Karta Krediti

\

Kredi e shpejtë në xhepin tuaj!

Pagesa të pjesshme ose me këste mujore për blerje, shërbime dhe kryerje pagesash.

Aplikoni për kartë krediti deri më datë 30 Shtator 2020 dhe përfitoni në llogarinë e kartës 20 Euro / 2,500 Lekë dhuratë në varësi të monedhës së kartës që do të alikoni. 

Bli tani, paguaj më vonë me këste mujore!

Tashmë kartave të kreditit u janë shtuar funksionalitete të reja duke ofruar fleksibilitet në mënyrën e shlyerjes së detyrimeve.

Përfitoni një limit kredie, të ofruar nga Banka në dispozicionin tuaj në çdo moment.

Përdorni limitin tuaj pa kufi për të përmbushur nevojat dhe dëshirat tuaja me këste mujore me 0% interes.

Pagesat me keste mujore ofrohen me plane mujore 3, 6, 12, 18 dhe 24 muaj.

Ju mund të keni deri në 5 plane paralele brenda limitit të aprovuar nga Banka.

Përdorimi 

Paguani çdo produkt apo shërbim që dëshironi, nëpërmjet një linje kredie, e gjitha në një Kartë Krediti me këste.

Me kartën e kreditit ju mund të përdorni paratë e Bankës për një periudhë deri në 45 ditë pa paguar asnjë interes.

Çdo muaj ju mund të paguani këstin mujor së bashku me pagesën minimale* të detyrimit mujor.

Për shumën e mbetur aplikohet interes financiar i favorshëm.

Ju do të njoftoheni nëpërmjet SMS-së për transaksionet e kryera jashtë vendit dhe online si për detyrimet mujore të Kartës së Kreditit.

Tashmë ju do të mund të njoftoheni edhe nëpërmjet kanaleve sociale të komunikimit Viber & Telegram

*pagesa minimale e detyruar llogaritet si shumatore e 5% të vlerës së transaksioneve të kryera në POS dhe tërheqje në ATM, plus 5% të vlerës së këstit mujor, plus vlerën e plotë të komisioneve si dhe të interesave të aplikuara gjatë muajit.

Rrjeti i POS

Me kartën e kreditit MasterCard nga Raiffeisen Bank ju mund të kryeni pagesa në të gjithë POS-es Brenda dhe jashtë vendit me 0 komision.

Duke kryer blerjet në rrjetin e POS nga Raiffeisen Bank ju mund të zgjidhni pagesën me këste me 0% interes.

Më poshtë janë tregëtarët që ju mundësojnë të përfitoni nga avanazhi i kartës sonë:

Dëshironi të jeni pjesë e rrjetit të tregtarëve të pajisur me POS Raiffeisen për t’i ofruar klientëve pagesat e shumëkërkuara me këste?

Na kontaktoni në:  [email protected]

Përfitimet

Karta që përmbush nevojat tuaja!

  • Fleksibilitet në mënyrën e ripagimit (pagesa minimale ose me këste fikse)
  • Plan pagesash me këste mujore, me 0% interes
  • Monedha në të cilën përfitoni kartën: Lek dhe Euro
  • Pagesa Contactless (pa kontakt) ku nuk nevojitet PIN për shuma deri në 4,500 LEK
  • Karta Krediti shtesë deri në 3 persona të autorizuar
  • 0 Komision për të gjitha blerjet në pikat e shitjes POS dhe blerje në Internet brenda vendit
  • Pagesa në Internet të sigurta nëpërmjet SecureCode (OTP - fjalekalim i ndryshëm për çdo transaksion)
  • Kryerje pagesash për mallra dhe shërbime kudo nëpër botë, në çdo njësi tregtare POS që mban logon MasterCard
  • Tërheqje në çdo bankomat ATM që përmban logon MasterCard 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, ose në sportelet e bankave që i pranojnë këto karta
  • Faturë përmbledhëse për të gjitha veprimet që kryeni në fillim të muajit pasardhës

Pajisja me Kartë Krediti

Karta juaj e kreditit me këste vjen shumë shpejt!

Për t’u pajisur me një kartë krediti:

1. Paraqituni në Degën Raiffeisen më të afërt

2. Aplikim i thjeshtë

3. Nevojitet vetëm një dokument identifikimi dhë një vërtetim të ardhurash*

*Banka rezervon gjithmonë të drejtën të kërkojë dokumentacion shtesë në varësi të rastit

Zbulo më shumë

Aplikoni Online

Faqet më të vizituara