Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Raiffeisen Bank Albania është vlerësuar me Certifikatën e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë nga TÜV Austria Albania

TÜV AUSTRIA Albania, Organizata lider e Certifikimit dhe Inspektimit në Shqipëri, certifikoi Raiffeisen Bank Shqipëri sipas standardit ndërkombëtar ISO 27001, për menaxhimin e sigurisë së informacionit.

Më datë 27.12.2023, në zyrat e Raiffeisen Bank Shqipëri u zhvillua ceremonia e dorëzimit të certifikatës. Certifikata u dorëzua nga Z. Fatjon Sinani, Drejtor i Përgjithshëm, Znj. Desantila Qafa, Menaxhere e Cilësisë dhe Znj. Elona Pjetri, Koordinatore e Zyrës së TÜV AUSTRIA Albania, nga Raiffeisen Bank Shqipëri certifikata u pranua nga z. Erion Serti, Anëtar Bordi për Operacionet dhe Teknologjinë e Informacionit, Znj. Entela Prifti, Drejtore e Divizionit të Sigurisë dhe znj. Ariela Rrokaj, Kryespecialiste e Sigurisë së Informacionit & BCM.

Me certifikimin ISO 27001 të njohur ndërkombëtarisht, sigurohet siguria praktike dhe mbrojtja e informacionit të organizatës, duke ruajtur konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e informacionit të saj për të gjitha palët e interesuara. Në të njëjtën kohë, ky certifikim krijon një rezistencë të shtuar ndaj rreziqeve ose kërcënimeve të biznesit që mund të ndikojnë në funksionimin e organizatës.

Z. Sinani, Drejtor i Përgjithshëm i TÜV AUSTRIA Albania, deklaroi, "Ne jemi krenarë për bashkëpunimin tonë dhe përfundimin me sukses të inspektimeve të vlerësimit të përputhshmërisë për Raiffeisen Bank Shqipëri, në përputhje me standardin ISO 27001. Ky certifikim tregon gatishmërinë e tyre për të menaxhuar me efikasitet rreziqet e mundshme dhe nxit besimin në të gjithë ekosistemin. Ai thekson se siguria e informacionit është një përparësi kryesore për organizatën dhe projektet që ajo mbikëqyr. Këto arritje rezultojnë nga zbatimi i praktikave më të mira dhe respektimi i standardit ISO 27001, të certifikuar nga TÜV AUSTRIA".

Z. Serti i Raiffeisen Bank Shqipëri deklaroi: "Ne jemi krenarë që luajmë rolin e bankës lider në vendin tonë dhe vazhdojmë t'i kushtojmë përpjekjet tona për të ofruar shërbime me cilësi të lartë për të gjithë klientët tanë. Ne investojmë në metodologjinë e procesit teknologjik dhe më e rëndësishmja në zhvillimin e njerëzve. Ky nuk është fundi i rrugëtimit, por një hap në drejtimin e duhur. Bashkëpunimi ynë me TÜV AUSTRIA Albania ka qenë i rëndësishëm në arritjen e këtij certifikimi dhe ne u jemi mirënjohës për ekspertizën dhe mbështetjen e tyre në këtë përpjekje”.

 

***

Rreth Raiffeisen Bank Shqipëri

Raiffeisen Bank Shqipëri është pjesë e grupit Raiffeisen Bank International me seli në Vjenë, Austri. Raiffeisen Bank operon në tregun shqiptar që nga viti 2004 dhe është një nga bankat lider në industrinë bankare. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh komerciale në 4 pikat kyçe të biznesit që operon - klientët individë, bizneset mikro, ndërmarrjet e vogla (SE) dhe korporatat dhe ju shërben më shumë se 465,000 klientëve. Raiffeisen On, kanali dixhital është platforma bankare më inovative në treg, si dhe më e përdorura. Misioni i bankës është të transformojë inovacionin e vazhdueshëm në eksperiencë të shkëlqyer për klientët me vizionin që të qenë grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare. 

Rreth TÜV AUSTRIA Albania

TÜV AUSTRIA Albania është një kompani 100% filial i organizatës austriake TÜV AUSTRIA, e cila ka mbi 150 vjet që është aktive.Që prej vitit 1872, TÜV AUSTRIA ka sjellë sigurinë, cilësinë, inovacionin, mbrojtjen e mjedisit dhe interesat e sipërmarrjes në një emërues të përbashkët. Nga kompanitë industriale, bizneset tregtare dhe artizanale në sektorin shëndetësor dhe komunal e deri te institucionet shkencore dhe kërkimore. Më shumë se 3,200 punonjës në mbi 30 vende punojnë për klientët dhe partnerët tanë në mbarë botën. Me shërbime të përshtatura në fushat e testimit, inspektimit, sigurisë kibernetike, mbrojtjes të të dhënave dhe certifikimit si dhe trajnime dhe edukim të mëtejshëm.


  • Deklaratë për shtyp
  • 6 min për t'u lexuar