Skip to main content
2560 × 844
2560 × 844

Raiffeisen Bank Shqipëri, banka mbështet instalimin e Paneleve Fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike të rinovueshme në Universitetin Bujqësor Kamëz

Raiffeisen Bank nëpërmjet veprimtarisë të saj ka treguar vazhdimisht që është një nga bankat më të angazhuara me një kulturë korporate të fortë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. 

Si një 'bankier i përgjegjshëm' objektivi kryesor i bankës, perveç biznesit, është vlera e shtuar afatgjatë që sjell në shoqëri dhe mjedis. Prandaj, strategjia e biznesit, si dhe produktet, shërbimet dhe proceset e bankës janë në përputhje me këtë qëllim. Këtë e demostron më së miri me investimin më të ri të kryer në partneritet me Universitetin Bujqësor të Tiranës për instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë për të krijuar një përqindje mjaftueshmërie në mbulimin me energji të rinovueshme për zonën e Institutit Bujqësor. 

Projekti, i cili do të shtrihet ne 3 vite, mundësoi instalimin e paneleve diellore me 213 kwp fuqi, nga prodhimtarie energjitike e të cilave do të kursehet rreth 40% e vlerës së faturës vjetore dhe reduktohet 130 ton emetim i dioksidit të karbonit në afmosferë gjatë 2023.  

Në ceremoninë e organizuar pranë Universitetit Bujqësor ishin të pranishëm Rektori i Universitetit Bujqësor z. Fatbardh Sallaku dhe Drejtori i Përgjithsëm I Raffeisen Bank Shqipëri z. Christian Canacaris   

Z. Canacaris, drejtor i përgjithshëm i Raiffeisen Bank shprehet: “Shumica e veprimtarisë sonë nënvizon faktin që ne kujdesemi për një mirëqenie afatgjatë të komunitetit dhe të mjedisit. Projekti I instalimit të paneleve diellore në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor është një nga projektet më te mëdha të realizuara me mbështetjen e Raiffeisen Bank por edhe më inovativ dhe me impakt të matshëm.  Energjia si edhe ruajtja e mjedisti kanë një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për kohën që jetojmë por mbi të gjitha për të ardhmen dhe atë që do u lëmë brezave. Komplimentoj rektorin dhe stafin e Universitetit në nismën për reduktimin e emetimimit të dioksidit të karbonit. Ne jemi të përkushtuar që të vijojmë investimet në teknologjinë e gjelbër” 

Raiffeisen Bank Shqipëri, si pjesë e grupit Raiffeisen Bank International, shtrin edhe më gjerë veprimtarinë e saj me ofrimin e produkteve financiare të qëndrueshme për klientët për të mbeshtetur me aktivitetin e saj kreditues kalimin në nje ekonomi me “karbon- të ulët”.  

Banka do të përkrah projekte të tjera të rëndësishme në fushën e efiçencës energjitike dhe mbetet e përkushtuar për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në vend.     


  • Deklaratë për shtyp
  • 3 min për t'u lexuar