Skip to main content

Kartat: Karta e Debitit

Përjeto pagesa të thjeshtuara dhe të shpejta me kartat e debitit VISA dhe Mastercard nga Raiffeisen Bank.

Pagesa të shpejta pa kontakt
Tërheqje dhe depozitim në ATM
Pagesa në POS brenda dhe jashtë vendit

Kartat e debitit janë një mjet thelbësor për transaksionet e përditshme.

Këto karta, që lidhen me llogarinë tuaj në Raiffeisen, janë ato me të cilat mund të bëni pagesa, të tërhiqni dhe depozitoni para nga ATM-të dhe të menaxhoni financat tuaja me lehtësi.

Karta që përmbush të gjitha nevojat!

Përjeto leverdinë e kartës së debitit nga Raiffeisen Bank, e dizenjuar për të lehtësuar jetën e përditshme. Zbulo fuqinë e pagesave të shpejta pa kontakt, aksesim të fondeve në çdo moment dhe transaksioneve të sigurta në Pikat e Shitjes (POS) dhe Online.

Zero komision për:

  • Tërheqje cash në ATM e Raiffeisen Bank
  • Blerje në Pikat e Shitjes (POS / Online) brenda vendit
  • Lëshim karte debiti
  • Rinovim karte
  • Ndryshim PIN në ATM
1998937451

PROMO: SmartPay

Të kryesh pagesa pa kontakt nuk ka qenë kurrë më e lehtë!

Merrni tani aksesorët tuaj SmartPay si një zgjidhje inovative e krijuar për të lehtësuar jetën tuaj të përditshme. Këto karta janë një mënyrë revolucionare për të kryer pagesa ne Pikat e Shitjes (POS) dhe për të tërhequr para në ATM pa kontakt pa patur nevojë të mbani me vete kartën tuaj kryesore.

  • Sticker 
  • Payband 

Dokumentet që nevojiten

Të duhet vetëm një kartë identiteti dhe një llogari rrjedhëse në ALL ose EUR në Raiffeisen Bank.

Pyetjet më të shpeshta

Në këtë pjesë ju do të gjeni pyetjet më të shpeshta rreth Kartave të Debitit

Aplikimi për kartë debiti mund të kryhet pranë cdo dege të Raiffesien Bank Shqipëri, nëpërmjet Platformës Digjitale Raiffeisen On si edhe nëpërmjet faqes zyrtare të Raiffeisen Bank Shqipëri.

Për të marrë PIN e kartës tuaj të debitit ose të kreditit, ju do të pajiseni me një kod 8 shifror në kontratë për të mësuar kodin tuaj. Në vijim, do ju dërgohet një SMS nga “RAIPIN” me një kod të dytë. Ju duhet të bashkoni kodin e dytë të ardhur nga “RAIPIN”, bashkë me kodin 8 shifror te marrë në kontratë, pa hapësirë. Sigurohuni te dërgoni kombinimin e saktë dhe ju do të merrni me SMS kodin PIN të kartës tuaj. 

Ju keni vetëm 1 tentativë për të dërguar kombinimin e saktë brenda 7 ditëve, në të kundërt banka do të vijojë me printimin e PIN. PIN-I I printuar mund të tërhiqet në degën e përzgjedhur prej jush gjatë aplikimit.

*Kujdes: Sigurohuni që të keni përditësuar të dhënat tuaja dhe numrin e telefonit në sistemin e bankës pasi vetem nëpërmjet ketij numri ju mund të merrni PIN e kartës tuaj nëpërmjet SMS.

  • Deri në 4,500 Lekë pa përdorur PIN në pikat e shtijes (POS) Raiffeisen.
  • Deri në 50 Euro/ ekuivalenti në lekë pa përdorur PIN në pikat e shitjes (POS) të bankave të tjera brenda dhe jashtë vendit.
  • Numri i transaksioneve pa kontakt pa PIN është deri në 5 veprime të njëpasnjëshme.
  • Nëse tejkalohet shuma prej 150 Euro (ekuivalenti në monedhën Lekë) e veprimeve të njëpasnjëshme pa PIN, veprimi do të aprovohet nëpërmjet PIN.

Jo, aplikimi për llogaritë në EUR lejohet vetëm për kartat Mastercard Debit.

Nuk ka komision aplikimi per kartë debiti.

  • Në rast të humbjes së kartës apo në raste të vjedhjes, duhet të njoftoni menjëherë duke kontaktuar me Contact center në numrin e telefonit +355 4 2227262 / 08007777(linjë fikse) dhe karta juaj do të bllokohet menjëherë. Contact Center punon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. 
  • Ju mund të paraqiteni në degën më të afërt për të njoftuar kartën e humbur ose vjedhur.
  • Nëse në telefonin tuaj keni të shkarkuar portofolin digjital RaiPay, mund të kryeni menjëherë bllokimin e kartës në aplikacion.

Limiti i kartës së debitit është i përcaktuar sipas segmentit që ju keni në bankë. Në seksionin Tarifat dhe Kushtet mund të gjeni informacionin për limitin e kartës tuaj. Ky limit mund të ndryshojë përkohësisht duke u paraqitur pranë degës më të afërt të Raiffeisen Bank.

3D Secure është një shërbim falas i ofruar nga Raiffeisen bank Shqipëri për të rritur sigurinë tuaj kur paguani me kartë në internet, në tregtarët që janë të përfshirë në programin Mastercard IDcheck dhe/ose Visa Secure. Shërbimi 3D Secure ju ofron mbrojtje shtesë kundër përdorimit të paautorizuar të kartës suaj të regjistruar gjatë një transaksioni në internet.
Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.