Sherbime Bankare

1. Llogari Rrjedhese


Llogaria Rrjedhese eshte nje llogari ne te cilen regjistrohen veprimet e klientit ne menyre te vazhdueshme dhe kronologjike. Klienti mund te derdhe, te terheqe dhe te transferoje nga llogaria e tij rrjedhese ne cdo moment. Raiffeisen Bank permes llogarise rrjedhese ju ofron Bizneseve te Mesme nje vend te sigurt per te mbajtur parate e tyre ne valutat kryesore: LEK, EURO, USD, GBP, CHF.
Dokumentacioni i nevojshem per hapjen e llogarise rrjedhese prane Raiffesien Bank,

  • Çertifikatë e regjistrimit fillestar ne QKR, bashkë me vërtetimet per kryerjen e regjistrimeve të mëvonshme / ose ekstrakt historik për te dhënat e regjistrit tregtar, lëshuar nga QKR-ja, jo më parë se nje muaj nga data e paraqitjes se kerkeses per hapjen llogarise.
  • Statuti i personit juridik
  • Dokumentet e identifikimit të përfaqësuesit ligjor
  • Prokurë për personin e autorizuar, në rast se veprimet nuk do te kryhen nga përfaqesuesi ligjor i shoqërise

Siguri

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

Një llogari rrjedhëse me RBAL ju lejon të përdorni shërbimet e mëposhtme

  • Interes kreditor ne llogarine tuaj
  • Karte Debiti Visa Electron
  • Depozitimin dhe tërheqjen e parave në të gjitha degët nëpër Shqiperi
  • Koleksionet e pagesave vendore dhe ndërkombëtare
  • Për pagimin e tatimeve, doganave dhe detyrime të tjera
  • Pagesa të shërbimeve
  • Pagesa me çek
  • Raiffeisen Direkt, banking elektronik
  • Shërbimi SWEEP

2. Depozitat


1. Depozita e Kursimit per Biznesin SE

Depozita e kursimi per Biznesin ju ofron lehtesi dhe mundesi per te terhequr parate tuaja kur ju nevojiten pa u shqetesuar rreth humbjes se interesit te akumuluara.

Sa me e gjate koha e qendrimit te parave tuaja ne kete depozite aq me i larte interesi i akumuluar.

Ju mund te depozitoni ne monedhat: LEK, EUR, USD, BGP./Norma te ndryshme interesi aplikohen.

Norma e Interesit do te percaktohet ne baze te shumes se depozites dhe bandes qe i perket. Norma e Interesit eshte e caktuar ne perputhje me shumen e vleres per çdo bande, keshtu qe per çdo pjese te shumes do te perfitohet norme interesi ne varesi te bandes perkatese – interes I shkallezuar. Interesi do te llogaritet dite per dite mbi balancen ditore ne fund te çdo dite.

Kalkulimi I Interesit
Interesi kapitalizohet ne Depoziten e klientit ne daten e fundit te çdo muaji.

Mundesi Depozitimi dhe Terheqje
Klienti mund te depozitoje dhe te terheq nje pjese te vleres se depozituar ose te gjithe vleren e depozituar duke respektuar balancen minimale te kerkuar.
Terheqjet nga Depozita e Kursimeve per Bizneset mund te behet vetem nepermjet urdherit te transfertes dhe jo por jo terheqje cash.

Asnje limit ne numer dhe volum nuk do te aplikohet per terheqjet ose depozitimet ne deget e RBAL.

Pagesa periodike nga Llogaria Rrjedhese

Pagesa Periodike mund te kryhet nga Llogaria Rrjedhese ne Depoziten e Kursimeve per Bizneset, keshtu qe klienti mund te shtoje depoziten e tij pa ardhur ne dege.

Siguri

Depozita ne Raffeisen Bank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimi te Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

2. Depozita me Afat

Raiffeisen Bank ofron Depozita me Afat me norma interesi nga më të favorshmet në tregun bankar në Shqipëri në monedhen vendase dhe valutat kryesore ndërkombëtare.
Depozitat me Afat  mund të jenë një mundësi interesante për bizneset per investime afatshkurta dhe afatmesme meqenëse ne ofrojmë norma interesi shumë tërheqëse për to.

3. Llogari Escrow

Nje llogari e sigurt, ne emer te huamarresit per te paguar detyrime te letrave me vlere nepermjet parave te depozituara ne banke (palet e treta neutrale – agjentet escrow) ku parate do te shperndahen nepermjet permbushjes se kushteve, sic percaktohen ne nje marreveshje te shkruar.

3. Pagesat


Transfertat Bankare

Zgjedhja me e mire per nje sherbim te shpejte.Tashme me Raiffeisen Bank ju keni akoma me shume mundesi per te derguar dhe marre parate tuaja Brenda dhe Jashte vendit. Nje rrjet i gjere dhe i shtrire ne gjithe Shqiperine si edhe nje numer shume i madh bankash korrespondente ne te gjithe boten ju krijon lehtesi dhe siguri per transfertat tuaja bankare.

Ne Raiffeisen Bank do te gjeni lehtesi ne veprimet tuaja, nje staf te kualifikuar dhe konfidencialitet per te gjitha transaksionet tuaja bankare.

Transferta Nderkombetare te Parase

Raiffeisen Bank duke qene anetare e rrjetit te SWIFT mund te kryeje Transferta Nderkombetare te Parase shume te shpejta duke bere te mundur qe fondet te arrijne tek perfituesi maksimumi brenda 3 ditesh pune, pavaresisht se nga dhe ku dergohen fondet. Kodi i SWIFT eshte SGSBALTX.

a) Transferta Nderkombetare Parash ne nisje

Ju mund te dergoni Transferta Nderkombetare Parash prej te gjithave degeve dhe agjencive tona.Nese do te deshironi te kryeni Transferta Nderkombetare Parash, sillni me vete kur te na kontaktoni ne informacionin e meposhtem:

  • Emrin dhe adresen e plote te perfituesit.
  • Emrin dhe kodin e SWIFT-it te bankes se perfituesit.
  • Numrin e llogarise se perfituesit ne banken e perfituesit (IBAN nese eshte e aplikueshme).
  • Qellimi i pageses.

b) Transferta Nderkombetare Parash ne mberritje
Ju mund te merrni Transferta Nderkombetare Parash ne deget dhe agjencite tona.
Ju lutemi pajisni me informacionin e meposhtem kompanite apo personat qe do te donin t’ju dergonin juve nje Transferte Nderkombetare Parash:

  • Banka e perfituesit: Raiffeisen Bank (Albania, Tirana, Kodi i SWIFT: SGSBALTX).
  • Llogaria e perfituesit: Numri i llogarise suaj ne Raiffeisen Bank (Shqiperi).
  • Emri i perfituesit: Emri juaj apo i kompanise suaj ashtu sic eshte regjistruar ne Raiffeisen Bank (Shqiperi).

 Transferta Kombetare te Parase
Ne jemi te lidhur me Banken e Shqiperise gje qe na mundeson kryerjen e transfertave kombetare per dhe nga perfituesit qe kane nje llogari ne nje banke ne Shqiperi.