Elevator Lab: RBI paraqet projektet pilot të suksesshme dhe shpall raundin e dytë në 2018


23.2.2018

Vjenë,

• Bashkëpunimi me pjesëmarrësit do të vazhdojë

• Elevator Lab fillon raundin e dytë më 1 maj 2018

• Shtatë Bankat e rrjetit RBI do të fillojnë "Sfidat e Elevator Lab"

Pas kalimit të suksesshëm te fazes së aplikimit me 336 aplikime nga 56 vende, Raiffeisen Bank International (RBI) ka punuar intensivisht me pesë star-upet, duke filluar nga tetori 2017 si pjesë e programit fintech accelerator "Elevator Lab". Fokusi ishte në fushat e Big Data Analytics (Gauss Algorithmics), Dega e së Ardhmes (Moxtra), Pagesat dhe Transaksionet (SONECT), RegTech (360kompany) dhe SME Banking (Asteria). Gjatë fazës së provës së konceptit, pesë projektet pilot u zhvilluan dhe u testuan me sukses në Austri dhe në katër tregje në Evropën Qendrore dhe Lindore (CEE).

"Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm që filluam me Elevator Lab. Tani po kalojmë nga faza pilot në fazën e zbatimit dhe po planifikojmë qe këto inovacione ti vendosim në dispozicion të 16.5 milionë klientëve tanë në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore. Organizata jonë ka marrë përvojë të vlefshme nëpërmjet Elevator Lab, gjë që na ndihmon që sot të jemi pozicionuar në mënyrë ideale për biznesin bankar të së nesërmes ", tha Johann Strobl, drejtori ekzekutiv i RBI.

Elevator Lab fillon raundin e dytë më 1 maj 2018

Suksesi dhe zbulimet e Elevator Lab e bindën RBI-në se ishte vendimi i duhur për të hapur mundësitë e bashkëpunimit me start-upet. Për këtë arsye, Grupi i RBI do të fillojë një raund të dytë aplikimesh më 1 maj 2018. E reja e këtij raundi është që shtatë bankat e Rrjetit RBI, përkatësisht ato nga Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Kosova, Rumania, Rusia dhe Sllovakia, do të synojnë të targetojnë ekosistemet fintech në tregjet e tyre me “Sfidat e Elevator Lab". Përveç një seminari për start-upet gjatë një vizite në Elevator Lab në Vjenë, fituesit do të marrin edhe një "wild card" për gjysmëfinalet në nivel grupi të Elevator Lab dhe mundësinë për t'u ftuar në Vienë për finalen e TOP 15 në shtator 2018.***

Rreth RBI-së

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofronë sherbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.

Në total, ,më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.5 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI  është institucioni qëndror i bankave Raiffeisen në rajon dhe  institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion. 

Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) ,ose
Christof Danz (+43-1-71707-1930, christof.danz@rbinternational.com)
www.rbinternational.com | www.elevator-lab.com