EMEA Finance: Raiffeisen Bank Shqipëri nderohet me çmimin “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri
Gjithsej 26 çmime për Grupin RBI në “European Banking Awards” të EMEA FinanceTë gjitha bankat e rrjetit të RBI në Europën Qendrore dhe Lindore (EQL) moren çmimet"Banka më e mirë", "Banka më e mirë e huaj", "Banka më e mirë e investimeve" dhe "Banka më e mirë private" në 14 vendeNjë numër i konsiderueshëm prej 26 çmimesh iu dhanë Grupit RBI në programin e EMEA Finance “European Banking Awards 2018”. Revista e njohur e financave e quajti RBI si "Banka më e mirë në EQL dhe CIS”. Gjithashtu një nga bankat e rrjetit të RBI-së, Banka Sllovake Tatra Bank u vlerësua me çmimin “Banka më inovative në EQL dhe CIS”. Për më tepër, EMEA Finance zgjodhi RBI dhe bankat e saj te rrjetit si "Banka më e mirë" në Austri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Hungari, Kosovë, Rumani, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë dhe si "Banka më e mirë e huaj" në Shqipëri, Bjellorusi dhe Rusi. Aktivitetet bankare të investimeve u njohën me çmimin "Banka më e mirë e investimeve" në Austri, Bjellorusi, Kroaci, Çeki dhe Rumani."RBI është banka më e mirë e EMEA Finance në rajonin e EQL dhe CIS. Banka tregoi dukshëm rezultatet më të mira në historinë e saj, në vitin 2018 ", tha Christopher Moore, botues dhe CEO i revistës EMEA Finance. "Ajo që është veçanërisht mbresëlënëse është mënyra në të cilën vepron banka, ku filialet individuale po sjellin risi sipas mjedisit të tyre vendas, ndërtimi dhe zbatimi i strategjive specifike të tregjeve lokale, ndërsa në të njëjtën kohë shfrytëzojnë atë që mund të quhet 'më e mira” e të gjithë rrjetit. Duket se banka mund të aplikojë praktika uniforme në fusha kyçe pa e shtypur kreativitetin dhe inovacionin në nivel vendi ". ****Revista EMEA Finance është revista e vetme e dedikuar ekskluzivisht për të raportuar ngjarjet financiare, ndodhitë dhe arritjet e iniciuar dhe ndikuar nga industria financiare ndërkombëtare në rajonin EMEA. Profile të personaliteteve kryesore financiare, duke krijuar një platformë për audiencën e saj për të fituar një kuptim më të plotë të kolegëve të tyre dhe lajmeve të industrisë. Revista i drejtohet një audience të nivelit ekzekutiv që përfshin drejtorat ekzekutiv, zyrtarë kryesorë financiarë dhe drejtuesit e investimeve.EMEA Finance Limited prodhon një revistë elitare, konferenca dhe një faqe interneti. Këto shërbime gjithëpërfshirëse të informacionit plotësohen nga shërbimi i rregullt i e-mail-it të lajmeve, emeafinance eNews, dhe nga konferenca në të gjithë rajonin e EMEA.Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 13 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve, gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.Rreth më shumë se 47,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.3 milion klientëve nëpërmjet 2,100 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI është institucioni qendror i bankave Raiffeisen në rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion. Për informacionetë mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com ),ose
Christof Danz (+43-1-71707-1930, christof.danz@rbinternational.com )
www.rbinternational.com | www.elevator-lab.com