Raiffeisen Bank ofron sherbimin e transfertave bankare per klientet e saj te cilat janë metoda të thjeshta, të sigurta dhe të shpejta për transferimin e fondeve në llogaritë brënda dhe jashtë Raiffeisen Bank.

1. Transfertat brenda bankës


Klientët e bankës kanë mundësinë që të transferojnë fondet e tyre duke u paraqitur në degë ose nëpërmjet platformës digitale “Raiffeisen ON”
Klientët e bankës kanë mundësinë të kryejnë:

  • Transferta nëpermjet llogarive të tyre
  • Transferta kundrejt klientëve të tjere të bankës – Individ, Biznese ose Institucione Qëveritare
  • Transferta për pagesën e faturave utilitare – nëpërmjet plaformës digitale “Raiffeisen ON” ose në degët e bankës
  • Transferta Automatike për pagesën e faturave utilitare
  • Transferta Periodike
  • Ceqë

1. Transferta nëpermjet llogarive të klientit

Cdo klient i bankës ka mundësi të transferoj fondet e tij nëpërmjet llogarive të tij rrjedhëse në të njëjten monedhe ose monedha të ndryshme. Gjithashtu mund të transferojne pagesën minimale mujore te kartes së kreditit. Keto transferta mund te kryhen në platformen digitale “Raiffeisen ON” ose në degë. Ne degët e bankës klientët mund të kyrejne edhe depozitime cash në llogarite e tyre.

2. Transferta kundrejt klienteve te tjere te bankës – Individ, Biznese ose Institucione Qëveritare

Cdo klienti i bankës ka mundesinë e trasnferimit të fondeve nga llogarite e tij në llogaritë e klienteve te tjere te bankës. Perfituesit e fondeve mund te jene individ, biznese, kompani utilitare ose institucione qëveritare (psh:Thesari i Shtetit ose Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve). Keto transferta mund te kryhen ne platformen digitale “Raiffeisen ON” ose ne degë. Ne degë ju jepet mundesia që transferimi i fondeve te kryhet nepermjet depozitimit Cash tek arka ose trasnferte bankare.

3.Transferta per pagesen faturave utilitare – Platforma digitale “Raiffeisen ON” ose ne degë

Banka jep mundesinë për individë dhe biznese që të kryejne pagesën e faturave mujore  nepermjet platformës digital “Raiffeisen ON” ose në degët e saj.
Pagesa e faturës mujore mund te kryhet:

  • Duke depozituar cash tek arkëtari i degës
  • Me transferte bankare nga llogaria e klientit – Raiffeisen On ose në degët e bankës

Pagesa e faturave mujore, kryhet duke perdorur metodat më të avancuara automatike dhe të sigurta per pagesën e detyrimit mujor.

4. Transferta Automatike për pagesën e faturave utilitare

Banka ju jep mundësinë e pagesës së faturave të shërbimeve utilitare në mënyre automatike. Klientet e bankës autorizojne bankën për të kryer cdo muaj pagesën automatike të faturave. Ne këtë mënyre, banka kujdeset cdo muaj per pagesen e faturave. Klientët kanë mundësine që te shmangin pritjen ne rradhe për pagesën e faturave në ambientet e kompanive utilitare.
Për të përfituar shërbimin e pagesave automatike të faturave mujore, duhet te kryeni rregjistrimin duke paraqitur dokumentat e meposhtme ne degë:

  • Libreza ose kontrata e utilitetit
  • Një kopje e faturës së fundit
  • Një dokument identifikimi

Shërbimet utilitare për te cilat ofrohet pagesa e faturave ne degë ose në mënyre automatike jane:

  • OSHEE
  • VODAFONE
  • TELEKOM ALBANIA
  • ALBTELEKOM
  • EAGLE MOBILE
  • DIGITALB
  • ABCOM
  • PLUS COMMUNICATION
  • UJESJELLESI

2.Transferta Periodike

Ky shërbim mundëson kalimin automatik të një shume fikse në mënyrë periodike nga llogaria rrjedhëse në një llogari tjetër brenda ose jashte bankës.
Përfitimet

  • Klientet e bankës mund të kryejne një pagesë nga llogaria e tyre rrjedhëse në një tjetër llogari rrjedhëse për të shlyer detyrime të ndryshme si: qëra apartamenti, abonime etj, brenda dhe jashtë vendit.
  • Klientet mund të përdorin këtë shërbim si një alternative komode kursimi duke transferuar periodikisht para në llogarite e tyre te depozitave ose ne llogarite e fondit te investimit.

Për të përfituar nga ky shërbim, plotësoni formularin e autorizimit duke zgjedhur:

  • Frekuencën e pagesës
  • Llogarinë përfituese
  • Shumën e pagesës

Ceqë

Raiffeisen Bank pranon për arkëtim lloje të ndryshme çeqësh në monedhë vendase apo të huaj.
Në rrjetin e bankës sonë nuk pranohen për arkëtim çeqë të lëshuara jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat kanë të specifikuar përdorimin vetëm brenda territorit të shtetit lëshues.

Perse te zgjidhni Raiffeisen Bank:

  • Ne jemi Banka më e madhe në Shqipëri, me numrin dhe shtrirjen më të gjëre te degëve.
  • Ju ofrojmë tarifa konkuruese
  • Ju ofrojmë mundësi të shumta për transferimin e parave tuaja
  • Ju ofrojmë shërbim të shpejt dhe professional
  • Ju ofrojmë siguri dhe transparence
  • Fondet shkojne ne destinacion brënda ditës

Për komisionet e shërbimit, ju lutem shikoni kushtet e punës të publikuara ne faqen e internetit ose në degë.

2. Transfertat jashte bankës


Raiffeisen Bank është banka me shtrirjen më të madhe në Shqipëri dhe mjaft e perhapur ne Europe. Klientet e bankës kanë mundësine të transferojne fondet e tyre me perfitues te cilët kanë llogari në banka të tjera brënda dhe jashtë Shqipërisë. Këto transferta mund të kryhen me anë të platformës digitale “Raiffeisen ON” ose duke u paraqitur ne degë.
Llojet e transfertave jashte bankës:

  • Transferta me perfitues në cdo bankë te botes
  • Transferta me perfitues në Raiffeisen Kosove
  • Transferta me perfitues në bankat e grupt Raiffeisen
  • MoneyGram

1. Transferta me përfitues ne cdo bankë të botës

Nëse kryeni një Transfertë me perfitues jashte bankës, ju do të përfitoni nga avantazhet e saj:

  • Komisionet që do të paguani jane të favorshme dhe konkuruese.
  • Afati që paratë mbërrijnë në destinacion: Brenda 0-3 ditë pune ne LEK dhe brenda 2 – 3 ditë pune ne monedhe te huaj.

Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm që dërguesi i fondeve duhet të paraqësë në bankë për të kryer një transfertë jashte bankës:

  • Emrin, Mbiemrin dhe dokument identifikimi (i vlefshëm) të dërguesit të parave
  • Numri i llogarisë nga do nisen paratë
  • Shuma e parave që do dergojë + komisionet (sipas kushtit se kush do ti paguajë ato *)
  • Emri, Mbiemri i përfituesit të parave
  • Adresa e saktë e përfituesit
  • Kodin IBAN i llogarisë së përfituesit
  • Banka e përfituesit dhe kodi SWIFT i saj
  • Qëllimin e pagesës dhe dokuemnta justifikues sipas rregullores se Bankës se Shqiperise.

* Opsionet për pagesën e komisioneve të transfertës janë:

  • OUR - Klienti dërgues paguan gjithë komisionet
  • SHA - Klienti dërgues paguan komisionet e bankës dërguese dhe korrispondente. Klienti përfitues paguan komisionet e bankës përfituese.
  • BEN - Klienti përfitues paguan të gjitha komisionet

2. Transferta me përfitues në Raiffeisen Kosove

Banka Raiffeisen Shqipëri ka një marrëveshje eksluzive me Raiffeisen Kosove për transfertat në EUR & USD.
Perfitimet

  • Afati që paratë mbërrijnë në llogarinë tuaj: Brenda 0-1 ditë pune.
  • Komisionet që do të paguani:
    • 10 EUR / 14 USD komision për çdo pagesë në nisje
    • 10 EUR / 14 USD komision për pagesat me kushtin OUR

3. Transferta me përfitues në grupin e bankave Raiffeisen

Ju mund të përfitoni nga kushtet preferenciale që Raiffeisen Bank ofron për të gjitha transfertat në nisje dhe në mbërritje midis Bankave të grupit Raiffeisen.
Përfitimet

  • Komisionet që do të paguani: 20% më pak se komisioni standart
  • Afati që fondet te mbërrijnë në llogarinë e perfituesit: Brenda 0-1 ditë pune.
  • Monedha e transfertës: EUR

4. MoneyGram

MoneyGram është një shërbim i shpejtë, i sigurt dhe i besueshëm për të dërguar dhe tërhequr para në mbarë botën brenda vetëm pak minutash. Shërbimi MoneyGram ofrohet në më shumë së 300.000 agjentë dhe rreth 200 shtete në mbarë botën.
Ju mund të dërgoni para me MoneyGram në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet degëve të Raiffeisen Bank.
Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të dërguar para nëpërmjet MoneyGram:

  • Dokument identifikimi i vlefshëm
  • Emri, Mbiemri i dërguesit
  • Numri i llogarisë nga do nisen paratë
  • Shuma e parave që do dërgohet + komisionet përkatese
  • Emri, Mbiemri i përfituesit të parave
  • Adresa e saktë e përfituesit
  • Monedha e mbërritjes së parave

Perse te zgjidhni Raiffeisen Bank:

  • Ne jemi Banka më e madhe në Shqipëri, me numrin dhe shtrirjen më të gjëre te degëve.
  • Ju ofrojmë tarifa konkuruese
  • Ju ofrojmë mundësi të shumta për transferimin e parave tuaja
  • Ju ofrojmë shërbim të shpejt dhe professional
  • Ju ofrojmë siguri dhe transparence

Për komisionet e shërbimit, ju lutem shikoni kushtet e punës të publikuara ne faqen e internetit ose në degë.

3. Transfertat hyrëse


LLogaria juaj në Raiffeisen Bank ju jep mundësinë të prisni transferta fondesh nga banka te tjera brenda dhe jashte Shqiperise. Këto transferta parash mund të jenë në Lek ose në monedhe të huaj.
Nëse prisni një transfertë në hyrese pranë bankës sonë, ju do të përfitoni nga avantazhet e saj:

  • Komisionet që do të paguani: Tepër të favorshme dhe konkuruese.
  • Afati që paratë mbërrijnë në llogarinë tuaj: Brenda 0-1 ditë pune (Lek) dhe brenda 2 – 3 ditë pune (monedhe te huaj).

Pajisni me informacionin e mëposhtëm kompanitë apo personat që do të donin t’ju dërgonin një transfertë të tillë:

  • Banka e përfituesit: Raiffeisen Bank Albania
  • Kodi i SWIFT te bankës së përfituesit: SGSBALTX
  • Kodi IBAN i llogarise ne Raiffeisen Bank ku deshironi te prisni fondet.
  • Emri dhe Mbiemri juaj ashtu si është e regjistruar ne Raiffeisen Bank

Transferta hyrese nga Raffeisen Kosove

Banka Raiffeisen Shqipëri ka një marrëveshje eksluzive me Raiffeisen Kosove për transfertat në EUR & USD.
Afati që paratë mbërrijnë në llogarinë tuaj: Brenda 0-1 ditë pune.
Komisionet që do të paguani: 10 EUR / 14 USD komision për çdo pagesë hyrese

Transferta hyrese nga banka te grupit Raiffeisen

Ju mund të përfitoni nga kushtet preferenciale që Raiffeisen Bank ofron për të gjitha transfertat hyrese nga banka të grupit Raiffeisen.

  • Komisionet që do të paguani: 20% më pak se komisioni standart
  • Afati që fondet te mbërrijnë në llogarinë: Brenda 0-1 ditë pune.
  • Monedha e transfertës: EUR
MoneyGram

MoneyGram është një shërbim i shpejtë, i sigurt dhe i besueshëm për të dërguar dhe tërhequr para në mbarë botën brenda vetëm pak minutash. Shërbimi MoneyGram ofrohet në më shumë së 300.000 agjentë dhe rreth 200 shtete në mbarë botën.
Ju mund të terhiqni para me MoneyGram në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet degëve të Raiffeisen Bank.
Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të marrë paratë e dërguara nga një klient nëpërmjet MoneyGram:

  • Numrin e Referencës
  • Emrin e dërguesit
  • Shumën e dërgesës
  • Dokumentin e identifikimit të përfituesit

Perse te zgjidhni Raiffeisen Bank:

  • Ne jemi Banka më e madhe në Shqipëri, me numrin dhe shtrirjen më të gjëre te degëve.
  • Ju ofrojmë tarifa konkuruese
  • Ju ofrojmë mundësi të shumta për transferimin e parave tuaja
  • Ju ofrojmë shërbim të shpejt dhe professional
  • Ju ofrojmë siguri dhe transparence

Për komisionet e shërbimit, ju lutem shikoni kushtet e punës të publikuara ne faqen e internetit ose në degë.

Faqet më të vizituara