1. Depozita e Kursimit per Biznesin SE
Depozita e kursimi per Biznesin ju ofron lehtesi dhe mundesi per te terhequr parate tuaja kur ju nevojiten pa u shqetesuar rreth humbjes se interesit te akumuluara.
Sa me e gjate koha e qendrimit te parave tuaja ne kete depozite aq me i larte interesi i akumuluar.
Ju mund te depozitoni ne monedhat: LEK, EUR, USD, BGP./Norma te ndryshme interesi aplikohen.
Norma e Interesit do te percaktohet ne baze te shumes se depozites dhe bandes qe i perket. Norma e Interesit eshte e caktuar ne perputhje me shumen e vleres per çdo bande, keshtu qe per çdo pjese te shumes do te perfitohet norme interesi ne varesi te bandes perkatese – interes I shkallezuar. Interesi do te llogaritet dite per dite mbi balancen ditore ne fund te çdo dite.
Kalkulimi I Interesit
Interesi kapitalizohet ne Depoziten e klientit ne daten e fundit te çdo muaji.
Mundesi Depozitimi dhe Terheqje
Klienti mund te depozitoje dhe te terheq nje pjese te vleres se depozituar ose te gjithe vleren e depozituar duke respektuar balancen minimale te kerkuar.
Terheqjet nga Depozita e Kursimeve per Bizneset mund te behet vetem nepermjet urdherit te transfertes dhe jo por jo terheqje cash.
Asnje limit ne numer dhe volum nuk do te aplikohet per terheqjet ose depozitimet ne deget e RBAL.
Pagesa periodike nga Llogaria Rrjedhese
Pagesa Periodike mund te kryhet nga Llogaria Rrjedhese ne Depoziten e Kursimeve per Bizneset, keshtu qe klienti mund te shtoje depoziten e tij pa ardhur ne dege.
Siguri
Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.
2. Depozita me Afat
Raiffeisen Bank ofron Depozita me Afat me norma interesi nga më të favorshmet në tregun bankar në Shqipëri në monedhen vendase dhe valutat kryesore ndërkombëtare.
Depozitat me Afat mund të jenë një mundësi interesante për bizneset per investime afatshkurta dhe afatmesme meqenëse ne ofrojmë norma interesi shumë tërheqëse për to.
3. Llogari Escrow
Nje llogari e sigurt, ne emer te huamarresit per te paguar detyrime te letrave me vlere nepermjet parave te depozituara ne banke (palet e treta neutrale – agjentet escrow) ku parate do te shperndahen nepermjet permbushjes se kushteve, sic percaktohen ne nje marreveshje te shkruar.