Kërkesë për bashkëpunim
Raiffeisen Bank Shqipëri është në kërkim të bashkëpunimit me shoqëri të profilizuara për shitje, instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve HVAC (Heating, Ventilation and Air Conditioning) per rrjetin e degëve të saj dhe zyrat qendrore.
Me qëllim e kontraktimit të nje kompanie e cila ështe gjendjë të kryejë këto shërbime, do të zhvillohet një proces tenderi nëpërmjet sistemit on line të prokurimit https://procurement.rbinternational.com
Shoqëritë e interesuara duhet të dërgojnë të dhënat e mëposhtme në adresën e email-it procurement.department@raiffeisen.al
- Emrin e saktë të kompanisë
- NIPT
- Prezantim/CV të kompanisë
- Emër Mbiemër të personit të kontaktit
- Adresë e saktë email-i
- Numër kontakti
Afati i fundit për shprehjen e interesit është data 19.12.2023, Ora 17:00.
Për informacione të mëtejshme ju lutem dërgoni një email në adresën: procurement.department@raiffeisen.al