RBI me fitim te konsoliduar prej 161 milion € (plus 2.5 perqind) ne tremujorin e pare te 2014


22.5.2014

  • Te ardhurat nga interesi neto rriten me 13.2 perqind nga viti ne vit ne  979 milion € ( Q1 2013 : 865 milion € )
  • Te ardhurat operative (pa perfshire humbjet dhe taksat bankare) praktikisht te qendrueshme ne 1,345 milione € ( Q1 2013 : 1,346 milion €)
  • Shpenzimet e pergjithshme administrative ulen me 4.2 perqind ne  755 milion € ( Q1 2013 : 788 milion €)
  • Provigjionet  neto per humbjet nga kredite e keqija jane rritur me 28.1 perqind ne 281 milion €, kryesisht per shkak te zhvleresimit te hryvnies Ukrainase ( Q1 2013 : 220 milion €  )
  • Fitimi para tatimit bie nga 4.3 perqind  ne 240 milion € ( Q1 2013 : 251 milion €)
  • Fitimi pas tatimit bie me 0.7 perqind per ne 173 milion € ( Q1 2013 : 174 milion €)
  • Raporti i kredive me probleme ulet me 0.1 pike perqindje ne 10.6 perqind ne krahasim me fundin e vitit 2013
  • Fitimet per aksion bien me 25 perqind ne 0,41 € ( Q1 2013 : € 0.55)

Te gjitha shifrat jane te bazuara ne standardet IFRS.

Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka gjeneruar nje fitim para tatimit prej 240 milion € ne tre muajt e pare te vitit 2014, nje renie prej 11 milion € ose 4.6 perqind kundrejt te njejtes periudhe krahasuese te vitit te kaluar. Kjo renie ishte per shkak, nga njera ane, te provigjioneve te larta per humbjet nga kredite e keqija ne Ukraine dhe Rusi per shkak te zhvleresimit te monedhes, dhe te nje ulje te dukshme ne te ardhurat neto tregtare (duke rezultuar gjithashtu ne nje mase te madhe vleresimi nga humbjet e pozicionit te kursit te kembimit ne Ukraine), ne anen tjeter. Shpenzimet e pergjithshme administrative u ulen me 4.2 perqind ne 755 milion €. Ndonese te ardhurat operative  mbeten praktikisht te qendrueshme nga viti ne vit, rezultati operativ u rrit me 5.8 perqind per ne 590 milion €.

""Pavaresisht  nje mjedisi shume te veshtire politik dhe ekonomik, ne ishim ne gjendje te mbanim te ardhurat tona te qendrueshme, duke reduktuar ndjeshem kostot duke arritur ne kete menyre nje rezultat operativ korrekt,"" tha Drejtori i Pergjithshem i RBI Karl Sevelda. Persa i perket biznesit ne Ukraine, Sevelda theksoi kapitalizimin e forte te Raiffeisen Bank Aval. Portofoli i kredise se korporatave prej 32 degeve te mbyllura ne Krime u transferuan ne Raiffeisenbank ne Rusi. Ne rajonet e Donetsk dhe Lugansk, situata eshte e paqarte dhe kerkon reagime te shpejta dhe fleksibel. ""Biznesi ne Rusi ishte relativisht normal, edhe pse zhvillimi ekonomik ka qene me i dobet se nje vit me pare, dhe per kete arsye ishte e nevojshme per te aplikuar standarte me te rrepta ne dhenien e kredive"", shtoi Sevelda. Ai konsideron si te pamundur nje ashpersim te konsiderueshme te sanksioneve, pasi keto do te kene ndikime te renda per BE-ne.

Ne ditet e fundit, RBI regjistroi nje zhvillim te kenaqshem sa i perket pjesemarrjes se kapitalit: ""Pas rritjes se suksesshem te kapitalit  ne tremujorin e pare te vitit 2014, RBI pret te marre miratimin nga Autoriteti i Tregut Financiar per shlyerjen e plote te kapitalit te pjesemarrjes ne te ardhmen e afert "", tha Sevelda. ""Si hap i pare, ne kemi ndermend te paguajme shumen totale ose te pakten nje pjese te konsiderueshme te kestit te mbajtur te shtetit. Autoriteti i Tregut Financiar na ka njoftuar se miratimi do te jepet menjehere, duke bere te mundur shlyerjen ne tre ose kater javet e ardhshme. ""

Te ardhurat operative te qendrueshme pavaresisht ambientit te veshtire

Ne tre muajt e pare te 2014, te ardhurat neto nga interesi u rriten 13 perqind, ose 114 milion €, ne 979 milion € nga viti ne vit. Ky zhvillim pozitiv kryesisht i atribuohet  ne menyre te konsiderueshme shpenzimeve te uleta te interesit per depozitat e klienteve, si edhe te ardhurave me te larta te interesit nga derivativet, kryesisht ne zyra qendrore te Grupit (deri ne 33 milion €).

Renia e shpenzimeve administrative pjeserisht per shkak te shpenzimeve me te uleta te stafit

Shpenzimet e pergjithshme administrative rane 33 milion € ne  755 milion €, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Kjo ulje ishte per shkak te shpenzimeve me te uleta te stafit, si dhe per te reduktuar zhvleresimin e aseteve te prekshme dhe te paprekshme. Raporti kosto / te ardhura u permiresua me 2.1 pike perqindje ne 56.1 perqind.

Komponenti me i madh ne shpenzimet e pergjithshme administrative ishin shpenzimet e stafit ne 52 perqind, te cilat jane ulur me 4 perqind, ose 16 million €, ne  390 milion €. Kjo renie ishte per shkak, nga njera ane, te vazhdimit te programit per reduktimin e kostove - me reduktimet me te medha ne Republiken Çeke dhe Poloni, dhe nga ana tjeter, te zhvleresimeve te rendesishme te monedhes ne Rusi dhe Ukraine.

Rritja ne provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija  kryesisht per shkak te krizes ne Ukraine

Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, provigjionet neto per humbjet nga kredite e keqija u rriten me 28 perqind, ose 62 milion €, duke arritur ne 281milion €. Ukraina ka postuar ne menyre te konsiderueshme provigjione neto te larta per humbjet nga kredite e keqija (deri 65 milion €), mbi te gjitha te lidhura me zhvleresimin e hryvinias dhe nevojen qe rezulton per provigjionet per te siguruar kredi te dollarit amerikan ne vlere prej 30 milione €. Ne Rusi, portofoli ne rritje i biznesit retail dhe zhvleresimi i rubles çoi ne provigjione me te larta neto per humbjet nga kredite e keqija (deri 41 milion €).

Ne periudhen raportuese , raporti NPL (raporti i kredive me probleme ndaj totalit te kredive te konsumatoreve) ishte 10.6 perqind krahasuar me 10.7 perqind ne fund te vitit 2013 dhe 9.9 perqind ne Q1 e vitit 2013. Raporti i mbulimit i NPL ( provigjionet e rrezikut per kredite e konsumatoreve ne lidhje me kredite me probleme per konsumatoret ) u permiresuar me 2.1 pike perqindje qe nga fundi i vitit 2013 ne 65,2 perqind .

Kapitali u rrit ne menyre te ndjeshme


Kapitali duke perfshire interesat  jo-kontrolluese shenoi  nje rritje prej 2.48 miliard € krahasuar  me fundin e vitit 2013, ose 23.7 perqind, duke arritur ne 12.82 miliard €.

Raporti common tier 1 (i perkohshem), ish raporti core tier 1, totali, i permiresuar me 3.3 pike perqindje ne 13.9 perqind ne krahasim me fundin e vitit 2013.

Raporti i kthimit nga kapitali para tatimit ra nga viti ne vit per shkak te renies se fitimit per periudhen dhe rritjen e kapitalit mesatar me 1.3 pike perqindje ne 7.9 perqind.

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.

RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.

Ne total, rreth 57,000 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.5 milion klienteve nepermjet 3,000 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7  perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, [email protected]),
Christof Danz (+43-1-71 707-1930, [email protected]) ose Vilma Baçe ( [email protected])
http://www.rbinternational.com http:,//www.rzb.a