
Ofertë për Vlerësues të Pasurive të Paluajtshme, të Luajtshme dhe Hidrocentrale.
Raiffeisen Bank kërkon Informacion për Vlerësues/kompani të cilat duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme të pranueshme për aplikim:
- Aftësia për të vlerësuar pasuritë e paluajtshme dhe /ose të luajtshme dhe/ose hidrocentrale
- 5 vite eksperiencë në vlerësim. Preferohet në banka të nivelit të dytë dhe/ose përmbarim apo ekspertiza gjykate
Aplikimi duhet të shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme. (Nëse do jetë e nevojshme, mund të kërkohen edhe dokumente shtesë):
- Certifikatë/kualifikim/licensë e vlefshme e vlerësuesit sipas ligjit në fuqi. (Licensa duhet të jetë në përputhje me rregullat e publikuara me Vendim Qeverie nr 712, datë 12.10.2016)
- Administratori duhet të ketë licensë të shkallës së parë
- Jetëshkrim/CV të kompanisë dhe të specialistit
- Vërtetim nga organet tatimore që subjekti nuk ka detyrime tatimore të papaguara
- Vërtetim nga Gjykata që nuk ka ndonjë çeshtje civile te hapur ndaj subjektit (në qofte se ka, tëmundësohet objekti i çështjes/padisë)
- Vërtetim nga Prokuroria që nuk ka ndonjë procedurë ndjekjeje penale të iniciuar/filluar ndajsubjektit
- Ekstrakt nga regjistri kombëtar i regjistrimit
- 5 raporte vlerësimi (shembull) përgatitur nga vlerësuesi. Do të duhet të jenë raporte për tipepronash të ndryshme sipas licensave përkatëse
- Lista e tarifave të vlerësuesit për raportin e vlerësimit që ka përgatitur
- Referenca të shkruara
- Kompanitë do të duhet të kenë në përbërje të tyre të 3 licensat e shkallës së parë. Truall+Ndërtesë,Toka bujqësore + pyjore + kullota + livadhe dhe të pafrytshme dhe linja teknologjike + makineri e pajisje
Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur dhe të vulosur me emërtimin “Mundesi bashkepunimi me studio vleresimi”.
Adresa e dorëzimit të ofertave është: Raiffeisen Bank SHA,Drejtoria e Përgjithshme
Rruga “ Tish Daija”, Kompleksi Kika 2, në katin e 5-të (pranë zyrës së Protokollit).
Në rast se oferta juaj dorëzohet e hapur (e-mail, fax,ose ndonjë mënyrë tjetër), oferta nuk do të konsiderohet e vlefshme.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave në Bankë në adresën e mësipërme është data 19 Prill 2023.
Banka do të njoftojë me shkrim nëse ju jeni fitues ose jo i këtij procesi,kontrata do të lidhet me kompaninë që ofron kushtet më të mira për Bankën.