Skip to main content

Termat dhe Kushtet për Kartën e Debitit

Lëshimi i kartes

  1. Duke u bazuar në këtë Aplikim, Banka lëshon karta debiti (më poshtë “Karta”) për Titullarin e Llogarisë, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Bankës.
  2. Titullari i Llogarisë është përgjegjës për saktësinë e informacionit të dhënë në Aplikimin për Llogaritë Rrjedhëse dhe Kartat e Debitit, per titullarin e llogarisë, dhe për rinovimin e këtyre të dhënave në rast të ndonjë ndryshimi.
  3. Titullari i Llogarisë jep miratimin e tij për debitimin e gjithë zërave (transaksionet e kartës, tarifat dhe kostot e tjera), që lidhen me lëshimin dhe përdorimin e Kartës, në Llogarinë e Titullarit për të cilën janë lëshuar kartat (me poshtë “Llogaria e Titullarit”).
  4. Banka përcakton limitet për tërheqjet cash dhe pagesat për secilën Kartë.

Pranimi i Kartës

  1. Kartëmbajtësi pranon Kartën personalisht në degën e Bankës ku mban llogaritë dhe zakonisht kryen veprime me Bankën.
  2. Kartëmbajtësi do të marrë një zarf i cili permban ne brendesi karten nëpërmjet degës së Bankës,se bashku me Numrin Personal të Identifikimit (më poshtë PIN).
  3. PIN-i është vetëm për Kartëmbajtësin. Kartëmbajtësi është i detyruar të ruajë fshehtësinë e PIN-it ndaj të tretëve.

Përdorimi i Kartës

  1. Kartëmbajtësi ka të drejtë të tërheqë fonde nga Llogaria e Titullarit deri në limitin e caktuar.
  2. Kartëmbajtësi ka të drejtë të përdorë Kartën brenda territorit të Republikës së Shqipërisë si edhe jashtë tij, për të blerë mallra dhe/ ose shërbime nga tregtarët me anë të pikave të shitjeve elektronike (me poshtë “POS”), për tërheqjet cash nga Bankomatet, në sportelet në bankë (shërbimi Cash Advance), si dhe zyrat e këmbimit që paraqesin simbolet e brandit te kartes.
  3. Banka ka përcaktuar numrin maksimal të transaksioneve cash dhe numrin maksimal të transaksioneve jo-cash që mund të kryhen me Kartën brenda një periudhe kohe të caktuar.

Nese numri juaji i telefonit eshte i azhornuar ne sistemin tone, ju do te njoftoheni permes nje sms kur karta juaj te jete gati. Nese jo, lutem te kontaktoni Contact Center ne numrat e telefonit: +355 4 2227262, +355 4 2381381 per t’u informuar.

Ju mund te informoheni per kushtet e pergjithshme te punes ne faqen zyrtare te Raiffeisen Bank.

Per te terhequr karten tuaj te debitit kur te jete gati, ju do te pajiseni dhe firmosni paraprakisht ne dege kontraten e ketij produkti dhe kushtet e plota te punes.

I kam lexuar, i kuptoj dhe i pranoj keto kushte.

Klikoni më poshtë për të parë tarifat për Karten e Debitit