Prona në shitje

Zbuloni të gjitha pronat në dispozicion nga Raiffeisen Bank. Për çdo pyetje apo paqartesi për pronat e shfaqura në këtë hapësirë kontaktoni në numrin +355 4 2381090 Ext: 1084 ose na shkruani në adresën tonë elektronike [email protected]

Kërkoni

ALL ALL

Ara ne Zvernec, Vlore

Zvernec, Vlore

5000m²
Sipërfaqja

Pronat jane 2 Ara, funksionojnë si të tilla (të mbjella me pemë të llojit Ullinj).Aktualisht vec pemëve Ullinj janë të mbuluara nga bimësi barishtore.Pronat në anën verilindore të tyre janë të e kufizuara me rrugën dytësore që lidh zonën ne qytetin e Vlorës dhe me zonat e tjera përreth, ne anën jug perëndimore kufizohen me kanal kullimi dhe rrugë bujqësore.

Ara ne Zvernec, Vlore

Zvernec, Vlore

4680m²
Sipërfaqja

Are (2 parcela) te cilat ndodhen rreth 1.5 km në anën jugperëndimore të Ishullit të Zvërnecit. Pronat nëpërmjet rrugës dytësore e cila është e shtruar me materiale inerte, kanë akses në rrugën Kryesore “Zvërnec – Vlorë”, e cila është e shtruar dhe e asfaltuar. Nëpërmjet kësaj rruge pronat lidhet me pikat kryesore të zonës si: Fshati Zvërnec, Nartë, Qyteti Vlorë dhe Autostrada “Tiranë - Vlorë”. Zona konsiderohet si zonë Bregdetare me karakter rezidencial, komercial dhe bujqësore pasi në afërsi të pronave lokalizohen disa objekte komerciale, rezidenciale si dhe toka bujqësore të punuara ose jo.

Apartament ne Fier

Lagja “Liri Gero”, Fier

3
dhomat

1
Banjo


Sipërfaqja

Prona ndodhet ne katin e trete banim, te nje objekti banimi me 5-kate i cili ndodhet 900m ne veri-lindje te qendres se qytetit te Fierit.Zona ka karakter komercial pasi duke qene ne nje rruge kryesore te ketij qyteti pothuajse te gjitha katet e para te objekteve buze rrugeve jane kthyer ne njesi sherbimi.Apartamenti eshte ne gjendje dhe kushte mesatarisht te mira mirembajtje, dyshemeja eshte e shtruar me pllaka gres, muret dhe tavani jane te suvatuar dhe te lyer. Dera e hyrjes ne prone eshte dere e blinduar dhe e sigurt ndersa dyert e brendshme jane dualumin. Dritaret jane profil dualumin.Prona eshte e pajisur me nje nyje sanitare e cila ndricohet ne menyre natyrale. Tualeti eshte i veshur me pllaka gres dhe i pajisur me pajisjet h/sanitare. Vendodhja ne nje lagje te qete banimi , me hapesira jetike per levizje, hapesira te gjelberuara dhe  organizimi me siperfaqe optimale te apartamentit 2+1 perbejne avantazh.

Toke are ne fshatin Ahmetaq, Tirane

Ahmetaq, Tirane

5022m²
Sipërfaqja

Prona ndodhet buzë rrugës automobilistike “Rinas - Fushë Krujë”, rreth 80 m në juglindje të Urës së Gjoles.

Infrastrukura e zonës ku ndodhet prona është e mirë, rrugët dytësore dhe kryesore janë të shtruara dhe të asfaltuara. 

Prona është e parrethuar. Në anën perëndimore kufizohet me Toka Arë, në anën lindore kufizohet me një përrua, aktualisht në të dy anët e tij është i mbuluar me bimësi, në anën jugore kufizohet me troje mbi të cilat janë ndërtuar ndërtesa dhe në anën veriore shtrihet përgjatë Rrugës Nacionale. 

Are ne Geshtenjas, Pogradec

Geshtenjas, Pogradec

3300m²
Sipërfaqja

Prona ndodhet afro 550 m larg Rrugës automobilistike që lidh zonën me Qytetin e Pogradecit dhe me zonat përreth.Prona është e rrethuar me toka bujqësore, të cilat jane pergjithesisht të punuara, duke garantuar keshtu se cilësia e zonës për qëllimin e planifikuar të pronës si Tokë Arë është e mirë dhe e favorshme. Akses i mundshem.

Kullote ne Gjirokaster

Viroi, Gjirokaster

10000m²
Sipërfaqja

Prona ndodhet ne Fshatin Virua, rreth 770 m larg Rrugës Nacionale “Gjirokastër-Tepelenë” dhe 550 m në anën jugperëndimore të Kompleksit “Freskia e Viroit”. Karakterizohet nga terren kodrinoro-malor dhe rrethohet nga toka pyjore në të gjitha anët e saj.Aktualisht është e mbuluar nga bimësi të llojit Dru Lisi, Shkozë dhe Mëllezë. Akses i mundshem.

Njesi tregtare ne Korce

Rr. Midhi Kostani, brenda Qendres Tregtare "City Center", Korce


Sipërfaqja

Rreth 600m ne veri te godines se Bashkise se qytetit te Korces, zona ku perfshihet prona perben nje zone me karakter miks, rezidenciale e komerciale, me lokale, njesi tregetare dhe gjithashtu eshte e formuar me se miri nga ana urbane. Prona ndodhet ne katin perdhe te nje ndertese polifunksionale me 12 kate te quajtur "City Centre" dhe kufizohet nga lindja me rrugen “Midhi Kostani”, nga perendimi me rrugen “Kico Greco”. Aktualisht ne perdorim si zyre sherbimi e dhene me qera mujore ALL 15,000/muaj.

Are, truall dhe ndertese ne Baban, Devoll

Baban, Devoll

6320m²
Sipërfaqja

Prona ndodhet ne largesi rreth 2.1 km ne perendim te kryqezimit te rruges Bilisht - Korce me rrugen Bilisht - Baban. Akses i mundshem dhe i lehte. Ndertesa perbehet nga nje ambjent kryesor dhe nje ambjent ndihmes dhe me pare eshte perdorur si njesi tregtare.

Truall dhe ndertese ne Bathore, Tirane

Mjull Bathore, Tirane rreth 250 m në lindje të Akademisë së Policisë

3
dhomat

1
Banjo

360m²
Sipërfaqja

Prona ka sipërfaqe totale prej 250 m2, nga të cilat sipërfaqja e  truallit është 250 m² dhe sipërfaqja e ndërtesës është 110 m2. Ndërtesa është godinë banimi. 1 kat + bodrum.

Bodrumi ka sipërfaqe 24.5 m2 ndersa kati përdhe  110 m2

Ky kat funksionon si ambjent banimi dhe përbëhet nga 1 Verandë, 1 Korridor, 1 Ambjente Ndenje + Gatimi, 2 Dhoma Gjumi , 1 Tualet dhe 1 Depo.

Trualli eshte i sistemuar, i shtruar me beton në pjesën e hyrjes. Pjesa tjetër e truallit është i mirëorganizuar dhe i gjelbëruar, i mbjellë me pemë të ndryshme dekorative dhe frutore. 

Truall dhe ndertese,  ne Vlore

Rr. Lef Sallata, 25 m ne anën jugore të Gjykatës së Apelit Vlorë, buze te rruges Transballkanike

1583.74m²
Sipërfaqja

Prona ndodhet ne nje zone me përdorim kryesisht komercial dhe rezidencial dhe rrugët kryesore dhe dytësore të zonës janë të shtruara dhe të asfaltuara. Rruga Transballkanike kalon para hyrjes së ndërtesës. Pronat përbëjnë katin përdhe, të parë dhe të dytë e një ndërtese të re komerciale 5-kateshe.

Kati perdhe 382 m2, 1 Korridor, 1 Ambjent Ekspozimi, 1 Ambjent Magazinimi, 3 Ambjente Zyrash dhe 1 tualet.

Kati i pare me siperfaqe 617 m2, përbëhet nga 4 Korridore, 3 Ambjente Ekspozimi, 4 Ambjente, 2 Ambjente Zyrash dhe 2 tualete dhe 1 Ballkon.

Kati i dyte eshte 434 m2,3 Korridore, 1 Ambjent Ekspozimi, 8 Ambjente dhe 1 tualet dhe 1 Ballkon.

Faqja 12 nga 12 faqe ‹ First  < 10 11 12