Para atëherë kur ju nevojiten më shumë!

Paradhënia bankare i jep mundësinë Klientëve të kenë para në çdo kohë në llogarinë e tyre rrjedhëse sa herë do t’ju nevojiten.

Perfitimet

Kush përfiton Paradhënie Bankare?

  • Individë që marrin pagën në Raiffeisen Bank.
  • Zotërues të një Depozite me Afat në Raiffeisen Bank.

Përfitime

1.Fleksibilitet në shlyerjen e saj.
2. Aprovimi bëhet brenda 24 orëve.
3. Paradhënia bankare përfitohet në të njëjtën monedhë me pagën ose me depozitën.
4. Norma interesi konkurruese*.
5. Dokumenta minimale.

*Në rastet kur Norma Bazë e interesit ka vlerë negative, banka në kalkulimin e interesit do ta konsiderojë me vlerë 0.

Kushte

- Paradhënia Bankare mund të shlyhet dhe mund të mbyllet në çdo kohë.
- Mund të merret për këto monedha: Lek, EUR, USD.
- Klienti mund të kontrollojë Paradhënien Bankare dhe llogarinë e tij rrjedhëse veçmas dhe në çdo kohë.
- Paradhënie Bankare për zotëruesit e një depozite me afat duke përfituar interesin pa e thyer atë.

Per me shume informacion kontaktoni me Bankierin Personal ne Degen me te afert ose telefononin ne numrin 04 2 381381