Njoftim për klientët! Zëvendësimi i kartave të vjetra të debitit dhe kreditit
I nderuar klient,
Ashtu edhe sikurse jeni njohur përmes njoftimeve të vazhdueshme gjatë muajve të kaluar, Raiffeisen Bank ka ndërmarrë procesin e zëvendësimit te kartave të vjetra të debitit dhe kreditit. Ky proces migrimi është i diktuar nga zhvillimet teknike të sistemit / platformës së kartave, dhe sjell përmirësime të rëndësishme për të gjithë klientët tanë që zotërojnë një kartë.
Disa nga këto përmirësime janë si më poshtë:
- Afat më i gjatë vlefshmërie: 4 vjet për kartën e debitit dhe 5 vjet për kartën e kreditit
- Pagesa contactless për blerje brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit pagesa deri në 4,500 Lekë Pa PIN.
- Limite me të larta përdorimiImazh i ri modern dhe bashkëkohor për të dyja kartat
- Mundësi për Sticker ose Payband shtesë të lidhur me kartën tuaj të debitit ose të kreditit
- Pagesa me këste me plane mujore 3,6,12,18 dhe 24 muaj me 0% interes nëpërmjet kartës së kreditit
- Karta krediti shtesë për të afërmit tuaj (deri ne 3 të tilla)
Duke vlerësuar rëndësinë e madhe që kanë kartat për klientët, dhe për ta lehtësuar maksimalisht procesin e zevendësimit Raiffeisen Bank ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me klientët tanë përmes:
- Adresave tuaja të e-mail të depozituara në bankë
- Dërgimit të sms -ve në numrat e telefonit të depozituar në bankë
- Telefonatave të drejtpërdrejta në numrat tuaj të telefonit
- Njoftimeve të vazhdueshme nëpërmjet platformës digitale Raiffeisen-ON
- Njoftimeve në faqen e internetit të Raiffeisen Bank
- Mesazheve sensibilizuese në rrjetet sociale të Raiffeisen Bank
- Mesazhit të shfaqur në ekranet e ATM-ve të Raiffeisen Bank
- Organizimit të fushatave promocionale për të kryer zëvendësimin/përdorimin e kartave të reja përkundrejt bonusit cash back Raiffeisen Bank dëshiron t’ju ri-kujtojë edhe njëherë të gjithë klientëve që nuk kanë tërhequr ende kartën e re, që janë të lutur të paraqiten pranë sporteleve të Raiffeisen Bank për të tërhequr atë.
Që prej datës 30 Tetor 2020 ju do të mund të përdorni vetëm kartat e reja, kartat e vjetra nuk mund të përdoren as për tërheqje pranë ATM-ve dhe as për blerje të ndryshme.
Stafi i degeve tona ju pret, dhe ka marrë të gjitha masat që ta bëjë sa më të lehtë procesin e marrjes në dorëzim të kartës së re, kartë e cila është zëvendësuar pa asnjë kosto për ju.Ju faleminderit që jeni pjesë e komunitetit Raiffeisen,Raiffeisen Bank