Jetojmë të përkëdhelur nga frytet e tokës të cilat na e bëjnë jetën më të shëndetshme.

Agrobiznesi është një kulturë shumë e rëndësishme për të gjithë ata që merren me të dhe për ne që i shijojmë frutett e saj, prandaj e gjithë vëmendja jonë është tek ata që kujdesen për tokën dhe blegtorinë.

Eja ti çojmë planet e tuaja në një dimension tjetër.

 

I japim forcë përkushtimit tuaj!

Mbështetje 100% të planit të investimit dhe këshillim i specializuar.

 

AGROPLUS, Kredi për Agro-Bizneset!

 

Raiffeisen Bank, mbështet financiarisht Fermerët, Blegtorët, Agro-përpunuesit etj, të cilët janë përfitues të programit IPARD (AZHBR) për realizimin e planit të investimit.

Prodhues Bujqësorë (Fermerë/Blegtorë - Individë ose Biznese):

  • Aktivitetet Bujqësore (prodhim kulturash bujqësore në fushë ose në serë),
  • Prodhues fidanësh,
  • Pemët frutore, vreshtari, kultivimi i ullirit, arrorët etj,
  • Bletaria, mbarështimi i blegtorisë, shpendëve, peshkut,
  • Aktivitete të lidhura me mekanikën bujqësore,
  • Tregëtuesit e inputeve bujqësore/blegtorale,

Agro-përpunuesit:

  • Përpunim qumështi dhe nën-produktet e tij,
  • Përpunim i mishit, peshkut etj.,
  • Përpunim i frutave, ullirit, etj.,
  • Konservimi dhe dhomat frigoriferike.

 

Keni një nga aktivitetet e mësipërme, jeni fitues te programit IPARD, ne ju financojme deri në 100,000EUR!

  • Financim 100% të planit të Investimit,
  • Pagesa e kësteve përshtatet sipas sezonalitetit të të ardhurave,
  • Mbështetje dhe këshillim i specializuar nga stafi i bankës gjatë realizimit të investimit,
  • Garanci mbi makineritë pajisjet që po financohen, ose kolaterale alternative sipas rastit.

 

Ju ftojmë të vizitoni një nga degët tona për më shumë informacione dhe për të plotësuar aplikimin tuaj!