • Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën me 8 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në vlerën 538 milionë euro.
  • Raporti i të ardhurave ndaj kostove shënoi 52,1 për qind në tremujorin e tretë dhe shpenzimet e përgjithshme administrative (rritur me 3 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm) pasqyrojnë për herë të parë konsolidimin e Bankës Equa dhe kostot e integrimit të saj.
  • Raporti i provigjioneve krahasuar me një vit më parë shënoi 0,21 për qind.
  • Fitimi i konsoliduar u përmirësua me 76 përqind krahasuar me një vit më parë në vlerën 1055 milionë euro
  • Kreditë për klientët u rriten me 11 përqind (pa përfshirë Bankën Equa me 9 përqind) krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
  • Raporti i CET1 shënoi 13,2 për qind (i ngarkuar i plotë), duke përfshirë rezultatin vjetor deri më sot dhe ndikimin e Bankës Equa
  • Vlerësimi i Moody është përmirësuar nga niveli A3 në A2.
  • Mbledhja e përgjithshme e jashtëzakonshme është planifikuar të zhvillohet në datën 10 nëntor për të votuar mbi dividendin shtesë të propozuar prej 0,75 euro për aksion.

Pas recesionit të shkaktuar nga pandemia vitin e kaluar, viti aktual financiar po shënon rimëkëmbje ekonomike. Fitimi i konsoliduar u rrit në një masë të konsiderueshme prej 76 për qind krahasuar me një vit më parë, në vlerën 1055 milionë euro. Zgjerimi i vëllimit të biznesit bëri të mundur që të ardhurat neto nga interesi, të cilat ishin ndikuar nga ulja e normave bazë të interesit dhe zhvlerësimi i monedhës, të stabilizoheshin mjaftueshëm. Rritjet e fundit të normave të interesit të tregut në shumë vende ku operon grupi tashmë kanë sjellë një rritje të të ardhurave neto nga interesi gjatë tremujorit të fundit. Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet kanë rifituar pozicionin e tyre në nivelet para pandemisë, me një rritje prej 16 për qind. Rritja e fitimit të konsoliduar ndodhi falë provigjoneve mjaft më të ulëta nga humbjet e kredive në një vlerë prej 152 milionë euro, pra 345 milionë euro më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.

"Ne jemi shumë të kënaqur me performancën e nëntëmujorit të parë. Ne kemi përmirësuar ndjeshëm fitimin tonë të konsoliduar në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë dhe kemi mbyllur me sukses blerjen e Bankës çeke Equa. Rritja ekonomike në tregjet tona duket tejet premtuese, ndaj dhe jemi optimistë si për pjesën e mbetur të vitit ashtu edhe për vitin 2022,” u shpreh Johann Strobl, CEO i RBI.

Rritja e të ardhurave operacionale

Fitimi i konsoliduar u rrit me 2,3 përqind në vlerën 4096 milionë euro krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat neto nga interesi u ulën me 31 milionë euro në 2,445 milionë euro, për shkak të mjedisit të normave të ulëta të interesit në tregje të shumta të grupit dhe zhvlerësimeve të monedhës.

 Pavarësisht zhvlerësimeve të monedhës në Evropën Lindore, të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën me 198 milionë euro në 1,470 milionë euro, kryesisht për shkak të rritjes së transaksioneve gjatë periudhës raportuese në shërbimet e kliringut, shlyerjes dhe pagesave dhe biznesin e këmbimit valutor, pas kufizimeve të lidhura me COVID-19 në vitin e kaluar.

Pavarësisht zhvlerësimit të monedhës, shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën me 2 për qind nga viti në vit, ose 49 milionë euro, në 2,185 milionë euro.

Rënie e ndjeshme e humbjeve nga zhvlerësimi i aktiveve financiare

Në periudhën e raportimit u njohën humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare në vlerë 152 milionë euro, krahasuar me 497 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Raporti i NPE-së shënoi rënie me 0,2 pikë përqindjeje në 1,6 për qind për shkak të rritjes së depozitave në bankat qendrore dhe rritjes së vëllimeve të kreditimit. Raporti i mbulimit të NPE-së shënoi rritje me 0,7 pikë përqindje në 62,2 për qind.

Raporti i CET1 (i ngarkuar i plotë ) shënoi 13,2 për qind

Duke përfshirë rezultatet e tremujorit të tretë, raportet e kapitalit (të ngarkuar të plotë) janë si në vijim: Raporti i CET1 13,2 për qind, raporti i nivelit 1 15,0 për qind dhe raporti i kapitalit total 17,7 për qind.

Rezultatet e tremujorit

Fitimi i konsoliduar u rrit me 12 për qind, ose 47 milionë euro, në vlerën 443 milionë euro krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Pjesa më e madhe e rritjes i atribuohet një rritjeje prej 73 milionë euro në të ardhurat operacionale, kryesisht për shkak të rritjes së të ardhurave neto nga interesi dhe të ardhurave neto nga tarifat dhe komisionet.

Shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën me 23 milionë euro krahasuar me një tremujor më parë, në vlerën 758 milionë euro.

Humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare u rritën me 11 milionë euro, në vlerën 42 milionë euro krahasuar me tremujorin paraardhës.

Përmbledhje

RBI tashmë pret një rritje të kredisë me rreth 11 për qind (pa përfshirë Bankën Equa) për vitin 2021.

Raporti i provigjonimit për vitin 2022 pritet të jetë rreth 40 pikë bazë.

RBI angazhohet të ruajë një raport kosto/të ardhura prej rreth 55 për qind.

RBI pret që kthimi i konsoliduar nga kapitali të përmirësohet më tej në vitin 2022 dhe synon të arrijë vlerën 11 për qind në terma afatmesme.

RBI konfirmon objektivin e saj që raporti i CET1 të jetë rreth 13 përqind për një periudhë afatmesme.

Bazuar në këtë objektiv, RBI synon të shpërndajë nga 20 deri në 50 për qind të fitimit të konsoliduar.

* * * * *


  • Deklaratë për shtyp
  • 4 min për t'u lexuar