Programi juaj për pagesat digjitale Mastercard POSÍ
Program mbështetës për bizneset e vogla dhe të mesme me dyqan fizik, duke ofruar pajisje POS/RaiPOS falas përgjithmonë dhe 0% komision për transaksionet me kartë deri në një kufi vjetor, sipas sektorit të veprimtarisë duke filluar nga 1 Maj 2026.
Programi juaj për pagesat digjitale
Ky program është krijuar për të ndihmuar tregtarët e rinj që nuk kanë përdorur më parë pajisje POS apo RaiPOS, duke u ofruar një mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe me kosto të ulët për të pranuar pagesa elektronike.
Benefitet:
Bizneset pjesëmarrëse do të përfitojnë nga avantazhet e mëposhtme pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me bankën:
- Terminal POS / RaiPOS i ofruar pa pagesë përgjithmonë
- 0% komision për të gjitha transaksionet me kartë, deri në kufirin vjetor të përcaktuar sipas sektorit:
• €20,000 në vit për Ushqimore
• €20,000 në vit për Hotele
• €20,000 në vit për Restorante & Kafene
• €20,000 në vit për Taksi
- Bonus prej 15€ nëse kryen të paktën 20 transaksione në muaj
- Fleksibilitet: tërhiqen nga programi pa penalitete në çdo moment
- Për instalimin e terminalit RaiPOS ofrohet një smartphone falas me NFC
Kush mund të aplikojë?
- Biznes që operon me dyqan fizik në Shqipëri
- Aktiv në sektorët: Ushqimore, Hotele, Restorante, Bare & Kafe, Taksi
- Bizneset “New-to-POS”, që do të thotë nuk ka pasur më parë kontratë ose pajisje POS apo RaiPOS me ndonjë bankë në treg
Kushte të rëndësishme:
- Tregtari mund të firmosë marrëveshje vetëm me një bankë pjesëmarrëse
- Mund të përfitojë vetëm një pajisje POS ose RaiPOS falas (Çdo MCC i ndryshëm llogaritet si tregtar më vete)
- Të paktën 4 transaksione Mastercard çdo tremujor për të qëndruar aktiv në program
- Pas kalimit të volumit maksimal vjetor, aplikohen komisionet e përcaktuara në kontratë
Raiffeisen Spotlight Histori suksesi
Rubi
Rubi është një biznes shqiptar ëmbëlsirash artizanale dhe kafene specialiteti, që përdor përbërës të zgjedhur me kujdes nga e gjithë bota.
Kjo është një nga historitë e suksesit të klientëve tanë për përdorimin e POS me një rritje biznesi të dukshme nga viti në vit. Tani është momenti yt të përfitosh nga programi POSÌ nga Mastercard dhe Raiffeisen Bank.
Sòrso
Në zemër të Tiranës, SÒRSO sjell një kombinim unik të verërave të zgjedhura, koktejeve kreative dhe pjatave për t’u ndarë me miqtë, në një ambient modern dhe plot energji urbane.
Falë përdorimit të POS, biznesi i tyre ka shënuar rritje të qëndrueshme nga viti në vit. Tani është koha që edhe ti të përfitosh nga programi POSÌ, në bashkëpunim me Mastercard dhe Raiffeisen Bank.
White Taxi
White Taxi është një kompani shërbimi Taxi e krijuar në vitin 2024, që ofron transport të sigurt, të shpejtë dhe komod për klientët e saj. Me fokus te eksperienca e udhëtarit dhe standardet e shërbimit, ata po rriten çdo ditë në tregun e transportit urban.
Për t’iu përgjigjur kërkesës gjithnjë në rritje për pagesa me kartë, White Taxi ka zgjedhur RaiPOS, duke pranuar pagesa kudo, pa komplikime dhe pa pajisje shtesë. Një zgjidhje praktike që kursen kohë dhe e bën shërbimin edhe më të lehtë për klientët.
Muzë Hotel
Frymëzuar nga muzat e mitologjisë, MUZË Hotel bashkon komoditetin modern me elegancën mesdhetare mes bukurisë natyrore të bregdetit, afërsisë me ishujt e Ksamilit dhe atmosferës unike të rivierës shqiptare.
Edhe për Muzë Hotel, pagesat digjitale janë bërë pjesë e përditshmërisë së shërbimit ndaj klientit. Me zgjidhjet POS nga Raiffeisen Bank, ata ofrojnë një eksperiencë pagese të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt për çdo vizitor.
Dhjetor 2024 Studimi i Mastercard Advisors Research Center (ARC)
Ndër bizneset që tashmë përdorin POS, 83% operojnë drejtpërdrejt me konsumatorin dhe kanë një perspektivë pozitive për rritjen e tyre në të ardhmen. Studimi tregon se 82% e bizneseve që përdorin POS presin të zgjerohen, ndërsa 21% kanë parë një rritje të moderuar të të ardhurave (15-25%) që nga momenti i implementimit të pagesave me kartë. 51% e bizneseve që ende nuk përdorin POS po e konsiderojnë adoptimin në një të ardhme të afërt, të nxitur nga dëshira për të ofruar më shumë opsione pagese, për të përmirësuar eksperiencën e klientit dhe për të rritur efikasitetin. Interesi më i madh vjen nga marketet (64%), akomodimet (60%), restorantet (58%) dhe dyqanet ushqimore (56%).
Periudha e programit
Programi nis më 1 Maj 2026 dhe do të zgjasë deri në shpërndarjen e 3,000 terminaleve POS / RaiPOS të rinj ose deri më 31 dhjetor 2026, cilado ndodh e para
Çfarë ndodh pas përfundimit të programit?
Pajisja mund të kthehet pa penalitet ose tregtari mund të vijojë me kushte komerciale të dakordësuara me bankën
Qëllimi i Programit
- Mbështetje për zhvillimin digjital të klientëve SME
- Rritja e shitjeve përmes pagesave me kartë
- Forcim i marrëdhënieve me tregtarë të rinj
- Shtim i efikasitetit, sigurisë dhe besnikërisë së klientëve
Ende nuk keni llogari biznesi?
Je person fizik apo SHPK me pronar përfitues individ që kërkon një mënyrë të thjeshtë për të hapur llogarinë tënde të biznesit?
Zbulo se çfarë na diferencon dhe sa e lehtë është të bëhesh klient. Hap online një llogari biznesi dhe investo më shumë kohë në rritjen e biznesit tënd.
Nëse ke një llogari në Raiffeisen Bank apliko më poshtë për Mastercard POSÍ
Plotëso fushat e mëposhtme për të përfituar nga programi Mastercard POSÍ në bashkëpunim me Raiffeisen Bank