Fondi investimit

Raiffeisen Prestige është një fond investimi në lekë, i pari i këtij lloji në vendin tonë, i cili ju ofron juve, mundesi të re investimi krahasuar me produktet e tjera bankare dhe kthim të kënaqshëm nga investimi i kursimeve tuaja, edhe në vlera të vogla.

Ju mund të tërhiqni në çdo kohë paratë tuaja, duke përfituar interes për çdo ditë të anëtarësimit në fond. Fondi Raiffeisen i Investimit në Euro ju ofron juve të njëjtat avantazhe të likuiditetit dhe fleksibilitit si Raiffeisen Prestige, me dallimin e vetëm se është një fond investimi në monedhën euro.

Raiffeisen Vizion

"Raiffeisen Vizion", fondi më i ri nga Raiffeisen Invest: një alternativë më shumë për investime në Lekë

Raiffeisen Invest sh.a (RIAL), shoqëri e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për Administrimin e Fondeve të Investimit dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar prezanton fondin më të ri të investimit, Raiffeisen Vizion. 

Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria që hodhi bazat e tregut të fondeve të investimit në Shqipëri dhe e zhvilloi atë, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes nga AMF. Pas suksesit të Fondit Prestigj dhe fondit Raiffeisen Invest Euro, RIAL i ofron investitorit shqiptar edhe një mundësi tjetër investimi në lekë, me qëllim diversifikimin e portofolit financiar nëpërmjet investimeve më afatgjata.

Objektivi i Fondit Raiffeisen Vizion është të maksimizojë kthimin total afat-mesëm për investitorët, duke synuar të ruajë kapitalin e tyre dhe të sigurojë likuiditet të mjaftueshëm.

Të gjithë investitorët e interesuar mund të drejtohen pranë degëve të Raiffeisen Bank për të investuar në fondin e ri. Shuma minimale e investimit fillestar në Fond është 30,000 Lekë. Kjo shumë mund të rritet me një vlerë e cila është minimalisht 10,000 Lekë.

Fondi Raiffeisen Vizion do të investojë kryesisht në letra me vlerë të Qeverisë Shqiptare.

Raiffeisen Bank sh.a zotëron 100% të aksioneve të Raiffeisen INVEST sh.a, e cila do të vazhdojë të menaxhojë Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, krahas Fondit Raiffeisen Invest Euro dhe Fondit Raiffeisen Prestigj.

Per me shume informacion klikoni ketu.

Fondi pensionit privat

Ju jep mundësinë për të patur një perfitim të mirë nga kursime të vogla por të rregullta. Këto kursime në skemën private të pensionit janë të trashëgueshme dhe të transferueshme. Skema e pensioneve vullnetare është një pension suplementar që ju merrni krahas pensionit shtetëror.