Skip to main content

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Kredi Flash

KrediFlash është një aplikim kredi konsumatore plotësisht online dhe automatik.

Mund të aplikojnë vetëm individ të bankes gjithashtu edhe ata kliente qe nuk janë klientë të bankës.

  1. Klientet e bankes mund te jene pagemarres ose jo-pagemarrës
  2. Klientë jo të bankës janë individ të cilët nuk kanë patur asnjëherë një llogari në bank ose i kanë të mbyllura të gjithë llogaritë në Raiffeisen Bank.

Për të aplikuar për Kredi Flash, duhen plotësuar njëkohësisht kriteret më poshtë:

  • Duhet të keni shtetësi shqiptare, të punoni dhe jetoni në Shqipëri.
  • Duhet të keni minimalisht 6 muaj në vendin aktual të punës. 
  • Duhet të jeni të paktën 18 vjeç në momentin e aplikimit të kredisë dhe të mos jeni më i madh se 65 vjeç në fund të afatit të kredisë.
  • Pasaportë ose kartë identiteti shqiptare të vlefshme. Afati i skadencës së dokumentit nuk duhet të jetë më pak se 1 muaj nga moment i aplikimit.
  • Numër telefoni dhe e-mail personal të aksesueshëm.
  • Telefon me kamera.
  • Vërtetimin për kontributet e Sigurimeve Shoqërore & Shëndetësore për Individin nga e-Albania. Për të aksesuar e-Albania mund të klikoni këtu: https://e-albania.al/ duke kërkuar: “Vërtetim për pagimin e kontributeve për Individin”. Vërtetimi nga e-albania do jetë vetëm per klientët jo të bankës dhe ata jo-pagamarrës ne RBAL

Duhen dy dokumenta per aplikimin ne Kredi Flash: 

  1. Duhet të keni një pasaportë ose kartë identiteti të vlefshme të lëshuar nga shteti Shqiptar. 
  2. Vërtetimin për kontributet e Sigurimeve Shoqërore & Shëndetësore për Individin nga e-Albania (ky vërtetim vetëm për klientet jo te bankës dhe ata jo pagëmarrës në RBAL). Për të aksesuar e-Albania mund të klikoni këtu: https://e-albania.al/ duke kërkuar: “Vërtetim për pagimin e kontributeve për Individin”.

Klientet te cilet marrin pagen ne Raiffense Bank, nuk kane nevoje per dokument per vertetimin e pages. 

Individ te cilet nuk kreditojne pagen ne bank ose nuk jane kliente te bankes, vërtetimi i pagës kryhet nëpërmjet një dokumenti i cili shkarkoheht vetëm nga faqja web e e-Albania : Vërtetim Për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetesore për Individin - e-SIG 03/a. Duhet të jeni i punësuar minimalisht 6 muaj në punëdhënësin aktual. Paga neto mesatare në 6 muajt e fundit do të konsiderohet për vleresimin e pagës. 

Kohëzgjatja e proçesit përcaktohet nga aplikanti sepse proçeset e kryera nga banka janë 100% automatike. Banka kryen vlerësimin e aplikimit, aprovimin e kredisë, verifikimin e të ardhurave, krijimin e llogarisë së re dhe kreditimin e shumës se kredisë në mënyre automatike në çast.

Një aplikimi në “KrediFlash” ka afat deri ne 7 ditë për të përfunduar. Ju mund të ruani aplikimin duke klikuar butonin “Ruaj” gjatë aplikimit. Një e-mail do ju dërgohet në postën elektronike, nëpërmjet të cilët ju mund të vazhdoni aplikimin brenda 7 ditëve.

Kreditimi i shumës së kredisë në llogarinë e re kryhet menjëherë pas video identifikimit elektronik dhe firmosjes elektronike të kontratave të llogarisë dhe kredisë.

Numri juaj personal i celularit do të përdoret gjatë proçesit të aplikimit për kredi dhe nënshkrimit elektronik të dokumentave. Për këtë arsye gjate aplikimit online do të kërkohet verifikimi i numrit të telefonit nëpërmjet dërgimit të një SMS i cili ka nje kod 6 shifror (SMS -OTP) dhe e-mailit (shoqëruar me nje link verifikimi).

Jo, paga duhet të jetë e deklaruar dhe të paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Jo, për ju nuk është më e nevojshme të futeni në link. Pas disbursimit të kredisë, ju jeni klient i Raiffeisen bank dhe mund të rregjistrohen ne platformën digjitale Raiffeisen ON.

Po, pas disbursimit të kredisë, ju mund të kryeni tërheqjen e fondeve në degët e bankës.

Dokumentat e firmosura mund ti gjeni: a) në aplikacioni me të cilin keni kryer firmosjen elektronike Evrotrust (tek menuja “Dokumentat”) ose b) në një nga degët e RBAL.

Ju aplikoni nga komoditeti i shtëpisë tuaj apo vënde të tjera, pa patur nevojë për tu prezantuar në bank gjatë procesit të aplikimit deri në kreditimin e kredisë në llogarinë tuaj të re.

Për vlerësimin e pagës tuaj, do të konsiderohet vetëm një dokument elektronik “Vërtetim Për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetesore për Individin” i cili merret nga faqja web e-albania.

“Kredi Flash” ofrohet online per nje aplikim sa me te shpejt dhe, i cili nuk kerkon paraqitjen fizike ne degë.