Skip to main content

Aplikim për Kartë Debiti

Bëje të përditshmen më të thjeshtë, zgjidh kartën e debitit.
Tashmë Contactless.
Apliko tani për kartë debiti pa vizituar degët e bankës sonë!

Aplikimi është i thjeshtë dhe i shpejtë.
Mjafton një mjet identifikimi dhe një Llogari Rrjedhëse në Leke ose Euro pranë Raiffeisen Bank.
Ne do t’ju njoftojmë me SMS sapo karta juaj të jetë gati.

Avantazhet e ofruara me këtë kartë janë:

  • Pagesa contactless kudo ku është e mundur
  • Blerje në POS brenda vendit PA KOMISION
  • Tërheqje dhe Depozitim parash në ATM-të e Raiffeisen Bank PA KOMISION
  • Ndryshim të PIN-it në ATM pa komision
  • CHIP & PIN si dhe shërbimi i sigurisë 3DS për pagesat në Internet e bëjnë kartën e debitit nga Raiffeisen Bank tepër të sigurtë.
Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Card Type

Termat dhe kushtet e punës për Kartë Debiti

Ju po aplikoni per produktin Karte Debiti

Leshimi i kartes

  1. Duke u bazuar në kete Aplikim, Banka lëshon karta debiti (më poshtë “Karta”) për Titullarin e Llogarisë, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Bankës.
  2. Titullari i Llogarisë është përgjegjës për saktësinë e informacionit të dhënë në Aplikimin për Llogaritë Rrjedhëse dhe Kartat e Debitit, per titullarin e llogarisë, dhe për rinovimin e këtyre të dhënave në rast të ndonjë ndryshimi.
  3. Titullari i Llogarisë jep miratimin e tij për debitimin e gjithë zërave (transaksionet e kartës, tarifat dhe kostot e tjera), që lidhen me lëshimin dhe përdorimin e Kartës, në Llogarinë e Titullarit për të cilën janë lëshuar kartat (me poshtë “Llogaria e Titullarit”).
  4. Banka përcakton limitet për tërheqjet cash dhe pagesat për secilën Kartë.

Pranimi i Kartës

  1. Kartëmbajtësi pranon Kartën personalisht në degën e Bankës ku mban llogaritë dhe zakonisht kryen veprime me Bankën.
  2. Kartëmbajtësi do të marrë një zarf i cili permban ne brendesi karten nëpërmjet degës së Bankës,se bashku me Numrin Personal të Identifikimit (më poshtë PIN).
  3. PIN-i është vetëm për Kartëmbajtësin. Kartëmbajtësi është i detyruar të ruajë fshehtësinë e PIN-it ndaj të tretëve.

Përdorimi i Kartës

  1. Kartëmbajtësi ka të drejtë të tërheqë fonde nga Llogaria e Titullarit deri në limitin e caktuar.
  2. Kartëmbajtësi ka të drejtë të përdorë Kartën brenda territorit të Republikës së Shqipërisë si edhe jashtë tij, për të blerë mallra dhe/ ose shërbime nga tregtarët me anë të pikave të shitjeve elektronike (me poshtë “POS”), për tërheqjet cash nga Bankomatet, në sportelet në bankë (shërbimi Cash Advance), si dhe zyrat e këmbimit që paraqesin simbolet e brandit te kartes.
  3. Banka ka përcaktuar numrin maksimal të transaksioneve cash dhe numrin maksimal të transaksioneve jo-cash që mund të kryhen me Kartën brenda një periudhe kohe të caktuar.

Nese numri juaji i telefonit eshte i azhornuar ne sistemin tone, ju do te njoftoheni permes nje sms kur karta juaj te jete gati. Nese jo, lutem te kontaktoni Contact Center ne numrat e telefonit: +355 4 2227262, +355 4 2381381 per t’u informuar.

Ju mund te informoheni per kushtet e pergjithshme te punes ne faqen zyrtare te Raiffeisen Bank.

Per te terhequr karten tuaj te debitit kur te jete gati, ju do te pajiseni dhe firmosni paraprakisht ne dege kontraten e ketij produkti dhe kushtet e plota te punes.

I kam lexuar, i kuptoj dhe i pranoj keto kushte.

Terma dhe kushte Termat dhe kushtet
Pranoj Deklarata e pëlqimit