Skip to main content

Biznesi Mikro: Shërbimet dhe produktet bankare

Llogaria rrjedhëse

Duke zgjedhur një nga paketat që ofrohen për Bizneset e Vogla, automatikisht ju hapet një llogari rrjedhëse e cila ofron mundësinë e përdorimit të të gjitha shërbimeve bankare si:

Depozitim dhe tërheqje të parave në çdo moment në 100 degë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë
Transferta brenda rrjetit të Raiffeisen Bank në Shqipëri
Kartë Debiti Mastercard të lidhur me llogarinë rrjedhëse
Transferta kombëtare dhe ndërkombëtare në nisje dhe në mbërritje
Pagesa të detyrimeve ndaj palëve të treta si: Dogana, Taksa, Albtelecom, KESH, ose furnitorëve
SMS Lajmëruese
Pagesa fikse periodike
Pagesa me çek

Siguri

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

Procesimi i kreditimit të pagave të punonjësve tuaj

Prej më shumë se 3 vitesh, Raiffeisen Bank ofron procesimin e pagave të punonjësve të institucioneve shtetërore dhe bizneseve private. Procesimi i pagave u mundëson pronarëve të biznesit të vogël një procesim të shpejtë dhe efikas të pagave për punonjësit duke ofruar një program të veçantë dhe lehtësisht të përdorshëm për llogaritjen e pagave.

Programi Paga + përmban:

Tabelën e pagave referente

Plotëson formularët për:

  • Sigurimet Shoqërore
  • Sigurimet Shëndetësore
  • Tatim mbi të Ardhurat e punonjësve

Programi Paga + gjeneron automatikisht të gjithë formularët standardë të tatimeve. Asistenca në përdorimin e këtij programi është pjesë e shërbimit që ju ofrohet.Përfitimi i paketës Paga+ për punonjësit e bizneseve të vogla. Në momentin e lidhjes së kontratës për secilin punonjës do të hapet një llogari rrjedhëse personale në të cilën do të kryhet kreditimi i pagës. Punonjësit do të pajisen me një kartë debiti Mastercard. Për të gjithë të punësuarit e bizneseve të vogla ofrohet paketa Paga+, e cila përmban produkte dhe shërbime me kushte preferenciale të krijuara posaçërisht për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e tyre bankare.

Raiffeisen Bank ofron shërbimin e transfertave bankare për klientët, të cilat janë metoda të thjeshta, të sigurta dhe të shpejta për transferimin e fondeve në llogaritë brënda dhe jashtë Raiffeisen Bank.

Depozitat

Depozita është mundësi për të investuar ato kursime për të cilat biznesi nuk ka asnjë plan tjetër investimi për një periudhë të caktuar. 

Siguri

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

Depozita me Afat

Raiffeisen Bank ofron Depozita me Afat me norma interesi nga më të favorshmet në Tregun bankar në Shqipëri. Depozitat me afat ofrojnë mundësi të shumta zgjedhjeje:

  • Afate të shumta maturimi që variojnë nga 1 deri në 60 muaj
  • Monedha të ndryshme: LEK, EURO, USD, GBP
  • 6 banda të ndryshme depozitash në varësi të shumës që ju do të depozitoni.
  • Norma interesi ne rritje

Depozita Extra

Depozita Extra është e përshtatur më së miri për bizneset. Kjo depozitë mundëson depozitimin dhe tërheqjen e parave në çdo moment. Depozita Ekstra është një mundësi e re investimi e cila ofron fleksibilitet maksimal dhe norma të mira interesi.