Biznesi Mikro: Shërbimi POS
Raiffeisen Bank ju ofron shërbimin POS duke ju dhënë mundësinë e rritjes së biznesit tuaj dhe shumë përfitimeve të tjera.
Një mënyrë komode dhe tërheqëse për të gjithë klientët!
Në çdo moment që ju keni pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në numrin e kontaktit të Bankës. Ju mund të kryeni veprime të personalizuara sipas llojit të biznesit: makina me qira, hotele, restorante etj.
Rrisni volumin e shitjeve
Duke ofruar mundësi të ndryshme pagesash klienti mund të zgjedhë mënyrën që i përshtatet. Klienti mund të paguajë me një kartë debiti, krediti, me këste apo me çdo lloj karte tjetër që disponon pa qënë e nevojshme të mendohet nëse ka para më vete.
Kurseni para dhe kohë
Pagesa me kartë është e shpejtë duke kryer pagesa pa kontakt. Shmangni gabimet që mund të kryhen nga pagesat cash dhe të cilat janë të pakthyeshme.
Shërbim i teknologjisë më të fundit
Terminalet e Raiffeisen Bank pranojnë pagesa me kontakt si dhe contactless (pa kontakt) duke qënë gjithmonë të parët në ofrimin e këtyre shërbimeve inovatore. Klienti mund të paguajë me një kartë me kontakt, contactless (pa kontakt) me PIN ose pa PIN (në varësi të shumës) dhe me çdo pajisje që i lejon kryerjen e pagesave në një terminal POS.
Siguri dhe Risi
Nuk është e nevojshme të mbani apo transportoni para. Paratë janë të sigurta në llogarinë e biznesit tuaj.
Paraqituni në degën më të afërt për më tepër informacion ose kontaktoni menaxherin tuaj të llogarisë në bankë!