Skip to main content
mastercard posi

Programi juaj për pagesat digjitale: Mastercard  POSÍ

Program mbështetës për bizneset e vogla dhe të mesme me dyqan fizik, duke ofruar pajisje POS/RaiPOS falas për 12 muaj dhe 0% komision për transaksionet me kartë deri në një kufi vjetor, sipas sektorit të veprimtarisë duke filluar nga 1 Maj 2025.

Programi juaj për pagesat digjitale

Ky program është krijuar për të ndihmuar tregtarët e rinj që nuk kanë përdorur më parë pajisje POS apo RaiPOS, duke u ofruar një mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe me kosto të ulët për të pranuar pagesa elektronike.

Benefitet:

Bizneset pjesëmarrëse do të përfitojnë nga avantazhet e mëposhtme për një periudhë 12-mujore pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me bankën:  

  • Terminal POS / RaiPOS i ofruar pa pagesë për një periudhë 12-mujore
  • 0% komision për të gjitha transaksionet me kartë, deri në kufirin vjetor të përcaktuar sipas sektorit:

• €19,000 në vit për Ushqimore

• €24,000 në vit për Hotele

• €15,000 në vit për Restorante & Kafene

• €2,000 në vit për Taksi

  • Fleksibilitet: tërhiqen nga programi pa penalitete në çdo moment

Kush mund të aplikojë?

  • Biznes që operon me dyqan fizik në Shqipëri
  • Aktiv në sektorët: Ushqimore, Hotele, Restorante, Bare & Kafe, Taksi
  • Bizneset “New-to-POS”, që do të thotë nuk ka pasur më parë kontratë ose pajisje POS apo RaiPOS me ndonjë bankë në treg

Kushte të rëndësishme:

  • Tregtari mund të firmosë marrëveshje vetëm me një bankë pjesëmarrëse
  • Mund të përfitojë vetëm një pajisje POS ose RaiPOS falas (Çdo MCC i ndryshëm llogaritet si tregtar më vete)
  • Të paktën 4 transaksione Mastercard çdo tremujor për të qëndruar aktiv në program
  • Pas kalimit të volumit maksimal vjetor, aplikohen komisionet e përcaktuara në kontratë

Dhjetor 2024: Studimi i Mastercard Advisors Research Center (ARC)

Ndër bizneset që tashmë përdorin POS, 83% operojnë drejtpërdrejt me konsumatorin dhe kanë një perspektivë pozitive për rritjen e tyre në të ardhmen. Studimi tregon se 82% e bizneseve që përdorin POS presin të zgjerohen, ndërsa 21% kanë parë një rritje të moderuar të të ardhurave (15-25%) që nga momenti i implementimit të pagesave me kartë.  51% e bizneseve që ende nuk përdorin POS po e konsiderojnë adoptimin në një të ardhme të afërt, të nxitur nga dëshira për të ofruar më shumë opsione pagese, për të përmirësuar eksperiencën e klientit dhe për të rritur efikasitetin. Interesi më i madh vjen nga marketet (64%), akomodimet (60%), restorantet (58%) dhe dyqanet ushqimore (56%).

Periudha e programit

Programi nis më 1 Maj 2025 dhe do të zgjasë deri në shpërndarjen e 4,750 terminaleve POS / RaiPOS të rinj ose deri më 30 prill 2026, cilado ndodh e para

Çfarë ndodh pas përfundimit të programit?

Pajisja mund të kthehet pa penalitet ose tregtari mund të vijojë me kushte komerciale të dakordësuara me bankën

Qëllimi i Programit

  • Mbështetje për zhvillimin digjital të klientëve SME
  • Rritja e shitjeve përmes pagesave me kartë
  • Forcim i marrëdhënieve me tregtarë të rinj
  • Shtim i efikasitetit, sigurisë dhe besnikërisë së klientëve

Apliko për Mastercard POSÍ

Plotëso fushat e mëposhtme për të përfituar nga programi Mastercard POSÍ në bashkëpunim me Raiffeisen Bank

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Deklarata e pëlqimit