Skip to main content
2560 × 844

RBI: Raporti i tremujorit te pare 2021

Vjenë,

Johann Strobl: “Rritje e kërkesës për kredi në muajin Mars“

  • Të ardhurat neto nga interesi shënuan vlera të qëndrueshme krahasuar me tremujorin e mëparshëm; marzhi neto i interesit pasqyron tepricë likuiditeti.
  • Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rikuperuan pothuajse plotësisht pavarësisht kurseve të dobëta të këmbimit dhe izolimit kombëtar të zgjatur.
  • Shpenzimet e përgjithshme administrative pësuan rënie me 5 përqind krahasuar me një vit më parë.
  • Raporti i provigjionimit shënoi 0,35 për qind për shkak të fluksit shumë të ulët të kredive të papaguara (faza 3).
  • Fitimi i konsoliduar u përmirësua 22 përqind krahasuar me një vit më parë në vlerën 216 milionë euro, mbështetur nga kosto më të ulëta të rrezikut.
  • Kreditë për klientët deri në 1 përqind në vitin aktual.
  • Raporti i CET1 i qëndrueshëm në 13,6 përqind (përfshirë rezultatin e tremujorit të parë)

Fitimi i konsoliduar i Raiffeisen Bank International (RBI) u përmirësua me më shumë se një të pestën në vlerën 216 milionë euro në tremujorin e parë të 2021, pavarësisht vështirësive të vazhdueshme, pasi mjedisi ekonomik i RBI vijon të mbizotërohet nga situata e pandemisë së COVID-19 dhe ndikimet e saj. Kjo duket qartë edhe në luhatjet e valutave, me presion të konsiderueshëm të zhvlerësimit në shumë monedha të EQL-së në vitin financiar 2020, edhe pse tre muajt e parë të 2021 sollën një prirje të dukshme vlerësimi. Ndër faktorë të tjerë që ndikojnë në fitimin e konsoliduar përfshihen tendenca e vazhdueshme me normë të ulët interesi, kërkesa e ulët për kredi dhe shërbime bankare për shkak të situatës ekonomike, si dhe teprica e likuiditetit të Grupit. 

"Ne jemi të kënaqur me zhvillimet e tremujorit të parë. Në muajin mars është shënuar rritje e kërkesës për kredi. Falë progresit të vaksinimit, kemi një ndjesi tejet pozitive. Rimëkëmbja ekonomike është e dukshme dhe do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë dy viteve të ardhshme,” u shpreh CEO i RBI Johann Strobl.

Shpenzimet e përgjithshme administrative kanë shënuar rënie

Të ardhurat operative pësuan rënie me 11 përqind krahasuar me një vit më parë në vlerën 1259 milionë euro ndërsa të ardhurat neto nga interesi pësuan rënie me 13 përqind në vlerën 767 milionë euro, si rezultat i shkurtimeve të normave të interesit në shumë tregje të Grupit dhe amortizimeve të monedhës, veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë. Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet pësuan rënie me 3 përqind në vlerën 434 milionë euro, kryesisht për shkak të vëllimeve më të ulëta si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe zhvlerësimeve të monedhës.

Shpenzimet e përgjithshme administrative pësuan rënie me 5 përqind krahasuar me një vit më parë, në vlerën 692 milionë euro për shkak të lëvizjeve të monedhës që shkaktuan një ulje prej 35 milionë euro.

Rënie e ndjeshme e humbjeve nga zhvlerësimi i aktiveve financiare

Në periudhën e raportimit u njohën humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare në vlerë 79 milionë euro, një rënie gati sa gjysma krahasuar me 153 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Raporti i NPE pësoi një rënie të lehtë në 1,8 përqind, me një rënie prej 0,1 pikë përqindjeje në fund të vitit, kryesisht për shkak të rritjes së depozitave në bankat qendrore, ndërsa raporti i mbulimit të NPE pësoi rënie me 0,3 pikë përqindjeje, përkatësisht në 61,2 përqind.

Raporti i CET1 (i ngarkuar plotë) shënoi 13,6 për qind

Përfshirë rezultatet e tremujorit të parë, raportet e kapitalit (të ngarkuara të plota) janë si më poshtë: Raporti i CET1 13,6 për qind, raporti i nivelit 1 15,6 për qind dhe raporti i përgjithshëm i kapitalit 18,1 përqind.

Rezultatet e tremujorit

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, të ardhurat operative shënuan rritje me 12 milionë euro në vlerën 1259 milionë euro në tremujorin e parë të 2021.

Shpenzimet e përgjithshme administrative pësuan rënie me 85 milionë euro nga tremujori në tremujor në vlerën 692 milionë euro, kryesisht për shkak të efekteve sezonale.

Humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare arritën vlerën 79 milionë euro në tremujorin e parë të 2021, pas vlerës 133 milionë euro në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Në periudhën e raportimit, fitimi i konsoliduar u rrit me 11 milionë euro, në vlerën 216 milionë euro.

Përmbledhje

Presim të ketë një rritje modeste të huadhënies në gjashtëmujorin e parë të 2021, e cila pritet të përshpejtohet në gjysmën e dytë të vitit.

Raporti i provigjionimit për Vitin Financiar 2021 pritet të jetë rreth 75 pikë bazë, për shkak të përfundimit të moratoriumit dhe programeve mbështetëse të qeverisë.

Ne do të mbetemi të angazhuar ndaj një raporti kosto/të ardhura prej rreth 55 përqind - me shumë mundësi deri në vitin 2022 në varësi të ecurisë së rimëkëmbjes.

Pritet që kthimi i konsoliduar mbi kapitalin të përmirësohet në 2021, duke synuar 11 përqind në terma afatmesme.

Konfirmojmë objektivin tonë që raporti i CET1 të jetë rreth 13 përqind për një periudhë afatmesme.

Bazuar në këtë objektiv, ne synojmë të shpërndajmë nga 20 deri në 50 përqind të fitimit të konsoliduar.


  • Deklaratë për shtyp
  • 9 min për t'u lexuar