Për më shumë informacion rreth ATM-ve që ofrojnë shërbimin e depozitimit në LEK/EUR klikoni me poshte:
Vendodhja e rrjetit ATM
Kur eshte e disponueshme sasia e parave te depozituara ne ATM?
- Nese depozitimi ne ATM kryhet ne llogari me karten e debitit ose te kreditit, sasia e depozituar eshte e disponueshme menjehere. Ne kete rast nuk ka rendesi ora e depozitimit, jashte apo brenda orarit zyrtar, diten apo naten, dite pune apo pushimi.
Çfare hapash duhet te ndjek per te kryer depozitimin ne ATM?
Mjafton te vendosni karten tuaj te debitit/kreditit ne ATM dhe te vendosni kodin PIN ne menyre qe te identifikoheni, pastaj duke ndjekur udhezimet ne ekranin e ATM-se, ju mund te kryeni depozitimin e shumes se kerkuar.
Per te kryer depozitime cash ne ATM-te e Raiffeisen Bank me karten e debitit Visa Electron ose me karten e kreditit duhet te respektohet monedha e llogarise me te cilen eshte lidhur karta.
Kartat ne monedhen Lek pranojne depozitime vetem ne monedhen Lek, ndersa kartat ne monedhen EUR pranojne depozitime vetem ne EUR.
Kartemonedhat e pranuara per te depozituar prane ATM-ve te Raiffeisen Bank
Ju mund te depozitoni ne dy monedha prane ATM-ve te Raiffeisen Bank, Leke dhe Euro. Nepermjet logove te dukshme, Ju mund te dalloni monedhen ne te cilen ofron transaksione cdo ATM e Raiffeisen Bank.
Kartemonedhat qe pranohen ne ATM / leke jane: 200 Leke, 500 Leke, 1.000 Leke, 2.000 Leke, 5.000 Leke, 10.000 Leke
Kartemonedhat qe pranohen ne ATM/ Euro jane: 5 Euro, 10 Euro, 20 Euro, 50 Euro, 100 Euro dhe 200 Euro.
Kartemonedhat duhet te vendosen ne pozicionin gjatesor horizontal, se bashku dhe pa qene e nevojshme renditja. Numri maksimal i kartemonedhave per nje depozitim eshte 50.
Limitet per depozitim ne ATM per klientet Micro me karte debiti dhe SE/CORP me karte debiti dhe karte krediti.
Limit ditor: 999,000 Leke / 7,000 Euro
Limit javor: 3,996,000 Leke / 28,000 Euro
Limit mujor: 6,993,000 Leke / 49,000 Euro
Kujdesuni qe te depozitoni kartemonedha te rregullta dhe te pa demtuara.
Çdo kartemonedhe e falsifikuar do te mbahet nga ATM, mesazhi perkates shfaqet ne ekranin e ATM-se. Kartemonedhat e dyshuara si te falsifikuara mbahen nga ATM per investigime te metejshme.