RAIPOS Merr pagesa pa kontakt në çast
Me RaiPOS, telefoni yt bëhet POS-i yt. Merr pagesa të menjëhershme, kryej monitorim në kohë reale dhe menaxhim pa komplikime.
Përse RaiPOS?
Përmes RaiPos, telefoni celular kthehet në POS terminal që na mundëson të pranojmë pagesa të sigurta në dyqan apo terren. Për më tepër, me ketë shërbim na mundësohet që secili anëtar i stafit tonë të mund të procesoj pagesa e ne të fokusohemi në shërbim më të mirë për klientët tanë.
Zgjidhje e sigurt për pranimin e pagesave
Me vete kudo pa kabllo shtesë
Kohë e shkurtër nga aplikimi deri te aktivizimi
Çfarë ju nevojitet për tu pajisur me RaiPOS?
Gjithçka ju duhet për të filluar të pranoni pagesa përmes RaiPOS për biznesin tuaj janë:
- Të keni llogari biznesi në Raiffeisen Bank
- Të dispononi një pajisje celulare me sistem operativ Android (versioni 10 ose më i lartë) dhe që mbështet teknologjinë NFC
- Lidhja në internet (me rrjet celulari ose WiFi)
Çfarë përparësish ofron RaiPOS për biznesin tuaj?
- Lehtë për t'u instaluar, nuk keni nevojë për ndonjë pajisje tjetër.
- Kurseni kostot operative, pasi është më i lirë se një terminal standard POS por me të njëjtën siguri.
- Ndërfaqe intuitive për t'i trajnuar punonjësit shpejt dhe lehtësisht.
- Ju merrni pagesa dhe keni histori transaksionesh në çdo kohë, kudo.• Pranon pagesa me të gjitha kartat e debitit dhe kreditit Visa dhe Mastercard si dhe portofolat dixhitale.
- RaiPOS është miqësor ndaj natyrës. Ju mund ta dërgoni faturën që konfirmon transaksionin me email, duke shfaqur dhe skanuar një kod QR ose mund ta shfaqni atë në ekranin e telefonit tuaj.
Dëshiron të përfitosh RaiPos?
Aplikimi online zgjat vetëm pak minuta. Pasi të plotësoni formularin, ju do të kontaktoheni nga ekipi yne.
Pyetjet më të shpeshta
RaiPos është projektuar për biznese të të gjitha madhësive, nga profesionistët e pavarur dhe dyqanet e vogla, te shërbimet e shpërndarjes dhe shitësit e mëdhenj me pakicë.
Të dispononi një pajisje me sistem operativ Android (versioni 10 ose më i lartë) dhe që mbështet teknologjinë NFC.
Po, në aplikacionin RaiPos mund të krijohen llogari të ndryshme përdoruesish me role dhe akses të përcaktuar, që lejon disa persona të aksesojnë dhe përdorin sistemin njëkohësisht, sipas autorizimeve të tyre.
Shkarko aplikacionin nga Play Store, regjistrohu me të dhënat e biznesit dhe ndiq udhëzimet për konfigurim dhe verifikim.
Po, mund të keni më shumë se një terminal (RaiPos), mjafton që gjatë aplikimit të jepni numrin e saktë të terminaleve dhe adresën përkatëse.