1. Paradhënie Bankare


Paradhenia (Hua) Bankare eshte nje linje financimi e alokuar ne llogarine rrjedhese e cila lejon perdorimin e fondeve shtese deri ne limitin e aprovuar (Overdraft).

Fondet shtese ne dispozicion per te mbuluar shpenzimet operative sipas fluktuacioneve te biznesit do te bejne te mundur nje rrjedhje konstante te fluksit te parase duke mbuluar detyrimet afatshkurtra dhe krijimin e aseteve korrente.

Perdorimi i shumes se disbursuar dhe ripagimi i financimit direkt ne llogarine rrjedhese duke mundesuar riperdorimin e shumes se ripaguar pergjate gjithe vlefshmerise se linjes e kthen Overdraftin ne nje linje financimi shume fleksibel.

Karakteristikat kryesore

  • Financim me i shpejte
  • Mundesohet ne disa monedha (USD / EURO / Lek)
  • Interesi paguhet vetem per shumen e perdorur - kalkulohet ne baze ditore
  • Fleksibilitet ne kohezgjatje - nga nje deri ne dymbedhjete muaj
  • Financim i rinovueshem
  • Financim deri ne vleren EURO 1.5 Mio (ekuivalent in monedha te tjera)

2. Hua per kapital qarkullues


Kapitalit Qarkullues eshte nje kreditim afatshkurter qe perdoret per financimin e nevojave korrente te aktivitetit te biznesit.

Kapitali Qarkullues mundeson nje financim deri ne 36 muaj te nevojave operacionale te biznesit (p.sh.  blerje inventari, ripagim te furnitoreve etj.) pa perkeqesuar likuiditetin e kompanise.

Skeduli i ripagimit perkon me ciklin e biznesit ne baza fikse mujore ose tre-mujore ne koherence me fluksin e parese te pritshem.

Karakteristikat kryesore

  • Financim i shpejte
  • Mundesohet ne disa monedha (USD / EURO / Lek)
  • Financim deri ne vleren EURO 1.5 Mio (ekuivalent in monedha te tjera)

3. Hua hipotekore per ambjente biznesi


Huaja Hipotekore per ambjente biznesi eshte nje financim afatgjate me qellim blerje / ndertim / rikonstruktim te ambjenteve te biznesit. Karakteristikat kryesore Financim deri ne 120 muaj Financim deri ne vleren EURO 1.5 Mio (ekuivalent in monedha te tjera) Mundesohet ne disa monedha (USD / EURO / Lek) Financim deri ne 70% te vleres te investimit

4. Hua per investim


Kredia e investimit ofron mundesine e financimit te nevojshem per te mbeshtese zgjerimin dhe / ose zhvillimin e biznesit nepermjet investimive ne asete fikse afatgjata si blerje pajisjesh dhe / ose ambjente biznesi, ndertesa, makineri, pajisje etj. ose duke konsoliduar stabilitetin financiar duke rifinancuar investime te tjera afatgjata ose detyrime te tjera.

Karakteristikat kryesore

  • Periudha e ripagimit deri ne 84 muaj (duke perfshire nje periudhe "Grace" te faljes se interesit ne rast se do te jete e aplikueshme) ofron mundesine e nje fluks te brendshem te parase per nje menaxhim me te mire te likuiditetit.
  • Mundesohet ne disa monedha (USD / EURO / Lek)
  • Financim deri ne vleren EURO 1.5 Mio (ekuivalent in monedha te tjera)
  • Financim deri ne 80% te vleres te investimit

5. Programi EIF


Falë mbështetjes së Bashkimit Europian (“BE”) në kuadër të Programit për Zhvillim dhe Inovacion të Sipërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (“WB EDIF”) për zhvillimin e sektorit privat, Raiffeisen Bank (RBAL) dhe Fondi Europian i Investimeve (“EIF”) kanë nënshkruar një marrëveshje garancie për të mbështetur Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla (“SME”) në Shqipëri. 

Në kuader te ketij bashkëpunimi, Kredimarrësve i ofrohen terma më konkurrues dhe më atraktivë në krahasim me kushtet normale të kreditimit për produktet e financimit të RBAL duke përfituar:

  1. Ulje te normës së interesit prej të paktën 0.3%
  2. Ulje te vlerës nominale të kolateralit të kërkuar nga RBAL për të paktën 20%

 

Karakteristikat kryesore të financimit përfshijnë:

Shuma maksimale për Klientë                        - deri në EUR 500,000 (ose ekuivalenti në LEK)

Monedha                                                      - LEK / EUR  

Kohëzgjatja e financimit                                 - nga 12 muaj deri 120 muaj

Vlefshmëria për te përfituar nga ky financim - deri në 1 Maj 2019

 

Nxitoni të përfitoni nga keto terma preferenciale, falë mbështetjes së EIF.

 

Për informacione të mëtejshme lidhur me përfitimin e këtij financimi, jeni të lutur të drejtoheni në një nga degët tona ose të viheni në kontakt me Menaxherin e Marrëdhënies suaj me RBAL.