Ftesë për bashkëpunim
Raiffeisen Bank Shqipëri kërkon mundësi bashkëpunimi me shoqëri të profilizuara për shitjen dhe mirëmbajtjen e gjeneratorëve dhe UPS.
Qëllimi i këtij tenderi është kontraktimi i një kompanie, e cila është gjendje të kryejë këto shërbime për rrjetin e degëve dhe zyrat qendrore të bankës.
Procesi i Tenderit do të zhvillohet nëpërmjet sistemit on-line të prokurimit https://procurement.rbinternational.com/
Shoqëritë e interesuara duhet të dërgojnë të dhënat si më poshtë brenda datës 24.11.2023, ora 17:00 në adresën: procurement.department@raiffeisen.al për t’u regjistruar në këtë sistem.
- Emrin e saktë të kompanisë
- NIPT
- Emër Mbiemër të personit të kontaktit
- Adresë e saktë email-i
- Numër kontakti
Për informacione të mëtejshme na kontaktoni në adresën: procurement.department@raiffeisen.al