Toke are, ndertese ne Biranj, Korce
Prona perbehet nga Toke Are me siperfaqe 960m2 dhe are me siperfaqe 760 m2,dhe 1 ndertese me sip.535 m2.Nje pjese e prones është një ndërtesë 2 katëshe dhe ka një sipërfaqe të regjistruar sipas dokumentave të pronësisë rreth 535.0 m2. Kjo ndërtesë është e ndërtuar me konstruksion betonarme , me soleta ndërkati betonarme dhe mbulesë të katit të fundit me cati me tjegulla të kuqe. Fasada e ndërtesës është e suvatuar dhe e lyer dhe me bojë.Ndërtesa është e lidhur me rrjetin kryesor të shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rrjetin e kanalizimeve si dhe rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm.Seksioni i i Ambjenteve ndihmëse, i cili është i pozicionuar në pjesën verilindore të ndërtesës. Ky seksion përbëhet nga 1 Korridor, 1 Dhomë, 3 Depo dhe 1 Tualet.Seksioni i Ambjenteve të magazinimit zë pjesën me të madhe të ndërtesës dhe aktualisht është pa përdorim. Ky seksion përbëhet nga 2 Ambjente magazinimi.Infrastruktura e zonës është në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtur.Prona ka dhe nje ndertese 1 kateshe qe është e ndërtuar me konstruksion me mure mbajtës dhe mbulesë të realizuar me konstruksion metalik dhe mbulesë me fletë llamarine.Aksesi : Rruga Nacionale “Korcë-Pogradec”, në të cilën prona ka akses nëpërmjet rrugës dytësore, është e shtruar dhe e asfaltuar. Rruga dytësore e cila e lidh pronën me rrugën kryesore dhe me pjesë të tjera të fshatit Lumalas është e shtruar dhe e asfaltuar.Perdorimi i prones: Ndërtesa objekt vlerësimi është një ndërtesë 1 kt e cila është projektuar të funksionojë si Fabrikë Qumështi por aktualisht është pa përdorim.
Ka mosperputhje te dokumentave te pronesise me situaten ne terren. ne kete rast bleresi merr persiper sistemimin.
Ndërtesë 117/2/N / Sip.535 m2 / Çmimi nga 5,000,000 All shkon ne 4,350,000 ALL
Arë 117/2 / Sip.960 m2 / Çmimi nga 750,000 All shkon ne 660,000 ALL
Arë 117/3 / Sip.760 m2 / Çmimi nga 600,000 All shkon ne 490,000 ALL
Përshkrimi
Njësia nr. 6/445-N7 pozicionohet në katin përdhe të ndërtesës 12 kat dhe është e orientuar në fasadën perëndimore të saj.Hyrja në njësinë realizohet nga fasada perëndimore e saj nëpërmjet trotuarit që rrethon ndërtesën në të gjitha anët e saj, i cili është i shtruar me pllaka dekorative betoni.Njësia përbëhej nga një ambient kryesor shërbimi dhe një ambient tualeti.