RBI: Rezultatet 1-9/2023
Fitimi i konsoliduar arrin në shumën 2,114 miliardë euro
- Baza e kapitalit është fuqizuar
- Zvogëlim i ndjeshëm i kostove të rrezikut
- Rënie e mëtejshme e biznesit rus
Raiffeisen Bank International (RBI) shënoi një fitim të konsoliduar prej 2.114 miliardë euro në tre tremujorët e parë të 2023. Të ardhurat bazë (të ardhurat neto nga interesi, si dhe të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet) pa biznesin rus dhe bjellorus, u rritën me 20 për qind krahasuar me një vit më parë.
“Jemi shumë të kënaqur me rezultatin nga periudha e tremujorëve të parë. Zhvillimi me ritme pozitive i të ardhurave vijoi edhe në tremujorin e tretë. Në të njëjtën kohë, zvogëlimi i biznesit tonë rus vijon të ketë ecuri të mirë”, dëshmoi CEO i RBI, Johann Strobl.
Rënie e ndjeshme e kostove të rrezikut
Në periudhën raportuese, humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve financiare rezultuan me rënie të ndjeshme në 251 milionë euro krahasuar me periudhën e mëparshme prej 721 milionë euro. Humbjet nga zhvlerësimi në Evropën Lindore vijojnë të dominohen nga efekti i luftës ruse në proces me agresionin ndaj Ukrainës. Kostot e rrezikut në Evropën Lindore arritën në 225 milionë euro krahasuar me 569 milionë euro të një viti më parë. 147 milionë euro (periudha e vitit të kaluar: 299 milionë euro) në lidhje me Rusinë dhe 74 milionë euro (periudha e vitit të kaluar: 247 milionë euro) në Ukrainë.
Rënie e mëtejshme e biznesit rus
Në tremujorin e tretë të vitit 2023, RBI vijoi me zvogëlimin e biznesit rus. Që nga fillimi i vitit, vëllimi i kredisë në Rusi u zvogëlua me 30 për qind. Në fund të qershorit 2023, rënia ishte 21 për qind. Me një volum kredie prej rreth 6.3 miliardë euro, Raiffeisenbank në Rusi është tashmë filialin e katërt më të madh të RBI. Përveç kësaj, RBI zvogëloi biznesin e saj të pagesave me Rusinë dhe ndërpreu të gjitha marrëdhëniet e biznesit me bankat korrespondente ruse, përveç degës së saj Raiffeisenbank Rusia.“Ne vazhdojmë të punojmë për opsionet që rezultojnë në shkëputje. Duke vepruar në këtë formë, ne i nënshtrohemi miratimeve të shumta rregullatore nga autoritetet ruse dhe evropiane dhe për këtë arsye mund të ndikojmë në ecuri vetëm në një masë shumë të kufizuar", shpjegoi Strobl.
Raporti CET1 (i përkohshëm) prej 16,5 për qind
RBI përforcoi më tej bazën e saj të kapitalit në tremujorin e tretë. Duke përfshirë rezultatet e tre tremujorëve të parë të vitit 2023, totali rezultoi në një raport CET1 prej 16.5 për qind, duke marrë tashmë parasysh dividendin e propozuar për vitin 2022. Raporti CET1 në rast të një shkëputje të filialit të bankës në Rusi pa marrë parasysh kapitalin e saj do të ishte 14.4 për qind në fund të tremujorit, nivel thelbësisht i ndjeshëm mbi kërkesat rregullatore të parashikuara."Ne jemi të kënaqur që kapitalizimi ynë i mirë na lejon t'u propozojmë aksionarëve tanë pagesën e një dividendi prej 80 cent për aksion për vitin financiar 2022 në asamblenë e përgjithshme të jashtëzakonshme më 21 nëntor," tha Strobl.
Përmbledhje
Udhëzimet e mëposhtme i referohen RBI-së me përjashtim të Rusisë dhe Bjellorusisë, ndërsa shifrat përkatëse në kllapa i referohen gjurmës ekzistuese. RBI do të vijojë të avancojë me transaksionet e mundshme që si rezultat do të sillnin shitjen ose shpërndarjen e aksioneve të biznesit të Raiffeisen Bank Rusi dhe shkëputjen e saj nga RBI.
Në vitin 2023, të ardhurat neto nga interesi priten të shënojnë nga 4,2 deri në 4,3 miliardë euro (nga 5,6 deri në 5,7 miliardë euro) dhe të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet rreth 1,8 miliardë euro (nga 2.9 deri në 3,0 miliardë euro).
Kemi pritshmëri që rritja e kredive për klientët të shënojë rreth 2 për qind (~1 për qind).
Gjithashtu, presim që shpenzimet e përgjithshme administrative të arrijnë rreth 3,1 miliardë euro (rreth 4.0 miliardë euro), duke rezultuar në një raport kosto/të ardhura nga 51 deri në 50 për qind (43 dhe 45 për qind).
Raporti i provigjionimit, përpara përdorimit të masave të mbulimit të rrezikut, pritet të jetë rreth 45 pikë bazë (deri në 60 pikë bazë).Kthimi i konsoliduar nga kapitali pritet të jetë rreth 10 për qind (rreth 16 për qind) në vitin 2023.
Në fund të vitit 2023, presim një raport CET1 mbi 13,5 përqind* (mbi 16,5 përqind).Çdo vendim për dividendët do të bazohet në pozicionin e kapitalit të Grupit me përjashtim të Rusisë.Objektivat afatmesëm të kthimit të kapitalit dhe të raportit të pagesës janë pezulluar për shkak të pasigurive aktuale në Evropën Lindore.
* Skenari "P/B Zero" i shkëputjes së filialit në Rusi nga Grupi Raiffeisen.
Raporti tremujor është i publikuar në internet në lidhjen: qr032023.rbinternational.com.
Versioni në gjermanisht gjendet në internet në lidhjen: zb032023.rbinternational.com.