Faqet më të vizituara
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Se fundmi, nepermjet ATM-ve te Raiffeisen Bank, Ju mund te kryeni edhe depozitime parash pervec terheqjeve qe keni kryer deri tani.
Per te kryer keto depozitime ne ATM-te e Raiffeisen Bank, ju duhet te keni nje produkt karte debiti ose karte krediti nga Raiffeisen Bank.
Ne ATM-te e Raiffeisen Bank, qe ofrojne funksionin e depozitimit te parave, Ju mund te kryeni 2 lloje depozitimesh:
1. Depozitim parash nepermjet kartes suaj te debitit Visa dhe Mastercard te leshuar nga Raiffeisen Bank:
2. Depozitim parash ne llogarine e kartes se kreditit Mastercard nga Raiffeisen Bank
Te gjitha levizjet kreditore ne favor te llogarise se kartes se kreditit gjate muajit perkates, reflektohen ne fund te ciklit mujor, duket ulur detyrimin dhe interesat respektive te aplikuara.
Për më shumë informacion rreth ATM-ve që ofrojnë shërbimin e depozitimit në LEK/EUR klikoni me poshte:
Kur eshte e disponueshme sasia e parave te depozituara ne ATM?
Çfare hapash duhet te ndjek per te kryer depozitimin ne ATM?
Mjafton te vendosni karten tuaj te debitit/kreditit ne ATM dhe te vendosni kodin PIN ne menyre qe te identifikoheni, pastaj duke ndjekur udhezimet ne ekranin e ATM-se, ju mund te kryeni depozitimin e shumes se kerkuar.
Per te kryer depozitime cash ne ATM-te e Raiffeisen Bank me karten e debitit Visa Electron ose me karten e kreditit duhet te respektohet monedha e llogarise me te cilen eshte lidhur karta.
Kartat ne monedhen Lek pranojne depozitime vetem ne monedhen Lek, ndersa kartat ne monedhen EUR pranojne depozitime vetem ne EUR.
Kartemonedhat e pranuara per te depozituar prane ATM-ve te Raiffeisen Bank
Ju mund te depozitoni ne dy monedha prane ATM-ve te Raiffeisen Bank, Leke dhe Euro. Nepermjet logove te dukshme, Ju mund te dalloni monedhen ne te cilen ofron transaksione cdo ATM e Raiffeisen Bank.
Kartemonedhat qe pranohen ne ATM / leke jane: 500 leke, 1.000 Leke, 2.000 Leke dhe 5.000 Leke
Kartemonedhat qe pranohen ne ATM/ Euro jane: 5 Euro, 10 Euro, 20 Euro, 50 Euro, 100 Euro dhe 200 Euro.
Kartemonedhat duhet te vendosen ne pozicionin gjatesor horizontal, se bashku dhe pa qene e nevojshme renditja. Numri maksimal i kartemonedhave per nje depozitim eshte 90.
Limitet per depozitim ne ATM per klientet Individe me karte debiti dhe krediti jane:
Limit ditor: 500,000 Leke / 5,000 Euro
Limit javor: 1,500,000 Leke / 15,000 Euro
Limit mujor: 3,000,000 Leke / 30,000 Euro
Limitet per depozitim ne ATM per klientet biznes me karte debiti dhe krediti jane:
Limit ditor: 500,000 Leke / 5,000 Euro
Limit javor: 2,000,000 Leke / 20,000 Euro
Limit mujor: 3,500,000 Leke / 35,000 Euro
Kujdesuni qe te depozitoni kartemonedha te rregullta dhe te pa demtuara.
Çdo kartemonedhe e falsifikuar do te mbahet nga ATM, mesazhi perkates shfaqet ne ekranin e ATM-se. Kartemonedhat e dyshuara si te falsifikuara mbahen nga ATM per investigime te metejshme.
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu