Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

RBI: Rezultatet gjashtëmujore – fitimi i konsoliduar rritet në 66 për qind krahasuar me një vit më parë

Vjenë,

  • Të ardhurat neto nga interesi u rritën me 5 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
  • Të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën në mënyrë të konsiderueshme në 15 për qind çdo tremujor, në vlerën 499 milionë euro.
  • Shpenzimet e përgjithshme administrative pësuan rënie me 2 përqind krahasuar me një vit më parë.
  • Raporti i provigjionimit shënoi 0,23 për qind për shkak të çlirimit dhe flukseve të ulëta të huave të fazës 3.
  • Fitimi i konsoliduar u përmirësua në 66 përqind krahasuar me një vit më parë, në vlerën 612 milionë euro, mbështetur nga kostot më të ulëta të rrezikut.
  • Kreditë për klientët u rritën në 4 përqind në vitin aktual.
  • Raporti i CET1 shënoi 13,3 përqind (i ngarkuar plotësisht, përfshirë rezultatin e vitit deri më sot)

Trendi pozitiv i fitimeve nga tremujori i parë vazhdoi edhe në tremujorin e dytë. Fitimi i konsoliduar u përmirësua ndjeshëm me 66 përqind, në vlerën 612 milionë euro krahasuar me një vit më parë. Zgjerimi i vëllimit të biznesit, veçanërisht në terma afatshkurtër në lidhje me huadhënien, ndikoi në stabilizimin e të ardhurave neto nga interesi, e ndikuar nga ulja e normave bazë të interesit dhe zhvlerësimet e monedhës. Ndërsa interesi nga të ardhurat neto dëshmoi fillimin e një trendi pozitiv në tremujorin e dytë, të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet tashmë kanë rifituar nivelin që përfaqësonin përpara pandemisë, me një rritje prej 11 përqind. Rritja e fitimit të konsoliduar ndodhi gjithashtu për shkak të provigjoneve më të ulëta për humbjet nga kreditë, të cilat në shumën e 110 milionë euro dëshmojnë për 65 përqind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

"Ne jemi shumë të kënaqur me zhvillimet për gjysmën e parë të vitit. Kemi përmirësuar ndjeshëm rezultatin tonë të konsoliduar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Kemi përfunduar me sukses blerjen e bankës “Czech Equa” dhe kemi arritur suksese të mëdha në emetimin dhe rregullimin e bonove të gjelbra,” u shpreh Z. Johann Strobl, CEO i RBI, duke vijuar, "Ne mbajmë pozicionin kryesor në Austri dhe EQL sa i përket angazhimit tonë për emetim të bonove të gjelbra, dhe gjithashtu kemi prezantuar programin tonë të bonove të gjelbra për bankat filiale të RBI në EQL. “Tatra Banka” në Sllovaki, “Raiffeisen Bank” në Rumani dhe “Raiffeisen Bank” në Republikën Çeke emetuan bono të gjelbra me një vëllim total përafërsisht një miliard euro në gjysmën e parë të vitit, duke e bërë Grupin RBI emetuesin më të madh të bonove të gjelbra në këto vende.”

Shpenzimet e përgjithshme administrative kanë shënuar rënie të lehtë

Të ardhurat operacionale pësuan rënie me 3 përqind krahasuar me një vit më parë, në shumën 2,641 milionë euro. Të ardhurat neto nga interesi u ulën me 135 milionë euro, duke shënuar vlerën 1,571 milionë euro, si rezultat i uljeve të normave të interesit në shumë vende të grupit, si edhe për shkak të zhvlerësimit të monedhës, veçanërisht në Rusi dhe në Ukrainë. Pavarësisht nga zhvlerësimet e monedhës në Evropën Lindore, të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u rritën me 93 milionë euro, duke shënuar vlerën 932 milion euro, kryesisht për shkak të rritjes së transaksioneve në shërbimet e kleringut, shlyerjes dhe pagesave si edhe në biznesin e këmbimit valutor gjatë periudhës raportuese pas kufizimeve të lidhura me pandeminë COVID-19 në vitin paraardhës.

Shpenzime të përgjithshme administrative pësuan rënie me 2 përqind krahasuar me një vit më parë, ose dëshmuar në shifra me 24 milionë euro, në vlerën 1,427 milionë euro. Luajtjet në valutë shkaktuan një rënie me 54 milionë euro.

Rënie e ndjeshme e humbjeve nga zhvlerësimi i aktiveve financiare

Në periudhën e raportimit u njohën humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare në vlerën 110 milionë euro, krahasuar me 312 milionë euro të njëjtën periudhë një vit më parë.

Raporti i NPE pësoi një rënie të lehtë me 0,1 përqind, me një rënie prej 1,7 pikë përqindje në fund të vitit, kryesisht për shkak të rritjes së depozitave në bankat qendrore, ndërsa raporti i mbulimit të NPE pësoi rënie me 1,2 pikë përqindjeje, përkatësisht në 60,3 përqind.

Raporti i CET1 (i ngarkuar i plotë) shënoi 13,3 për qind

Përfshirë rezultatet e gjashtëmujorit të parë të 2021, raportet e kapitalit (të ngarkuara të plota) janë si vijon: Raporti CET 1 në 13,3 përqind, ku dividendi i propozuar fillimisht për vitin 2019 mbetet i zbritur, raporti i nivelit 1 në 15,2 përqind dhe raporti i përgjithshëm i kapitalit në 18,1 përqind.

Rezultatet e tremujorit

Krahasuar me tremujorin e parë të 2021, të ardhurat operacionale u rritën me 123 milionë euro, duke shënuar vlerën 1,382 milionë euro, kryesisht për shkak të të ardhurave neto nga tarifat dhe komisionet, si dhe të ardhurave neto nga interesi.

Shpenzimet e përgjithshme administrative u rritën me 42 milionë euro krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në vlerën 735 milionë euro.

Humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare pësuan rënie me 47 milionë euro, duke shënuar vlerën 31 milionë euro.

Fitimi i konsoliduar u rrit në 83 përqind, duke shënuar vlerën 396 milionë euro krahasuar me tremujorin paraardhës.

Përmbledhje

"Ne kemi përmirësuar perspektivën tonë për shkak të zhvillimeve inkurajuese të nivelit të kërkesës për kredi dhe kostove të rrezikut," u shpreh Johann Strobl.

Huadhënia e re u përshpejtua në tremujorin e dytë dhe tani presim një rritje në intervalin mesatar dhe të lartë me përqindje një shifrore të rritjes së huadhënies për vitin 2021 (përjashtuar “Equa Bank”).

Duke përjashtuar rivendosjen e masave të reja të izolimit, raporti i provigjonimit për vitin 2021 pritet të jetë rreth 50 pikë bazë.

Ne do të vijojmë angazhimin tonë ndaj një raporti kosto/të ardhura prej rreth 55 përqind, me shumë mundësi deri në vitin 2022 në varësi të ecurisë së rimëkëmbjes.

Pritet që kthimi i konsoliduar mbi kapitalin të përmirësohet në 2021, duke synuar 11 përqind në terma afatmesëm.

Konfirmojmë objektivin tonë që raporti i CET1 të jetë rreth 13 përqind për një periudhë afatmesme.

Bazuar në këtë objektiv, ne synojmë të shpërndajmë nga 20 deri në 50 përqind të fitimit të konsoliduar.

* * * * *


  • Deklaratë për shtyp
  • 3 min për t'u lexuar