Të ardhurat fikse

Risk i ulët
Letrat me vlerë të qeverisë konsiderohen si investimet me riskun më të ulët.

Maturimet sipas zgjedhjes suaj
Raiffeisen Bank ju ofron mundesinë të investoni në letra me vlerë të qeverisë me maturime të ndryshme dhe me interesa relativisht të larta krahasuar me tregun në përgjithësi.

Likuiditet i menjëhershëm
Banka jonë ka liçensën e tregut sekondar. Në rastin e shitjes së letrave me vlerë nga ana e klientit ne e blejmë direkte në treg sekondar dhe me çmime mjaft konkuruese krahasuar me tregun sekondar të letrave me vlerë.

Mundësia për të marrë pjesë direkte në tregun primar të letrave me vlerë.
Banka Raiffeisen ofron shërbimin e kujdestarisë për klientët e saj të cilët duan të marrin pjesë direkte në tregun primar të ankandeve të bonove dhe obligacioneve të thesarit. Për ankandet e reja ju mund të kontrolloni faqet përkatëse të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë

Veçoritë e produktit

Bonot e Thesarit jane letra me vlere te borxhit te emetuara nga Qeveria e Republikes se Shqiperise. Bonot e Thesarit jane letra me vlere afatshkurter me afat maturimi deri ne 1 vit. Aktualisht ne Shqiperi emetohen Bono Thesari me afati maturimit 3, 6 dhe 12 mujore.

Bonot e Thesarit emetohen ne forme regjistri ne llogari, qe do te thote se nuk kane nje forme fizike, por investitorit i jepet nje vertetim pronesie, apo vertetim per transaksionin qe ben me to. Regjistri i pronesise se bonove te Thesarit per individet mbahet prane Bankes se Shqiperise, apo nje Banke tjeter te licensuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare (AMF) per kete qellim. Banka Raiffeisen eshte e licensuar nga AMF.

Faqet më të vizituara