Faqet më të vizituara
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Raiffeisen Bank ofron sherbimin e transfertave bankare per klientet e saj te cilat janë metoda të thjeshta, të sigurta dhe të shpejta për transferimin e fondeve në llogaritë brënda dhe jashtë Raiffeisen Bank.
Klientët e bankës kanë mundësinë që të transferojnë fondet e tyre duke u paraqitur në degë ose nëpërmjet platformës digitale “Raiffeisen ON”
Klientët e bankës kanë mundësinë të kryejnë:
1. Transferta nëpermjet llogarive të klientit
Cdo klient i bankës ka mundësi të transferoj fondet e tij nëpërmjet llogarive të tij rrjedhëse në të njëjten monedhe ose monedha të ndryshme. Gjithashtu mund të transferojne pagesën minimale mujore te kartes së kreditit. Keto transferta mund te kryhen në platformen digitale “Raiffeisen ON” ose në degë. Ne degët e bankës klientët mund të kyrejne edhe depozitime cash në llogarite e tyre.
2. Transferta kundrejt klienteve te tjere te bankës – Individ, Biznese ose Institucione Qëveritare
Cdo klienti i bankës ka mundesinë e trasnferimit të fondeve nga llogarite e tij në llogaritë e klienteve te tjere te bankës. Perfituesit e fondeve mund te jene individ, biznese, kompani utilitare ose institucione qëveritare (psh:Thesari i Shtetit ose Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve). Keto transferta mund te kryhen ne platformen digitale “Raiffeisen ON” ose ne degë. Ne degë ju jepet mundesia që transferimi i fondeve te kryhet nepermjet depozitimit Cash tek arka ose trasnferte bankare.
3.Transferta per pagesen faturave utilitare – Platforma digitale “Raiffeisen ON” ose ne degë
Banka jep mundesinë për individë dhe biznese që të kryejne pagesën e faturave mujore nepermjet platformës digital “Raiffeisen ON” ose në degët e saj.
Pagesa e faturës mujore mund te kryhet:
Pagesa e faturave mujore, kryhet duke perdorur metodat më të avancuara automatike dhe të sigurta per pagesën e detyrimit mujor.
4. Transferta Automatike për pagesën e faturave utilitare
Banka ju jep mundësinë e pagesës së faturave të shërbimeve utilitare në mënyre automatike. Klientet e bankës autorizojne bankën për të kryer cdo muaj pagesën automatike të faturave. Ne këtë mënyre, banka kujdeset cdo muaj per pagesen e faturave. Klientët kanë mundësine që te shmangin pritjen ne rradhe për pagesën e faturave në ambientet e kompanive utilitare.
Për të përfituar shërbimin e pagesave automatike të faturave mujore, duhet te kryeni rregjistrimin duke paraqitur dokumentat e meposhtme ne degë:
Shërbimet utilitare për te cilat ofrohet pagesa e faturave ne degë ose në mënyre automatike jane:
2.Transferta Periodike
Ky shërbim mundëson kalimin automatik të një shume fikse në mënyrë periodike nga llogaria rrjedhëse në një llogari tjetër brenda ose jashte bankës.
Përfitimet
Për të përfituar nga ky shërbim, plotësoni formularin e autorizimit duke zgjedhur:
Ceqë
Raiffeisen Bank pranon për arkëtim lloje të ndryshme çeqësh në monedhë vendase apo të huaj.
Në rrjetin e bankës sonë nuk pranohen për arkëtim çeqë të lëshuara jashtë territorit të Shqipërisë, të cilat kanë të specifikuar përdorimin vetëm brenda territorit të shtetit lëshues.
Perse te zgjidhni Raiffeisen Bank:
Për komisionet e shërbimit, ju lutem shikoni kushtet e punës të publikuara ne faqen e internetit ose në degë.
Raiffeisen Bank është banka me shtrirjen më të madhe në Shqipëri dhe mjaft e perhapur ne Europe. Klientet e bankës kanë mundësine të transferojne fondet e tyre me perfitues te cilët kanë llogari në banka të tjera brënda dhe jashtë Shqipërisë. Këto transferta mund të kryhen me anë të platformës digitale “Raiffeisen ON” ose duke u paraqitur ne degë.
Llojet e transfertave jashte bankës:
1. Transferta me përfitues ne cdo bankë të botës
Nëse kryeni një Transfertë me perfitues jashte bankës, ju do të përfitoni nga avantazhet e saj:
Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm që dërguesi i fondeve duhet të paraqësë në bankë për të kryer një transfertë jashte bankës:
* Opsionet për pagesën e komisioneve të transfertës janë:
2. Transferta me përfitues në Raiffeisen Kosove
Banka Raiffeisen Shqipëri ka një marrëveshje eksluzive me Raiffeisen Kosove për transfertat në EUR & USD.
Perfitimet
3. Transferta me përfitues në grupin e bankave Raiffeisen
Ju mund të përfitoni nga kushtet preferenciale që Raiffeisen Bank ofron për të gjitha transfertat në nisje dhe në mbërritje midis Bankave të grupit Raiffeisen.
Përfitimet
4. MoneyGram
MoneyGram është një shërbim i shpejtë, i sigurt dhe i besueshëm për të dërguar dhe tërhequr para në mbarë botën brenda vetëm pak minutash. Shërbimi MoneyGram ofrohet në më shumë së 300.000 agjentë dhe rreth 200 shtete në mbarë botën.
Ju mund të dërgoni para me MoneyGram në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet degëve të Raiffeisen Bank.
Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të dërguar para nëpërmjet MoneyGram:
Perse te zgjidhni Raiffeisen Bank:
Për komisionet e shërbimit, ju lutem shikoni kushtet e punës të publikuara ne faqen e internetit ose në degë.
LLogaria juaj në Raiffeisen Bank ju jep mundësinë të prisni transferta fondesh nga banka te tjera brenda dhe jashte Shqiperise. Këto transferta parash mund të jenë në Lek ose në monedhe të huaj.
Nëse prisni një transfertë në hyrese pranë bankës sonë, ju do të përfitoni nga avantazhet e saj:
Pajisni me informacionin e mëposhtëm kompanitë apo personat që do të donin t’ju dërgonin një transfertë të tillë:
Transferta hyrese nga Raffeisen Kosove
Banka Raiffeisen Shqipëri ka një marrëveshje eksluzive me Raiffeisen Kosove për transfertat në EUR & USD.
Afati që paratë mbërrijnë në llogarinë tuaj: Brenda 0-1 ditë pune.
Komisionet që do të paguani: 10 EUR / 14 USD komision për çdo pagesë hyrese
Transferta hyrese nga banka te grupit Raiffeisen
Ju mund të përfitoni nga kushtet preferenciale që Raiffeisen Bank ofron për të gjitha transfertat hyrese nga banka të grupit Raiffeisen.
MoneyGram është një shërbim i shpejtë, i sigurt dhe i besueshëm për të dërguar dhe tërhequr para në mbarë botën brenda vetëm pak minutash. Shërbimi MoneyGram ofrohet në më shumë së 300.000 agjentë dhe rreth 200 shtete në mbarë botën.
Ju mund të terhiqni para me MoneyGram në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet degëve të Raiffeisen Bank.
Informacioni dhe dokumentat e nevojshëm për të marrë paratë e dërguara nga një klient nëpërmjet MoneyGram:
Perse te zgjidhni Raiffeisen Bank:
Për komisionet e shërbimit, ju lutem shikoni kushtet e punës të publikuara ne faqen e internetit ose në degë.
zbuloni më shumë rreth
shërbimeve dhe produkteve më të klikuara
Raiffeisen Bank
Si mund t’ju ndihmoj?
Kliko këtu