Karta Debiti VISA

\

VISA Contactless

Ju prezantojmë Kartën më të re të Debitit VISA nga Raiffeisen Bank

Bëje të përditshmen më të lehtë, zgjidh karten e debitit.

Komoditeti i Kartave të Debitit, tashmë Pa Kontakt

  • Pagesa Contactless në mënyrë të shpejtë e komode për blerje të vogla brenda dhe jashtë vendit. Brenda vendit deri në 4,500 Lekë Pa PIN.
  • Kjo kartë ofrohet në monedhën Lekë.
  • Imazhe të reja dhe bashkëkohore, printimi me reliev, vlefshmëria 4-vjeçare dhe pranueshmëria kudo në botë (kërkoni për logon VISA pranë çdo terminali pagese dhe ATM) e bëjnë atë mjetin besnik që keni pritur.

Funksionalitetet e ofruara me këtë kartë janë:

  • Tërheqje me kartë në ATM në Shqipëri dhe jashtë vendit
  • Pagesa në pika shitje në Shqipëri pa komision
  • Depozitim parash në ATM e Raiffeisen Bank pa komision
  • Ndryshim të PIN-it në ATM pa komision
  • CHIP & PIN si dhe shërbimi i sigurisë 3D Secure për pagesat në Internet e bëjnë kartën Visa tepër të sigurt.

E favorshme

  •  Rinovimi i kartës PA KOMISION
  •  Tërheqje parash në ATM-të e Raiffeisen Bank PA KOMISION
  •  Blerje në POS brenda vendit PA KOMISION

Aplikimi për Kartë Debiti

  • Aplikimi është i thjeshtë dhe i shpejtë
  • Mjafton një mjet identifikimi dhe një Llogari Rrjedhëse në Lekë pranë Raiffeisen Bank
  • Ne do t’ju njoftojmë me SMS sapo karta juaj të jetë gati.

 

Na kontaktoni në Shërbimin telefonik 24/7, për të marrë më shumë informacion +355 4 2 381 381.

Ju ftojmë të aplikoni për këtë kartë të re terhëqëse pranë degës më të afërt!

VISA Electron

Zëvendësoni kartën tuaj VISA Electron pa asnjë komision me kartën e re VISA Classic. 

Në rast se kartës tuaj i ka përfunduar vlefshmëria paraqituni në degë për të marrë kartën e re VISA!   

 

Na kontaktoni në Shërbimin telefonik 24/7, për të marrë më shumë informacion.

Faqet më të vizituara