Skip to main content

Udhëzim mbi aktivizimin e përdoruesit në platformën Digjitale të Raiffeisen Bank

Paraprakisht, një klient i Bankës Raiffeisen që dëshiron të përdorë shërbimet e pagesave nga platforma e një TPP-je (ang. Third Party Provider - Ofruesi i palës së tretë), si ofrues të autorizuar për të qenë pjesë e shërbimeve të hapura bankare, duhet të plotësojë këto kushte:

Të ketë të aktivizuar dhe të jetë përdorues në platformën Digjitale: Raiffeisen ON mobile duke shkarkuar përkatësisht në:

Për të aktivizuar aplikacionin mobile, referojuni videos ilustruese:

Të jetë i regjistruar në platformën e autentikimit Digi-Hub të Raiffeisen Bank, e cila do të përdoret si element sigurie nga klienti në procesin e dhënies së pëlqimit të përdorimit të llogarive bankare, si edhe për kryerjen e pagesave nga platforma e TPP.

Si do të funksionojë procesi i dhënies së pëlqimit për llogaritë Raiffeisen Bank nga klienti në platformën TPP?

Pasi të keni hapur aplikacionin e TPP, dhe kur klienti ka vendosur të përdorë llogaritë që ka pranë Raiffeisen Bank për këtë platformë të bankingut të hapur që ofrohet nga TPP, fillimisht atij do t'i duhet të hyjë në platformën e Digi-Hub të Raiffeisen Bank si në pamje:

Hyrja në Digi-Hub do të duhet të autorizohet nga një kod njëpërdorimesh nga Raiffeisen ON mobile:

Më pas, atij do t'i duhet të përzgjedhë llogaritë dhe të autorizojë pëlqimin e përdorimit të llogarive për këtë shërbim:

Autorizimin e llogarive, klienti duhet ta bëjë nëpërmjet autorizimit të kodit njëpërdorimesh që gjeneron nga Raiffeisen ON mobile të cilën e vendos si më poshtë:

Si do të funksionojë procesi i kryerjes së pagesave nga llogaria Raiffeisen Bank nga klienti në platformën e TPP për bankingun e hapur?

Për të kryer pagesat nëpërmjet platformës së TPP nga llogaritë e Raiffeisen Bank në platformën e bankingut të hapur, klientit do t'i duhet të:

• Vendos detajet e pagesës në platformën e TPP dhe të konfirmojë si në pamje:

• Vendos kredencialet në platformën e Digi-Hub të Raiffeisen Bank:

• Hyrja në Digi-Hub do të duhet të autorizohet nga një kod njëpërdorimesh nga Raiffeisen ON mobile:

• Autorizo pagesën e iniciuar nga platforma e TPP nëpërmjet kodit njëpërdorimesh të gjeneruar nga Raiffeisen ON mobile si në pamje:

Informacione shtesë në lidhje me hyrjen në platformën Digi-Hub të Raiffeisen Bank:

Nëse klienti nuk mban mend kredencialet e platformës Digi-Hub, mund të krijojë një fjalëkalim të ri, ose të regjistrohet nëse nuk zotëron kredenciale për këtë platformë, duke zgjedhur opsionin “Forgot your password” ose “Sign up now” si në pamje dhe duke ndjekur procesin e vendosjes së të dhënave dhe konfirmimit të tyre me sukses.

Si mund të gjenerohet një kod njëpërdorimesh nga Raiffeisen ON mobile?

Fillimisht, sigurohuni që të keni hyrje të suksesshme me PIN ose të dhëna biometrike në Raiffeisen ON mobile.

Më pas, ndiqni hapat mëposhtë për të gjeneruar një kod njëpërdorimesh nga aplikacioni Raiffeisen ON Mobile:

  • Hapi i Parë: Klikoni "Siguria" në menunë e aplikacionit.
  • Hapi i Dytë: Klikoni opsionin "Gjenero Kod".
  • Hapi i Tretë: Vendosni PIN-in e hyrjes në Raiffeisen ON Mobile.
  • Hapi i Katërt: Në ekran do t’ju shfaqet kodi njëpërdorimesh për një kohë të caktuar, pasi vlefshmëria e tij është e limituar në kohë.

Ky kod njëpërdorimesh i gjeneruar nga Raiffeisen ON mobile do të përdoret gjatë autorizimeve të kërkuara më lart.