Skip to main content

Shërbimi i Sigurisë 3D

Qëndro i sigurt online me VISA Secure dhe Mastercard®Identity Check™

Mënyra më e sigurt për blerje online

 Siguri e përmirësuar për blerjet online nga VISA Secure dhe Mastercard Identity Check™

Shërbimi i konfirmimit të pagesave online nëpërmjet RaiPay ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartëssuaj. Ky shërbim ofrohet falas për të gjithë kartëmbajtësit, mjafton te kenishkarkuar dhe të keni ngarkuar kartat tuaja Raiffeisen në aplikacionin RaiPay.

Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarët pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të merrni njënjoftim nga RaiPay, ku duhet të konfirmoni ose refuzoni pagesën.

Për informacion më të detajuar rreth regjistrimit në aplikacionin digjital RaiPay ju lutem klikoni këtu. 

Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot VISA Secure dhe Mastercard® Identity Check™. Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e konfirmimit të pagesës. 

Gjatë blerjes në tregtar që e ofron shërbimin e sigurisë, pasi të përfundoni blerjen tek tregtari në Internet, duhet të ndiqni hapat si më poshtë:

  1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
  2. Zgjidh  “Paguaj” dhe më pas shfaqet faqja “Secure Checkout” që udhëzon mënyrën e autorizimit të pagesës.
  3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë një njoftim nga RaiPay, i cili kërkon konfirmimin tuaj për kryerjen e pagesës.
  4. Pasi të konfirmoni pagesën në RaiPay transaksioni konfirmohet me sukses.

Nëse njoftimi nga RaiPay mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të njëjta me detajet e dërguara në njoftim. Nëse po, pranoni pagesën duke shtypur “Konfirmo”. 

Ndryshim në mënyrën e verifikimit të pagesave online me kartë

Raiffeisen Bank ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e konfirmimit të pagesave online me kartat e debitit dhe kreditit. Ky ndryshim vjen në përputhje me standardet e sigurisë dhe synon të ofrojë një eksperiencë më të thjeshtë dhe të besueshme në blerjet online.

Çfarë pritet të ndryshojë?

Mënyra aktuale e konfirmimit përmes fjalëkalimit njëpërdorimësh (Kodi i Sigurisë 3D) me SMS do të zëvendësohet me konfirmim të drejtpërdrejtë përmes aplikacionit RaiPay. 

Kjo do të thotë:

  • Më shumë siguri – çdo pagesë konfirmohet përmes RaiPay
  • Më pak hapa – pa SMS, pa vonesa të panevojshme
  • Më shumë kontroll – gjithçka në një vend, në RaiPay 

Çfarë duhet të bëni?

Ju ftojmë të siguroheni që të keni portofolin digjital RaiPay për të shmangur çdo ndërprerje në përdorimin e kartave tuaja për blerjet online.