Skip to main content
sme hero

Produkte Financimi

Financimi i Bizneseve Mikro është një ndër prioritetet e Raiffeisen Bank në Shqipëri. Avantazhet që ofrojmë janë çmime dhe kushte konkurruese, shpejtësi dhe lehtësi në procedimin e kredive. Raiffeisen Bank ofron produktet e mëposhtme të kredisë që plotësojnë nevojat gjithnjë e në rritje të biznesit.

Overdraft është një linjë kredie, e cila jep mundësinë e tërheqjes në çdo moment nga llogaria rrjedhëse deri në kufirin e shumës së aprovuar. Kjo linjë i ofrohet klientëve të cilët kryejnë veprime bankare me bankën tonë ose me banka të tjera prej të paktën një vit. Që ky klient të përzgjidhet për këtë produkt duhet të ketë 12 muaj marrëdhënie me bankat dhe të ketë bërë transaksionet nëpërmjet saj.

Avantazhet:

  • Ndihmon kompanitë të mbulojnë nevojat e biznesit për pagesa të ndryshme, blerje inventari ose likuiditet i papritur.
  • Ofron zgjidhje për nevojat afat-shkurtra të biznesit.
  • Çmimet dhe kushtet konkurruese që ndihmojnë në rritjen e biznesit. 

Afati:

12 muaj

Monedha:

LEK dhe EUR

Pagesa:

Interesi paguhet vetëm mbi shumën dhe afatin e përdorur

Shuma:

300,000 - 18,600,000 ALL (ekuivalente në EURO)

Garancia:

  • 300,000 – 6,000,000 LEK pa kolateral
  • 6,000,001 – 18,600,000 LEK të siguruara me pasuri të paluajtshme

 

Produkti Kapital Qarkullues është një kredi afatshkurtër që mund të përdoret për të financuar bizneset dhe korporatat si psh blerjet, likuiditet të biznesit etj. Shlyerja e financimit të kapitalit qarkullues bëhet nga fitimet e shitjeve të kompanisë.  Një kredi për kapital qarkullues u siguron bizneseve financimin e nevojshëm për të mbështetur operacionet e tyre të përditshme dhe nevojat afatshkurtra të biznesit, si blerja e inventarit, mbulimi i shpenzimeve operative ose menaxhimi i kërkesave për rrjedhën e parasë. 

Avantazhet

  • Norma interesi të favorshme
  • Shërbim cilësor dhe procesim të shpejtë

 

Afati:

Deri në 60 muaj

Monedha:

LEK dhe EUR

Pagesa:

Këste Fikse Mujore

Shuma:

300,000-18,600,000 ALL (Ekuivalent në EURO)

 

  • 300,000 – 6,000,000 LEK pa kolateral
  • 6,000,001 – 18,600,000 LEK të siguruara me Pasuri të Paluajtshme

Garancia:

Pasuri e Paluajtshme

Kredia për Investim siguron mbështjetjen financiare për rinovimin e teknologjisë së biznesit duke mundësuar blerjen e pajisjeve/makinerive të reja ose të përdorura. Një kredi për investime është krijuar për të mbështetur rritjen dhe zgjerimin e biznesit duke financuar asete afatgjata, si pajisje, makineri, automjete etj. Ky financim i ndihmon bizneset të modernizojnë operacionet, të përmirësojnë produktivitetin dhe të arrijnë objektivat e tyre afatgjata të zhvillimit.

Avantazhet

  • Çmimet dhe kushtet konkurruese që ndihmojnë në rritjen e biznesit. 

Afati:

  • 12 – 60 muaj për pajisje/makineri të përdorura
  • 12 – 72 muaj për pajisje/makineri të reja

Monedha:

LEK dhe EUR

Pagesa:

Këste fikse mujore

Shuma:

1,000,000 – 18,600,000 LEK (Ekuivalenti në EURO)

Financimi:

70% e planit të investimit

Garancia:

  • 1,000,001 – 5,100,000 LEK e siguruar (peng mbi makinerinë ose pajisjen që do blihet)
  • 5,100,001 – 16,000,000 LEK e siguruar (Pasuri të Patundshme)

 

Kredia për shumë qëllime ofron elasticitet maksimal, duke financuar çdo qëllim të rritjes së biznesit pa paraqitjen e dokumentacionit justifikues për qëllimin e kredisë.

Avantazhet

  • Nuk ju duhet të paraqisni dokumenta justifikues për qëllimin e kredisë.
  • Çmime dhe kushte konkurruese të cilat ndihmojnë nevojat gjithnjë në rritje të biznesit.

 

Afati:

12 - 72 muaj

Monedha:

LEK dhe EUR vetëm nëse të ardhurat dhe plani i investimit të kompanisë janë në monedhë të huaj. 

Pagesa:

Këste fikse mujore

Shuma:

4,000,000 - 16,000,000 LEK

Garancia:

4,000,000 LEK të siguruara me Pasuri të Paluajtshme

Kredia Hipotekore për biznes ndihmon bizneset e vogla për blerjen, ndërtimin, zgjerimin apo rikontruksionin e ambienteve të biznesit.

Avantazhet:

  • Financim deri ne 70% te planit te investimit.
  • Norma interesi të favorshme
  • Shërbim cilësor dhe procesim të shpejtë

 

Afati:12 - 120 muaj
Monedha:LEK dhe EUR
Pagesa:Këste fikse mujore
Shuma:1,000,001 – 16,000,000 LEK
Garancia:Pasuri e Paluajtshme
Investim

Bëj vitin e bollshëm realitet

Merr kredinë Agri dhe bëj zgjedhjen e duhur për të zhvilluar biznesin tënd

  • Deri në 4,000,000 lekë
  • Pa kolateral 
Investim

Bëj nivelin tjetër realitet

Financo biznesin tënd me kredinë për investim 
dhe bëje rritjen e tij të pandalshme

  • Deri në 18,600,000 lekë
  • Normë efektive interesi 3.5%
  • Pa tarifë administrimi 

Të gjithë klientët biznes (ekzistues dhe të rinj), do të kenë mundësinë të financohen tanimë me deri në 18,600,000 lekë, me normën efektive të interesit 3.5%. Oferta zgjat deri në 20 Nëntor 2027.