
Kartat Shërbimi i Sigurisë 3D
Qëndro i sigurt online me VISA Secure dhe Mastercard®Identity Check™
Mënyra më e sigurt për blerje online
Siguri e përmirësuar për blerjet online nga VISA Secure dhe Mastercard Identity Check™
- Shërbimi i Sigurisë 3D
- Njohja e tregtarëve 3D Secure
- Blerja në internet
Shërbimi i Sigurisë 3D VISA Secure dhe Mastercard®Identity Check™ ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës suaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit. Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.
Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarët pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një faqe tjetër.
Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D me një përdorim, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar. Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi një përdorimsh do të dërgohet te ky numër.
Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot VISA Secure dhe Mastercard®Identity Check™. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë 3D.
Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e kodit njëpërdorimësh.
Gjatë blerjes në tregtar 3D Secure, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, do të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe do të plotësoni të dhënat e kartës tuaj. Pasi të zgjidhni “Paguaj”, do të shfaqet një faqe tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar. Ju duhet të ndiqni hapat si më poshtë:
- Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
- Zgjidh “Paguaj” dhe më pas shfaqet një faqe tjetër.
- Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, të cilin e vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
- Transaksioni konfirmohet me sukses.
Nëse SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në SMS. Nëse po, plotësoni kodin e sigurisë 3D që keni marrë me SMS në fushën e kërkuar dhe shtypni “Vazhdo”.
Së shpejti Ndryshim në mënyrën e verifikimit të pagesave online me kartë
Raiffeisen Bank së shpejti do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e konfirmimit të pagesave online me kartat e debitit dhe kreditit. Ky ndryshim vjen në përputhje me standardet e sigurisë dhe synon të ofrojë një eksperiencë më të thjeshtë dhe të besueshme në blerjet online.
Çfarë pritet të ndryshojë?
Mënyra aktuale e konfirmimit përmes fjalëkalimit njëpërdorimësh (Kodi i Sigurisë 3D) me SMS do të zëvendësohet me konfirmim të drejtpërdrejtë përmes aplikacionit RaiPay.
Kjo do të thotë:
Çfarë duhet të bëni?
Ky ndryshim do të fillojë të aplikohet shumë shpejt, ndaj ju ftojmë të siguroheni që të keni portofolin digjital RaiPay për të shmangur çdo ndërprerje në përdorimin e kartave tuaja për blerjet online.