Skip to main content

Bizneset SE: Shërbimet dhe produktet bankare

Llogaria rrjedhëse

Llogaria Rrjedhëse është një llogari në të cilën regjistrohen veprimet e klientit në mënyrë të vazhdueshme dhe kronologjike. Klienti mund të derdhë, të tërheqë dhe të transferojë nga llogaria e tij rrjedhëse në çdo moment. Raiffeisen Bank përmes llogarisë rrjedhëse u ofron Bizneseve të Mesme një vend të sigurt për të mbajtur paratë e tyre në valutat kryesore: LEK, EURO, USD, GBP, CHF.

Depozita e Kursimit

Depozita e Kursimit për Biznesin ju ofron lehtësi dhe mundësi për të tërhequr paratë tuaja kur ju nevojiten pa u shqetësuar rreth humbjes së interesit të akumuluara. Sa më e gjatë koha e qëndrimit të parave tuaja në këtë depozitë aq me i lartë interesi i akumuluar. Ju mund të depozitoni në monedhat: LEK, EUR, USD, BGP. Norma të ndryshme interesi aplikohen.

Siguria

Depozita në Raffeisen Bank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al, sipas dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

Llogaria Escrow

Një llogari e sigurt, në emër të huamarrësit për të paguar detyrime të letrave me vlerë nëpërmjet parave të depozituara në bankë (palet e treta neutrale – agjentët escrow) ku paratë do të shpërndahen nëpërmjet përmbushjes së kushteve, siç përcaktohen në një marrëveshje të shkruar.

Zgjedhja më e mirë për një shërbim të shpejtë dhe të besueshëm. Të dërgosh dhe të marrësh fonde nuk ka qenë kurrë më e leverdisshme ose eficiente se me Raiffeisen Bank, qoftë me transfert brenda Shqipërisë apo nëpër botë. Rrjeti më i gjerë në Shqipëri dhe numri më i madh i bankave korrespondente globalisht, e bën më të lehtë dhe më të sigurtë për transfertat tuaja bankare.Në Raiffeisen Bank do të gjeni gjithmonë lehtësi për operacionet tuaja, një staf të kualifikuar dhe konfidencialitet për të gjitha transaksionet tuaja bankare.

Transferta Ndërkombëtare e Parave

Të qenit anëtar i rrjetit SWIFT i jep mundësinë Raiffeisen të ekzekutojë transferta ndërkombëtare të parave në mënyrë aq të shpejtë sa fondet arrijnë te përfituesi brenda afatit maksimal prej tre ditëve pune pavarësisht nga ku apo drejt cilit vend dërgohen fondet. Kodi ynë SWIFT është SGSBALTX.

a) Të dërgosh para jashtë kufijve
Ju mund të dërgoni para jashtë kufijve nga çdo degë ose agjenci jona.Nëse do të doni të bëni një transfertë jashtë kufijve, merrni informacionin e mëposhtëm para se të na vizitoni:

  • Emrin dhe adresën e plotë të përfituesit
  • Emrin dhe kodin SWIFT të bankës përfituese
  • Numrin e llogarisë së përfituesit (nëse është e aplikueshme IBAN-in) qëllimin e pagesës.  

b) Të marrësh para nga jashtë kufijve

  • Ti mund të marrësh para të sjella nga jashtë kufijve nëpërmjet transfertave ndërkombëtare në çdo degë ose agjenci tonën. Lutemi të pajisni me informacionin e mëposhtëm kompaninë ose personin që do ju dërgojë fondet: 
  • Banka Përfituese: Raiffeisen Bank (Albania, Tirana, SWIFT code: SGSBALTX.
  • Llogaria e Përfituesit: Llogaria juaj në Raiffeisen Bank
  • Emri i Përfituesit: Emri juaj ose kompanisë suaj si është i regjistruar në Raiffeisen Bank. 

Transferta brenda kufijve

Ne jemi të lidhur me Bankën Qendrore të Shqipërisë. Kjon a mundëson të ekzekutojmë pagesa të brendshme, që janë pagesa nga dhe drejt një përfituesi që zotëron llogari në një bankë brenda vendit. Për më shumë informacion lutemi kontaktoni Oficerin e Marrëdhënieve me klientin në degën më të afërt.