Faqet më të vizituara
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Paradhënia bankare i jep mundësinë klientëve të kenë para në çdo kohë në llogarinë e tyre rrjedhëse sa herë do t’ju nevojiten. Në dallim nga kreditë e zakonshme, ju nuk keni nevojë ta shlyeni atë me këste fikse mujore.
Ajo përfitohet pasi paga juaj fillon të kreditohet në llogarinë tuaj pranë Raiffeisen Bank Sh.a.
Ky shërbim ofrohet edhe për klientet të cilët janë zotërues të një Depozite me Afat në Raiffeisen Bank.
Paradhënia bankare ofrohet sipas monedhës me të cilën ju kreditohet paga në llogarinë tuaj bankare pranë Raiffeisen Bank.
Afati i paradhënies bankare mbi pagën do të jetë sipas kërkesës suaj gjatë aplikimit në degë dhe për aq kohë sa paga juaj do të vazhdojë të kalojë në llogarinë tuaj rrjedhëse pranë Raiffeisen Bank, por jo më shumë se 60 vjeç ( për femrat )/ 65 vjeç ( për meshkujt).
Kushtet për të përfituar Kredi Kufi (Overdraft) janë të publikuara në faqen tone zyrtare në internet, por dokumentacioni bazë i kërkuar është një dokument i vlefshëm identifikimi (ID) .
Për aplikimin e Kredisë Kufi (Overdraft) nuk kërkohet ndonjë garantor.
Fondet e Kredisë Kufi (Overdraft) janë të disponueshme në llogari brenda 24 orëve nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
Nëse ju e firmosni kontratën, por vendosni mos ta përdorni Paradhënien, ju nuk paguani interes. Interesi do te aplikohet vetem kur e përdorni limitin e Kredisë Kufi mbi pagën.
Interesi llogaritet çdo ditë, mbi tepricën debitore të llogarisë rrjedhëse, duke filluar nga dita e parë e përdorimit të Kredisë Kufi. Interesi është i ndryshueshëm në baza ditore, sipas ndryshimit të Interesit të Bonove të Thesarit 12-mujore.
Shëmbull:
Llogaritja e interesit të shumës së mbartur nga kredimarresi është sa më poshtë:
Shuma e përdorur 50,000 Lekë
Periudha 1 ditë
Norma baze e Interesit 1.78 %
Norma e interesit Spread 10.4 %
Baze vjetore 365 ditë (1 vit )
Interesi Standart per t’u paguar 50,000*12.18%*1/365 = 16.69 Lekë
Interesi paguhet në fillim të çdo muaji pasardhës.
Kredia Kufi (Overdraft) mund të shlyhet në cdo kohë dhe pa kosto shtesë për klientin, mjafton që ju të bëni kreditimet e shumës së përdorur në llogarinë rrjedhëse.
Ju duhet te kryeni shlyerjen e plote te shumes se perdorur nga limiti i Kredisë Kufi mbi pagën, perpara skadimit te saj, pasi vonesa ne shlyerjen e saj, mund te ndikoje ne historikun tuaj te kredise.
Jo, nuk rinovohet automatikisht. Më shumë informacion mbi proçesin mund të merret duke u paraqitur pranë çdo dege të Raiffeisen Bank
Kthimi i Kredisë Kufi (Overdraft) në formë kredie me këste vlerësohet si një situatë pamjaftueshmërie financiare duke u konsideruar si ristrukturim. Më shumë informacion mbi këtë proçes mund të merret duke u paraqitur pranë çdo dege të Raiffeisen Bank Sh.a.
Më shumë informacion për shumën e përdorur të Kredisë Kufi (Overdarft), si dhe të interesave të aplikuara nga përdorimi i saj mund të merret:
- duke u paraqitur pranë çdo dege të Raiffeisen Bank dhe aty të pajiseni me një nxjerrje të levizjeve në llogari për Kredinë Kufi;
- nëpërmjet platformës Raiffeisen ON, ku mund të monitoroni në çdo moment, 24/7, llogarinë rrjedhëse dhe Kredinë Kufi (Overdraft).
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu