Biznesi Mikro Shërbimi POS
Raiffeisen Bank ju ofron shërbimin POS duke ju dhënë mundësinë e rritjes së biznesit tuaj dhe shumë përfitimeve të tjera. POS (Point of Sale) është një sistem që lejon bizneset të pranojnë pagesa elektronike nga klientët në mënyra të ndryshme, përfshirë kartat e kreditit/debitit, portofole digjitale, duke e bërë procesin e blerjes më të shpejtë dhe më të sigurt.
Një mënyrë komode dhe tërheqëse për të gjithë klientët!
Në çdo moment që ju keni pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në numrin e kontaktit të Bankës. Ju mund të kryeni veprime të personalizuara sipas llojit të biznesit: makina me qira, hotele, restorante etj.
Rrisni volumin e shitjeve
Duke ofruar mundësi të ndryshme pagesash klienti mund të zgjedhë mënyrën që i përshtatet. Klienti mund të paguajë me një kartë debiti, krediti, me këste apo me çdo lloj karte tjetër që disponon pa qënë e nevojshme të mendohet nëse ka para më vete.
Kurseni para dhe kohë
Pagesa me kartë është e shpejtë duke kryer pagesa pa kontakt. Shmangni gabimet që mund të kryhen nga pagesat cash dhe të cilat janë të pakthyeshme.
Shërbim i teknologjisë më të fundit
Terminalet e Raiffeisen Bank pranojnë pagesa me kontakt si dhe contactless (pa kontakt) duke qënë gjithmonë të parët në ofrimin e këtyre shërbimeve inovatore. Klienti mund të paguajë me një kartë me kontakt, contactless (pa kontakt) me PIN ose pa PIN (në varësi të shumës) dhe me çdo pajisje që i lejon kryerjen e pagesave në një terminal POS.
Siguri dhe Risi
Nuk është e nevojshme të mbani apo transportoni para. Paratë janë të sigurta në llogarinë e biznesit tuaj.
Përfitimet dhe funksionalitetet kryesore të rrjetit tonë të POS-eve
Transferim i shpejtë i fondeve
Merr pagesat shpejt, fondet tuaja kreditohen në llogarinë bankare brenda 48 orëve nga mbyllja ditore e terminalit, duke ju ndihmuar të menaxhoni fluksin me lehtësi.
Trajnim i stafit
Mbështetja jonë gjatë procesit të instalimit ndihmon stafin tuaj të mësohet shpejt me terminalin, duke minimizuar gabimet, përshpejtuar shërbimin dhe ofruar një përvojë më të mirë për klientët.
Gjenerim i raporteve analitike
Dërgim i raporteve me detaje analitike të transaksioneve në frekuenca ditore/javore/mujore në formatet CSV ose pdf nëpërmjet emailit tuaj.
Ditë pushimi ekstra
I gjithë stafi përfiton një ditë pushimi gjatë muajit të lindjes si dhe ditë shtesë leje bazuar në vjetërsinë në punë, apo role specifike.
Prindërimi
Banka mbështet familjet duke ofruar 10 ditë leje për baballarët e rinj dhe duke paguar diferencën gjatë lejes së lindjes për nënat. Kjo u jep mundësinë prindërve të rinj të kalojnë kohë me familjen pa stres financiar dhe të kthehen të qetë.
Përfitime financiare
Si pjesë e punës në një institucion financiar, punonjësit përfitojnë produkte dhe shërbime bankare me kushte preferenciale. Kjo përfshin kredi, depozita dhe produkte të tjera që e bëjnë menaxhimin e financave personale më të lehtë dhe më të favorshëm.
Pension privat
Ofrojmë mundësi për pension privat, për t’u siguruar që të
mendosh edhe për të ardhmen. Kjo është një mënyrë për të krijuar siguri financiare afatgjatë dhe për të ndërtuar stabilitet personal për vitet në vijim.Trajnime dhe zhvillim profesional
Ne e dimë që zhvillimi profesional është i rëndësishëm. Për këtë arsye investojmë në programe trajnimi, zhvillimi aftësish dhe mësim online, si dhe mundësi për të marrë pjesë në projekte që zgjerojnë eksperiencën praktike. Ke mbështetjen e duhur që të rritesh profesionalisht, të përgatitesh për role të reja dhe të avancosh në karrierë.
Programi juaj për pagesat digjitale Mastercard POSÍ
Program mbështetës për bizneset e vogla dhe të mesme me dyqan fizik, duke ofruar pajisje POS / RaiPOS falas për 12 muaj dhe 0% komision për transaksionet me kartë deri në një kufi vjetor, sipas sektorit të veprimtarisë duke filluar nga 1 Maj 2025.
RAIPOS Me RaiPOS telefoni yt bëhet POS-i yt
Merr pagesa të menjëhershme, kryej monitorim në kohë reale dhe menaxhim pa komplikime.
E-Commerce Integrim i thjeshtë me Shopify
Lidheni dyqanin tuaj Shopify me Raiffeisen Bank dhe aktivizoni një zgjidhje të sigurt për pagesat online. Vendosni pagesat shpejt, përfitoni sinkronizime automatike dhe krijoni një eksperiencë pagese të lehtë, të shpejtë dhe të besueshme për klientët tuaj, direkt në dyqanin online.
Pyetjet më të shpeshta
Mjafton të keni një llogari biznesi aktive në Raiffeisen Bank. Për çdo informacion shtesë mund të na kontaktoni në adresën email asistenca.pos@raiffeisen.al apo të drejtoheni tek account manager-i juaj.
Kreditimi i fondeve bëhet brenda dy ditë pune nga momenti i mbylljes ditore.
Po, POS-ja jonë përdor teknologji të avancuar kriptimi dhe përputhet me standardet ndërkombëtare të sigurisë për pagesa elektronike.
Ekipi ynë i dedikuar i mbështetjes është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë, sa herë që keni nevojë. Në rast të ndonjë problemi, reagojmë me shpejtësi dhe sigurojmë që POS-i juaj të rikthehet në funksion sa më parë, që biznesi juaj të mos ndalet asnjë çast.