Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Kërkesë për bashkëpunim me një kompani kërkimi tregu

Banka Raiffeisen po kërkon të bashkëpunojë me një kompani kërkimi tregu që ka ekspertizë dhe eksperiencë në kryerjen e studimeve të « Markës dhe Eksperiencës së Klientit ». Kompania e kërkimit duhet të jetë në gjendje të ndërtojë metodologji që masin njohjen, përdorimin, perceptimin dhe shëndetin e markes, si dhe të masë kënaqësine dhe nivelin e rekomandimit të markës bazuar në eksperiencën e klientit, ti implementojë këto metodologji, si dhe ti përshtasë me kërkesat e reja të brendshme ose me dinamikat e fundit të tregut.

Duke qënë se ky studim do të shërbejë si një burim i vetëm i së vërtetës për vlerësimin dhe ecurinë e markës tek stafi menaxhues i bankës, ai duhet të ofrojë cilësi, qëndrueshmëri dhe besueshmëri në procesin e matjes, të ofrojë transparencë dhe besim në raportimin e indikatorëvë kryesorë të përformancës.

Disa elementë specifikë të studimit janë:

  • Puna në terren për matjen e rekomandimit të markës nga ana e klientit duke u bazuar në eksperiencën e tij kryehet në baza të vazhdueshme gjatë vitit, ndërsa pjesë e vlerësimit të markës vetëm një herë në vit.
  • Target i studimit janë individët privatë (segmenti PI) dhe bizneset micro, të vogla e të mesme (segmenti SME) që përdorin bankën tonë dhe bankat kryesore të tregut.
  • Metoda e preferuar e mbledhjes së të dhënave janë: CAËI (intervistë në web e asistuar nga kompjuteri) për individët dhe CATI (intervistë telefonike e asistuar nga kompjuteri) për segmentin e bizneseve SME.
  • Ju lutem na siguroni informacion nëse është e mundur aplikimi i metodës CAWI dhe për segmentin SME. Metoda të mbledhjes së të dhënave nuk duhet të jenë të miksuara (pra më tëpër se një metodë brenda të njëjtit segment (PI ose SME)).
  • Gjatësia e pyetësorit për studimit e Markës dhe Eksperiencës së Klientit : 15-20 minuta kurse pjesa për pjesën e Eksperiencës së Klientit zgjat 7-10 minuta

Disa nga temat që studimi synon të mbulojë janë:

  • Hinka e markës (brand funnel)- perceptimi i markës (brand perception)
  • përdorimi i markës (brand usage),- njohja e markës (brand aëareness),
  • kënaqësia/rekomandimi I përgjithsëm I bankës (Net performing score),
  • arsyet për rekomandim,
  • kënaqësia/rekomandimi për produktet/kanalet
  • sjella konsumatore

Ju lutem shprehni interesin tuaj deri në datën 5 Maj 2023 duke dorëzuar dokumentat e mëposhtme në adresën e postës elektronike: procurement.department@raiffeisen.al

  • Emri i kompanisë / NIPT
  • Të dhënat e personit të kontaktit
  • (Emër dhe mbiemër)
  • Adresën e postës elektronike (E-mail adress)
  • Numrin e kontaktit

Afati për shprehjen e interesit është 5 Maj 2023, ora 12:00

Për informacione të mëtejshme në lidhje më procesin e shprehjes së interesit për bashkëpunim ju lutem na shkruani në adresën tonë të emailit:

procurement.department@raiffeisen.al


  • Njoftim
  • 3 min për t'u lexuar